Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Protesta e opozitës, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Gazetarja: Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë…

7 October 2024 at 13:38

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në protestën e opozitës së paralajmëruar pasditen e së hënës. Në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policie, të cilët do të qëndrojnë para kryeministrisë dhe institucioneve të tjera ku do mbahet tubimi. Gazetarja Etleva Delia, duke komentuar planin e masave nga policia, tha se ka informacione për personazhe që mund të krijojnë precedentë.

“Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë precedent, mund të jenë dhe personazhe të proceduar ose të rinj që policia kriminale mund t’i ketë skeduar. Si rregull kjo duhet të jetë sfida kryesore për të ndaluar ngjarje të tilla për më tepër kur ka info për skenarë të caktuar, që të mos përshkallëzojë situata për ngjarje dhe incidente më të rënda. Çështja është që plani i masave në letër është ndryshe se çfarë mund të ndodhë gjatë tubimit.

Mund të ketë personazhe të futur enkas mes turmës që mund të ketë protestues paqësor, dhe personazhe të caktuar krijojnë rrëmujën. Kanë ardhur edhe nga rrethet të Forcave Shqiponja, ata që angazhohen rreth protestës janë në strukturat e rendit. Forcat Renea qëndrojnë nëpër struktura të larta, jo të përfshira, por për të mbajtur nën vazhgim situatën nga larg.

Drejtori i policisë së Tiranës do të ketë pas vetes dy punonjës të forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë apo drejtues të tjerë në krye për t’i orientuar se ku duhet të vendosen”, tha mes të tjerash gazetarja.

The post Protesta e opozitës, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Gazetarja: Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë… appeared first on Sot News | Lajme.

Sot protesta e opozitës/ Kryeministria ‘vishet’ me çelik, lyhen me graso shtyllat në bulevard

7 October 2024 at 13:28

Nga ora 18:00 deri në 22:00 të kësaj të hëne, Partia Demokratike do të protestojë në kryeqytet, në të parin akt të mosbindjes civile kundër qeverisë Rama, sipas kryetarit të tyre, Sali Berisha. PD ka kërkuar leje për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë, por pritet që të ketë një itinerar ndryshe nga tubimet e mëparshme.

Me shumë gjasë do të ketë marshim në drejtim të Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa pika të tjera kyçe që mund të bllokohen janë edhe kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, ish-Stacioni i Trenit dhe rethrrotullimi i Zogut të Zi, përveç bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Policia ka marrë masa të forta për mbarëvajtjen e tubimit duke angazhuar mbi 1500 efektivë në terren, ndërsa grupe të FNSH do të mbikëqyrin lëvizjet e turmave.

Përveç policisë për protestën e PD është angazhuar edhe Garda e Republikës në mbrojtjen e institucioneve. Mësohet se stafi i sigurisë së Gardës do të dislokohet në ambientet e brendshme të Kryesisë dhe Parlamentit duke nisur nga ora 16:00, ndërsa perimetri i jashtëm do të mbulohet nga policia. Në krahun tjetër, te Kryeministria ku pritet edhe të nisë protesta, janë marrë masa për fortifikimin e dyerve kryesore të godinës, që janë mbuluar me veshje metalike. Po ashtu punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka nisur lyerjen me graso të shtyllave të ndriçimit pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit, e përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

The post Sot protesta e opozitës/ Kryeministria ‘vishet’ me çelik, lyhen me graso shtyllat në bulevard appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës jashtë axhendës/ Mblidhet grupi parlamentar i PS, zbardhet takimi me dyer të mbyllura

7 October 2024 at 11:38

Partia Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e grupit parlamentar, teksa objektiv i diskutimeve kanë qenë temat e rendit të ditës së seancës së jashtme. Gazetari Ergys Gjençaj, theksoi se gjatë mbledhjes nuk është përmendur fare protesta e cila është thirrur nga opozita të mbahet pasditen e kësaj të hëne.

Mazhoranca nuk e konsideron këtë protestë, është shprehur gazetari gjatë një raportimi live. Teksa protestën dhe mosbindjen civilë, mazhoranca e konsideron lëvize politike për interesa të krerëve të PD.

The post Protesta e opozitës jashtë axhendës/ Mblidhet grupi parlamentar i PS, zbardhet takimi me dyer të mbyllura appeared first on Sot News | Lajme.

Skenari i opozitës për protestën në rrugët e Tiranës, policia masa shtesë! Ja institucionet që do të ruhen me efektivë

7 October 2024 at 11:21

Skenari i opozitës është që protesta e sotme që do të nisë para kryeministrisë të shtrihet edhe në rrugë të ndryshme të Tiranës. Për këta policia ka marrë masa shtesë dhe sipas gazetarit Igli Çelmeta uniformat blu do të dislokohen edhe në institucione të tjera shtetërore, si Kuvendi i Shqipërisë, bashkia e Tiranës, por edhe institucione të tjera.

Kujtojmë që Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mësohet se u ka kërkuar shefave të komisariateve që të mos provokohen nga protestuesit, ndërsa ndërhyrjet duhet të jenë vetëm në rast nevojë. Gjithashtu u ka bërë thirrje që të ruajnë qetësinë dhe godinat e institucioneve, si edhe të kenë kujdes me personat që kanë precedentë penale, të cilët duhet të mbahen në vëzhgim.

