Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Mos i mashtroni të tjerët”/ Tha se i kanë anulluar koncertet, ky klub hedh akuza të forta mbi Bardhin

Këngëtari Bardhi, i cili kohët e fundit ka lansuar këngën e tij të re “Qikes teme”, ku përmend edhe ish-menaxherët e tij, është përballur me akuza të reja. Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në Instagram ku pretendohet se Bardhi ka anuluar koncertin e tij për një ofertë më të lartë financiare.

Sipas klubit, Bardhi kishte pranuar të performonte më 12 tetor, por më pas e ka anuluar me justifikimin se i kishin humbur dokumentet e udhëtimit. Por, klubi pretendon se ai ka anuluar koncertin për të performuar në një tjetër lokacion, pasi i ishte ofruar një pagesë 500 euro më shumë.

Postimi përfundon me fjalët: “Mua më mashtruat, por mos mashtroni të tjerët.”

Ende nuk ka ndonjë reagim nga këngëtari Bardhi lidhur me këto akuza.

The post “Mos i mashtroni të tjerët”/ Tha se i kanë anulluar koncertet, ky klub hedh akuza të forta mbi Bardhin appeared first on Albeu.com.

“Dëmton shëndetin mendor të fëmijëve”, mbi 12 shtete amerikane ngrejnë padi kundër TikTok

Më shumë se 12 shtete amerikane dhe Distrikti i Kolumbias ngritën padi kundër TikTok të martën, duke pretenduar se aplikacioni i njohur po dëmton shëndetin mendor të të rinjve.

Paditë rrjedhin nga një hetim kombëtar për TikTok, i cili u nis në mars 2022 nga një koalicion dypartiak i prokurorëve të përgjithshëm nga shumë shtete, me ankesa të paraqitura në gjykatat shtetërore.

Në zemër të çdo padie është algoritmi TikTok , i cili fuqizon atë që përdoruesit shohin në platformë duke mbushur faqen kryesore të aplikacionit me përmbajtje të përshtatur për interesat e njerëzve.

Paditë theksojnë gjithashtu veçoritë e dizajnit që ata thonë se i bëjnë fëmijët të varur nga platforma, të tilla si aftësia për të lëvizur pafund nëpër përmbajtje, njoftimet shtytëse që vijnë me “zhurmat” e integruara dhe filtrat e fytyrës që krijojnë pamje tërheqëse për përdoruesit.

Në dosjet e tij, District of Columbia e quajti algoritmin “nxitës dopamine” dhe tha se ishte krijuar për të qenë qëllimisht “varësues” në mënyrë që kompania të mund të bllokonte shumë përdorues të rinj në përdorim të tepruar dhe t’i mbante ata në aplikacionin e saj për orë të tëra.

TikTok e bën këtë pavarësisht se e di se këto sjellje do të çojnë në “dëmtime të thella psikologjike dhe fiziologjike”, të tilla si ankthi, depresioni, dismorfia e trupit dhe probleme të tjera afatgjata, thuhet në ankesë.

The post “Dëmton shëndetin mendor të fëmijëve”, mbi 12 shtete amerikane ngrejnë padi kundër TikTok appeared first on Albeu.com.

Si të përdorni aloe verën për shëndetin e dhëmbëve

Vetitë e mrekullueshme të aloe verës në trup janë të mrekullueshme dhe të gjithanëshme.

Kjo bimë e veçantë, është një anti inflamator shumë i vlefshëm për organizmin dhe një burim antioksidantësh.

Për këto arsye përdorimet e saj mund ti hasni gjatë gjithë kohës si në kujdesin e jashtëm të trupit ashtu edhe për të gjithë organizmin.

Në artikullin e sotëm ju tregohet se si ta përdorni fare lehtë për dhëmbë të shëndetëshëm.

Kjo zgjidhje do të jetë një shpëtim i vërtetë sidomos për të gjithë ata që kanë probleme me mishrat e dhëmbëve apo acarime të tjera orale.

Kur duhet të tregoni kujdes

Pjesa e gojës është ndër më delikatet dhe të bezdisshmet nëse nuk është në formën e saj më të mirë.

Nëse ndjeni dhimbje të vazhdueshme, fryrje apo acarim të gojës do të thotë se ndonjë faktor apo bakter i keq po j’ua shkakton këtë.

Në këtë problem shumë shqetësues, lëngu i aloe verës mund t’ju ndihmojë.

Lëngu dhe xheli i kësaj bime jo vetëm që do t’ju qetësojnë acarimet e mëparshme, por do të parandalojnë edhe krijimin e baktereve të tjera të këqija.

Ekspertët thonë se, përdorimi i aloe verës ka treguar se është një sukses i vërtetë për të gjithë ata që vuajnë nga gingivet, perodontiti apo irritime të momentit.

Këtë e tregojnë edhe të dhënat e një studimi, ku morën pjesë 15 persona që vuanin nga perodontiti.

Të gjithë pjesëmarrësit treguan shenja përmirësimi, pas shpëlarjes së gojës me xhelin e aloes për disa kohë me radhë.

Kjo pasi vetitë e saj anti inflamatore arrinë të qetësojnë dhimbjet dhe irritimet në shumë pak kohë.

Si ta përdorni

Përdorimi i xhelit të aloe verës si një mjekim për dhëmbët tuaj është më i thjeshtë nga sa mendoni.

Mjafton të konsumoni rregullisht lëng aloe apo të lyeni pjesën delikate të mishrave të dhëmbëve me xhelin e kësaj bime.

Gjithashtu mund të përdorni edhe produkte të cilat e përmbajnë këtë bimë.

Shumë nga pastat e dhëmbëve që shiten në farmaci mund t’ju ofrojnë të njëjtat vlera të aloes.

Këto produkte është mirë t’i përdorni çdo ditë derisa të shikoni që dhëmbët tuaj janë më të shëndetshëm.

Jo të gjithë mund ta përdorin

Përtej vlerave që kjo bimë ka, jo të gjithë mund të përfitojnë prej saj.

Ekspertët theksojnë se personat me diabet të cilët marrin mjekime për sëmundjen nuk mund ta konsumojnë lëngun e aloes.

Kjo për shkak se kjo bimë e ul shumë nivelin e sheqerit në gjak e në bashkëpunim me medikamentet, mund të kthehet në një problem të vërtetë.

Gjithashtu për gratë shtatzëna apo lehonë është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun tuaj para përdorimit.

Kjo për të parandaluar ndonjë alergji të mundëshme nga bima e aloe verës.

Nëse këtë bimë do ta përdorni për herë të parë, sigurohuni të bëni një test në lëkurë për të parë nëse jeni alergjik.

Përtej këtyre, aloe vera mund t’ju ofrojë një mori shërbimesh e vlerash të tjera, të cilat i gjeni duke klikuar këtu.

The post Si të përdorni aloe verën për shëndetin e dhëmbëve appeared first on Albeu.com.

“Më thonin pede”/ Rebeka “shpërthen” në lot, ndërsa TikTok-eri rrëfen kërcënimet nga të panjohurit: Lyeva flokët rozë, kalon një makinë me 4 çuna…

Emisioni i “Përputhen”, puntatën e fundit, ka pasur lot dhe rrëfime.

Një nga vajzat, Rebeka, ka shpërthyer në lot teksa në studio po diskutohej për bullizimet dhe komentet negative në rrjetet sociale.

Pasi ajo u qetësua, një nga djemtë gjeti mundësinë për të treguar edhe ai se është bullizuar edhe më parë.

Shumë prej nesh e njohim nga “TikTok”, por në profesion ai është berber.

Bëhet fjalë për Gridin, i cili rrëfeu se gjithmonë i ka pëlqyer të ndryshoj pamjen e tij.

“Ka 7 vite që punoj si berber dhe jam munduar që në Shqipëri të sjell një revolucion të ri. Kohët e fundit vendosa që të hidhja video në ‘TikTok’ për të edukuar njerëzit dhe të jap një mesazh për rininë. Unë jo komente por kam mar dhe kërcënime. Çuna me makinë që vinin dhe shanin para sallonit. Kërcënime për pjesën e ‘look-ut’. Çuna që vijnë dhe shajnë ‘o pede”. Para 4 vitesh guxova që lyeva flokët, i bëra ngjyrë pink dhe rastësisht kalon një makinë me 4 çuna, vetëm po shanin.

The post “Më thonin pede”/ Rebeka “shpërthen” në lot, ndërsa TikTok-eri rrëfen kërcënimet nga të panjohurit: Lyeva flokët rozë, kalon një makinë me 4 çuna… appeared first on Albeu.com.