“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Ndërhyrjet te jene te minimizuara vetëm ne raste nevoje, mos të krijohen përplasje te provokuara. Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve. Kujdes listat me emrat e personave qe kane precedentë te mbahen nen vëzhgim. Te filmohen dhe dokumentohen te gjitha veprimet e dhunshme dhe te jashtëligjshme”, ka qenë porosia e drejtorit të Policisë, Ilir Proda.

The post Skenari i opozitës për protestën në rrugët e Tiranës, policia masa shtesë! Ja institucionet që do të ruhen me efektivë appeared first on Sot News | Lajme.

Sot, protesta e opozitës/ Deputeti demokrat zbulon skenarët: Synohet që kjo revoltë të jetë e…

7 October 2024 at 11:11

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, tregoi skenarët e protestës së opozitës ditën e sotme gjatë një daljeje televizive. Boçi theksoi se protesta është një revoltë e çdo qytetari, duke theksuar se do jetë e ngjashme me protesta të tjera.

“Do jetë në kompleksitetin e saj që përfshin edhe reagime si në rastin e vrasjes së Klodian Rashës edhe reagime si në rastin kur studentët u hodhën në protestë për të drejtat e tyre, që edhe sot nuk janë realizuar si të drejta dhe kanë po arsye për të dalë në protestë”.

Ndër të tjera, deputeti demokrat vuri theksin se varfëria është një ndër shkaqet kryesore që qytetarët të protestojnë.

“Shtresa tjetër që është administrata e shkallës së tretë dhe njerëzit që merren me punët e tyre të përditshme janë shtresa e varfër dhe disatanca mes shtresave është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Dihet që në Shqipëri nuk ka shtresë të mesë, është zvogëluar. Nuk jemi në të njëjtat kushte, jemi akoma në kushte më të agravuara dhe përpos kësaj kemi goditje me akuza false për kreun e opozitës dhe kemi një deputet në burg pse artikuloi të vërtetën”, tha ai.

Sa i përket ecurisë së protestës, Boçi theksoi se nuk synohet që kjo revoltë të jetë e dhunshme.

The post Sot, protesta e opozitës/ Deputeti demokrat zbulon skenarët: Synohet që kjo revoltë të jetë e… appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës/ ‘Blindohet’ kryeministria, zbardhet takimi me Drejtorin e ri të Policisë, ja masat e marra

7 October 2024 at 09:14

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Po ashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Mbrëmjen e djeshme Policia e Tiranës është thirrur për takim nga drejtori i përgjithshëm për protestën. Në mbledhje kanë qenë të gjithë shefat e komisariateve të Tiranës. Kryepolici Ilir Proda ka dhënë porositë lidhur me detyrat e policisë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës.

The post Protesta e opozitës/ ‘Blindohet’ kryeministria, zbardhet takimi me Drejtorin e ri të Policisë, ja masat e marra appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës/ 15 akse të bllokuara, Berisha: Nis mosbindja civile pa kthim

By: user 11
7 October 2024 at 08:07

Policia zgjeroi hartën e rrugëve që do të bllokohen sot për protestën e thirrur nga opozita. Ndërsa 1000 forca policore priten të angazhohen për të garantuar rendin e sigurinë gjatë protestës së opozitës.

Protesta nuk do të ketë fjalime politike, ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha në videomesazhin e sotëm e cilësoi protestën e nesërme si fillim të mosbindjes civile pa ndalim deri në atë që e quan krijimi i qeverisë teknike.

“Na u përgjigjën me vjedhje të flamurit te partisë! Na u përgjigjën me arrestime politike! Na u përgjigjën me burgosje të kandidatëve fitues dhe deputetëve tanë! Dhe sot opozita… mbas 3 vitesh paralajmërimi për mosbindje civile. Mbas 7 protestash. kombëtare, ku ka përsëritur në dhjetëra fjalime kërkesat e saj, ka marrë vendimin. Vendimin për t’i dal zot fatit të Shqipërisë, si shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve. Vendimin për të t’iu përgjigjur fushatës së terrorit të Edi Ramës, me sakrificat qytetare fisnike të mosbindjes civile për votën e lirë. Vendimin që t’i përgjigjemi deklaratave për luftë ndaj nesh të Edi Ramës, dhëmbë për dhëmbë”, tha Berisha.

Kërkesa kryesore e PD-së është shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër.

Berisha nuk zbuloi skenarin e protestës së 7 tetorit, por ajo që dihet është se do të nisë para godinës së kryeministrisë e më pas protestuesit do të shpërndahen nëpër rrugët e Tiranës. Nisur nga ky skenar, policia ka marrë masat, ndërsa njofton se do të jenë të paktën 15 akse dhe kryqëzime të të gjithë kryeqytetit që mund të bllokohen nga grumbujt e protestuesve.

“Në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe disa akse rrugore që lidhen me bulevardin kryesor.

Kryqëzimet e bllokuara do të jenë: Kryqëzimi i Librit Universitar, kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”, kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi te ish-stacioni i trenit, kryqëzimi i urës së Taiëanit, kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”, kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”, kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave, kryqëzimi i pallatit me shigjeta”, njofton policia.

The post Protesta e opozitës/ 15 akse të bllokuara, Berisha: Nis mosbindja civile pa kthim appeared first on Lapsi.al.

❌
❌