“Kam zgjedhur të punoj me…”/ reagon Elvana Gjata: Jam sulmuar me lajme të rënda, të pavërteta

E ftuar së fundmi në “Top Albania Radio” ka qenë këngëtarja Elvana Gjata e cila siç është parë, kohëve të fundit ka qenë tepër e komentuar nëpër rrjet.

Siç e thotë dhe ajo gjithë karrierës së saj, Gjata është përballur me lajme dhe thashetheme nga më të ndryshmet, ku shumica kanë qenë të sajuara për të ulur figurën e saj. Si reagon ajo ndaj tyre?

“Përtej shakasë dhe faktit që unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim që në fillimet e mia, sepse kam dashur gjithmonë që puna të flasë për mua. Më duhet të them që kohët kanë ndryshuar. Në momentin që çdo gjë ka kaluar në platformat online, rrjetet sociale, ka plasur një luftë lojë numrash, klikimesh, komentesh, opinionesh. Patjetër që është në rregull që të japësh opinionin tënd, por kjo nuk do të thotë që ke të drejtë. Për shembull për mua nuk më bën çudi asgjë dhe nuk çuditem kur shikoj lajme me romancë në momentin kur bëj një kërcim në skenë me Ylli Limanin, apo në momentin kur jam në film “2 Gisht Mjaltë” me Ermalin, apo me seriaalin me Romeon. Por nuk do të thotë që unë tani do të reagoj gjithmonë, sepse realisht i bie që të merrem vetëm me këtë punë dhe të lë gjërat e tjera.

Fakti është që të thuash të vërtetën sot është çmenduri në një botë plot me gënjeshtra. Sot e vërteta mbulohet me mijëra gënjeshtra. Është e trishtë kur ti shikon një lajm që promovohet dhe riprodhohet nga një mijë portale të tjera dhe nuk i gjendet më as fillimi dhe as fundi. Në fakt këtë do ta quaja një gënjeshtër të madhe. Ne kemi atë shprehjen tonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por në kohët që jetojmë gënjeshtrës i janë zgjatur shumë këmbët. Unë jam sulmuar me lajme të rënda do thoja, të pavërteta. Jo vetëm të pavërteta do thoja, por jashtë çdo llogjike dhe sensi, por kjo mua nuk më ka bërë që të ndalem dhe fakti që nuk kam reaguar nuk do të thotë që kam qenë indiferente, por kam zgjedhur të punoj me të gjithë forcat e mia.”

The post “Kam zgjedhur të punoj me…”/ reagon Elvana Gjata: Jam sulmuar me lajme të rënda, të pavërteta appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Fejohet Andi Shehut, vjen reagimi i Melisa Lleshit: Hala po m’do, më telefono…

Melisa Lleshi sapo ka lansuar këngën e saj më të re, të titulluar “Shumë Kohë”, e cila ka tërhequr vëmendje jo vetëm për zërin e saj, por edhe për videoklipin provokues.

Në videoklip, Melisa ka zgjedhur të bëjë disa provokime të nxehta, duke vendosur në qendër të vëmendjes format e saj trupore, me fokus të veçantë në të pasmet.

Lansimi i kësaj këngë vjen pak orë pasi ish i dashuri i saj, Andi Shehu, kurorëzoi dashurinë e tij me fejesë me partneren e tij, Enki.

Kujtojmë që Andi Shehu dhe Melisa Lleshi kanë qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes për shkak të historisë së tyre të dashurisë.

The post FOTO/ Fejohet Andi Shehut, vjen reagimi i Melisa Lleshit: Hala po m’do, më telefono… appeared first on Albeu.com.

ALARM NGA ITALIA/ Raporti i Antidrogës: Rrjetet kriminale shqiptare po forcohen. Pjesa më e madhe, e përfshirë në tregun e kokainës

Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që i referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një rol në rritje të organizatave kriminale shqiptare që veprojnë në Itali.

Sipas raportit, që u publikua të martën nga Drejtoria e Antidrogës italiane, “trafikantët shqiptarë të drogës po ngjiten me shpejtësi në radhët e organizatave më agresive dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në Itali”.

Sipas raportit, “kjo dëshmohet nga numri i lartë i rasteve të raportuara në Itali nga polica për autoritetet gjyqësore në vitin 2023 në fushën e drogës: 171 organizata shqiptare që synojnë trafikun e drogës dhe 1,432 shqiptarë për krimin e shpërndarjes së drogës, të cilët përbëjnë 16.44% të gjithë të huajve të raportuar për këto vepra”.

Sipas raportit shtetasit shqiptarë renditen në vitin 2023 pas marokenëve në raportimet e policisë italiane pranë organeve të drejtësisë për veprat penale të drogës, me 1604 raste, nga 1574 që ishin raportuar në vitin 2022.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve të raportuar, sipas policisë italiane, kanë aktivite në fushën e kokainës, ku janë raportuar 1263 persona nga 1211 në vitin 2022.

Raporti thotë se organizatat shqiptare kanë aftësi për të lëvizur sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës.

“Për kokainën”, thotë raporti, “ata kujdesen për çdo fazë të zinxhirit të furnizimit dhe shpërndarjes: blerjen në vendet e prodhimit, grumbullimin e lëndës narkotike në portet holandeze dhe belge, transportin në destinacion me mjete të modifikuara posaçërisht, deri në fazën e mëpasshme të shpërndarjes së drogës në territorin Italian”.

“Për organizatat kriminale nga e gjithë bota të përfshira në trafikun e drogës, Kolumbia është një vend i rëndësisë strategjike”, thotë raporti.

“Aktualisht kartelet meksikane, ato braziliane dhe mafia shqiptare duket se janë partnerët kryesorë të rrjeteve kolumbiane. Krimi i organizuar italian historikisht më i lidhur me trafikun nga Kolumbia është ‘Ndrangheta’. Organizata tjetër ‘Camorra’, edhe pse nuk është e pranishme në formë të përhershme, duket se përfiton nga furnitorët kolumbianë”, thotë raporti i antidrogës italiane.

Raporti i Drejtorisë italiane të Antidrogës thotë se afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar lidhjet e drejtpërdrejta midis grupeve kriminale puliane dhe shqiptare, veçanërisht në furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e marijuanës.

Sipas raportit, organizatat shqiptare veprojnë në territorin italian në grupe të vogla, në disa raste multietnike, të cilat merren kryesisht me tregtimin e drogës, ose ato veprojnë në mënyra që pasqyrojnë strukturat e tipit mafioz, duke shfrytëzuar metodat frikësuese.

Raporti i antidrogës italiane thotë se organizatat shqiptare duke pasur dhe zhvilluar marrëdhënie të drejtpërdrejta për furnizim nga rajonet prodhuese, janë gjithnjë e më shumë në lidhje me mafien kalabreze, të Kampanisë dhe Sicilisë apo me grupe të tjera kriminale.

Sipas raportit, grupet shqiptare shfrytëzojnë të ashtuquajtirën “Rrugën Ballkanike”, të transportit të heroinës afgane nga Turqia në Itali dhe shtetete të tjera evropiane./ VOA

The post ALARM NGA ITALIA/ Raporti i Antidrogës: Rrjetet kriminale shqiptare po forcohen. Pjesa më e madhe, e përfshirë në tregun e kokainës appeared first on Albeu.com.

Arbana Osmanin apo Ledion Liçon, kë zgjedh Ilir Shaqiri?

Ilir Shaqiri pritet të nisë së shpejti talent show-t “Yjet Shqiptarë të Diasporës”. Në intervistën për “Canape” në T7, koreografi foli me shumë pasion për këtë projekt në të cilin është përfshirë plotësisht.

Sigurisht që në intervistë nuk u la pa përmendur “Big Brother VIP”. Iliri tha se arsyeja që asokohe pranoi menjëherë ishte fakti që mori pjesë në edicionin e parë dhe jo të mëvonshmit, për të cilët do të ishte menduar disa herë.

Në fund, ai u vendos edhe përpara një zgjedhjeje për dy moderatorët e formatit: Arbana Osmani apo Ledion Liço.

“Janë dy stile moderimi komplet ndryshe njëra nga tjetra, unë nuk dua t’i bëj qejfin as njërit, as tjetrit sepse i njoh që të dy dhe mendoj që secili nga të dy kur ka qenë tek ajo skenë që është shumë e vështirë për të ndenjur dhe për të pasur gjithë kohën atë lloj trysnie mediatike dhe publike, mendoj se secili nga ata të dy e ka prezantuar veten në kulmin e tij dhe pse jo, ta prezantojnë të dy njëherë. Do të ishte diçka abstrakte, pse jo, reale! Imagjino tani një Arbana-Ledion të prezantojnë ‘All Stars Big Brother Albania’. Do të vijë një ditë që ndoshta do të na mbledhin.”

The post Arbana Osmanin apo Ledion Liçon, kë zgjedh Ilir Shaqiri? appeared first on Albeu.com.

Vetëm 21-vjeç/ Kim Kardashian në një lidhje me Jude Bellingham?

Kim Kardashian ka bërë një vizitë të veçantë në ambientet e Real Madridit së bashku me fëmijët e saj, ku kanë pasur mundësinë të takojnë yjet e ekipit si Camavinga, Courtois dhe Alaba.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori sulmuesi Jude Bellingham, duke nxitur thashetheme për një romancë të mundshme mes tij dhe Kardashian.

Për të qartësuar këto zëra, Kim reagoi me humor, duke thënë se nuk është në kërkim të një lidhjeje të tillë, edhe pse fëmijët e saj, sidomos Saint, përpiqen ta bindin për të pasur një partner basketbollist apo futbollist.

“Kjo nuk është ajo që dua unë. Është në fakt për të qeshur pasi fëmijët e mi mundohen të më bindin duke më thënë se janë gati, por nuk jam unë! Ata janë shumë të veçantë. Ata vijnë në shtëpi dhe bëjnë lista”, shpjegoi ajo duke qeshur.

Kështu, Kardashian i hodhi poshtë me humor spekulimet, duke aluduar për të kaluarën e saj me sportistë.

The post Vetëm 21-vjeç/ Kim Kardashian në një lidhje me Jude Bellingham? appeared first on Albeu.com.

Do e provoni? Dua Lipa bën viral një tjetër kombinim të çuditshëm ushqimesh (VIDEO))

Dua Lipa është bërë sërish virale në internet!

Ylli shqiptar, Dua Lipa i ka prezantuar ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme, Cola dietike me lëng turshie.  Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, ‘diet coke’ dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.

Ajo vazhdoi duke shtuar lëng speci djegës dhe disa copa speci për të përfunduar pijen.

@dualipaofficial

What do we call her?

♬ original sound – Dua Lipa

 

The post Do e provoni? Dua Lipa bën viral një tjetër kombinim të çuditshëm ushqimesh (VIDEO)) appeared first on Albeu.com.

“Po babi ku është?”/ Ronaldo Sharka kujton të atin e ndjerë: Malli veç shtohet

Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit mallin që ka për të atin i cili një vit më parë humbi betejën me kancerin duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët e tij.

Ronaldo shkruan se e gjen veten shpesh duke pyetur për të pasi ka shumë mall.
“E gjej veten shpesh duke pyetur mamin çdo ditë që kthehem në shtëpi: Po babi ku është? S’di a e kupton nga atje lart se sa shumë më mungon, por thjesht s’di ç’të bëj e çfarë të them e s’di pse po e shkruaj këtë story, por kisha nevojë ta shprehja, askujt në veçanti ndaj ndonjëherë zgjedh këtë formë të shprehuri. Uroj të jem njeri i mirë sa gjysma jote, më ka marrë malli me ta ndjerë aromën e të zihemi ndopak. Plagët fillojnë mbyllen, por ky dreq malli veç se shtohet”- shkruan ai.

The post “Po babi ku është?”/ Ronaldo Sharka kujton të atin e ndjerë: Malli veç shtohet appeared first on Albeu.com.

HISTORIKE/ Katolikët dhe Ortodoksët drejt Pashkëve në të njëjtën ditë

Pashkët ortodokse dhe ato katolike mund të unifikohen, duke bërë që besimtarët e krishterë, të festojnë në të njëjtën datë.

Ky propozim është ende në fazë diskutimesh, por duket se shumë shpejt do të ‘miratohet’.

Sipas mediave të huaja, propozimi ka marrë edhe “dritën jeshile” nga Papa Françesku.

“Pashka i përket Krishtit, jo neve që jemi të vdekshëm”, tha Papa Françesku.

Dy krerët e Kishës Ortodokse dhe Kishës Katolike Romake kanë ndarë perspektivën e tyre të përbashkët, duke theksuar se “rregulli” i festimit të Pashkëve do të jetë i përhershëm.

Duket se shtysë e këtij konsensusi është bërë edhe rastësia e vitit 2025, kur do të ketë një koincidencë kalendarike të Pashkëve Ortodokse me Pashkët Katolike.

The post HISTORIKE/ Katolikët dhe Ortodoksët drejt Pashkëve në të njëjtën ditë appeared first on Albeu.com.

Nuk vlerësohet në estradë aq sa e meriton? Fifi: Secili merr atë që meriton

Këngëtarja e njohur Fifi ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku ka ndarë mendimet e saj për vlerësimin në skenën muzikore dhe estradën shqiptare. Në përgjigje të një pyetje nga ndjekësit, ajo thekson se secili merr atë që i takon, duke përmendur konceptin e “rriskut”. Fifi shton se ajo meriton më shumë, por që vetëm Zoti i Madh e di nëse do të marrë atë që meriton.

Pyetja që ndezi këtë reagim ishte: “A mendon që nuk vlerësohesh aq shumë në estradë sa e meriton? Me zërin që e ki ti!”.

Përgjigja e saj tregon një qëndrim të qetë dhe besim tek fati, duke lënë të kuptohet se suksesi do të vijë kur të jetë koha e duhur. Ajo u shpreh:

“Secili e merr atë që i takon. Atë që ka risk, dikush më pak e dikush më shumë. A meritoj më shumë dhe a do marrë atë që meritoj e di vetëm Zoti i Madh”.

 

The post Nuk vlerësohet në estradë aq sa e meriton? Fifi: Secili merr atë që meriton appeared first on Albeu.com.

FOTOT/ U përfol se ishte shtatzënë, Elhaida Dani shuan kureshtjen e ndjekësve

Shumë u aludua se ishte shtatzënë, por Elhaida Dani ka bërë një postim së fundmi si për të shuar kureshtjen e gjithë atyre që e komentuan.

Përmes një postimi në instagram, Elhaida e cila tashmë gëzon postin e drejtores artistike në Festivalin e 63 në RTSH, ka postuar disa foto gjatë kohës së parapërgatitjes së këtij kompeticioni madhështor.
Në foto, këngëtarja duket me forma dhe linja perfekte duke rrëzuar të gjitha thashethemet se ajo dhe balerini i njohur Ledian Agalliaj do të bëhen prindër për herë të parë.

The post FOTOT/ U përfol se ishte shtatzënë, Elhaida Dani shuan kureshtjen e ndjekësve appeared first on Albeu.com.

Diell apo shi vjeshte? Meterologu Osmani tregon se si do të jetë moti gjatë javës

Meterologu, Akil Osmani tregon se si do jetë moti në javën në vijim.

Osmani: Orët e vona të mbrëmjes së sotme do të sjellin vranësira të shpeshta në vendin tonë duke bërë që nata të krijojë mundësinë për reshje shiu.

Si fillim do ti kemi prezentë që në fillim të ditës së mërkurë ku deri rreth orës 9:00 apo 10:00 të jetë në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve.

Do jenë më të pakta në zonat jugore dhe qëndrore.

Dita e enjtë dhe e premte mbeten në vranësira të shpeshta, mundësira për reshje të pakta shiu.

Fundjava ka sinjale që të kemi një mot më të qëndrueshëm, të kemi interval të gjata me diell.

The post Diell apo shi vjeshte? Meterologu Osmani tregon se si do të jetë moti gjatë javës appeared first on Albeu.com.

Kanye West dhe Bianca Sensori po shkojnë drejt divorcit pas 2 vitesh martesë

Kanye West dhe Bianca Sensori duket se po shkojnë drejt divorcit pas më pak se dy vitesh martesë.

Çifti – i cili u martua në dhjetor 2022 – po kalon një periudhë të vështirë, sipas TMZ.

Agjencia raportoi të hënën se reperi kontrovers dhe arkitekti 29-vjeçar i kanë thënë rrethit të tyre të ngushtë se janë ndarë disa javë më parë.

Sipas TMZ, muzikanti 47-vjeçar ka njoftuar njerëzit e afërt se ka në plan të divorcohet dhe të jetojë në Tokio. Ndarja e supozuar e shtyu Sensorin të kthehej në vendlindjen e saj Australi për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.

West ka bërë disa paraqitje solo në javët e fundit.

Në fillim të këtij muaji, muzikanti u pa në një restorant xhamajkan në kryeqytetin japonez. Thuhet se ai e vizitoi restorantin dy herë brenda një dite dhe e pëlqeu shumë ushqimin, saqë firmosi një nga muret e tij.

Hera e fundit që West dhe Sensori u fotografuan së bashku në publik ishte në shtator.

Paparazzi e kapi çiftin duke shkuar në një supermarket në Tokio me dy nga fëmijët e reperit më 19 shtator. Të nesërmen, çifti shkoi në pazar.

The post Kanye West dhe Bianca Sensori po shkojnë drejt divorcit pas 2 vitesh martesë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Larg Shqipërisë, Ledri Vula kapet “mat” me partneren e tij të re në rrugët e Londrës

Këngëtari i mirënjohur Ledri Vula kohëve të fundit ka qenë në qendër të mediave rozë dhe kjo për shkak të lidhjes që ai ka krijuar me Rina Zaitin, vajzën nga Prishtina. E gjitha kjo nisi nga një foto teksa Ledri pushonte në Jug të Shqipërisë.

Edhe pse nuk kishim asnjë konfirmim prej tyre lidhur me romancën duket se çifti nuk fshihet më.

Ata janë kapur “mat” teksa ecin në rrugët e Londrës. Shikoni imazhin më poshtë, të siguruar nga Kryefjala.com.

The post FOTO/ Larg Shqipërisë, Ledri Vula kapet “mat” me partneren e tij të re në rrugët e Londrës appeared first on Albeu.com.

U tha se ishin ndarë/ Marina Vjollca flet të vërtetën e saj në lidhje me aludimet e ndarjes nga Getoari

Në mediat sociale disa javë më parë u përfol se martesa e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit kishte marrë fund.

Më pas moderatorja dhe reperi publikuan foto nga Milano, teksa morën pjesë në Javën e Modës, duke hedhur poshtë lajmet.

Ndërkohë Marina është kthyer me programin “Për Shqiptarët” dhe këtë të diel ka qenë e ftuar në “Portokalli”, ku ka pohuar edhe njëherë se mes saj dhe reperit çdo gjë shkon më së miri.

Teksa u pyet nga aktori Deivis Myslymi qe nëse njeh ndonjë reper, ajo tha se jo vetëm njeh por edhe fle. Më pas aktori me humor tha, ”Epo bashkë qenkan se na plasën”.

Kujtojmë që Marina dhe Geti janë prindër të një vajze të quajtur Marget.

The post U tha se ishin ndarë/ Marina Vjollca flet të vërtetën e saj në lidhje me aludimet e ndarjes nga Getoari appeared first on Albeu.com.

Armë, granata dhe antiplumba, policia e Kosovës kontrolle në një banesë në Mitrovicën e Veriut! Në kërkim dy persona

Sot rreth orës 13:00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovicën Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje.

Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar:

1 AK-47
2 Granata Dore M-75
2 Radiolidhje
2Antiplumba
Kapelë
Dorëza
Çanta Ushtarake
Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës
Harta
Rrip brezi
Sprej
Thikë
Shall kamuflazhi etj

Dy persona të dyshimtë, njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë gjetur në shtëpi, por tashmë janë shpallur si persona në kërkim.

The post Armë, granata dhe antiplumba, policia e Kosovës kontrolle në një banesë në Mitrovicën e Veriut! Në kërkim dy persona appeared first on Albeu.com.

Fillon “mosbindja civile”/ Protestuesit e opozitës ndalojnë trafikun në qendër të Tiranës

Janë mbledhur edhe protestuesit e parë përpara Kryeministrisë. Ndërsa, një pjesë tjetër e protestuesve janë ende në selinë e PD-së, teksa po presin që të dalin deputetët demokratë.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë në tubimin e sotëm. Mirëpo, nuk përjashtohet as skenari i përplasjes së protestuesve me policinë.

Ndërkohë një pjesë e qytetarëve kanë ndaluar edhe qarkullimin për pak minuta para bashkisë së Tiranës, më pas për t’i lënë të lirë automjetet.

Nuk dihet nëse ky do të jetë skenari i opozitës sot, pra ndalimi i qarkullimit në disa akse rrugore të Tiranës, pasi protesta nuk do të ketë fjalimi si herët e tjera.

 

The post Fillon “mosbindja civile”/ Protestuesit e opozitës ndalojnë trafikun në qendër të Tiranës appeared first on Albeu.com.

❌