Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ Ledri Vula në një romancë të re, partnerja shoqe me ish-in e tij

By: D Marku
10 September 2024 at 16:11

Prej kohësh aludohej se reperi kosovar, Ledri Vula ka nisur një lidhje të re dashurie me një vajzë të panjohur për publikun.

Megjithatë aludimet morën fund ditën e djeshme pasi një foto u bë publike ku shihej Vula me partneren e tij të re, Rina Zaiti.

Ky lajm vjen një vit pasi reperi dhe blogerja Sara Hoxha i dhanë fund lidhjes së tyre. Ish-çifti kanë edhe një fëmijë bashkë, Poem Blu.

E teksa Ledri po shijon romancën me Rina Zaitin, detaje të reja kanë dalë në dritë.

Partnerja e Ledrit, Rina është shoqe mjaft e afërt me ish-in e reperit, Dafina Zeqirin.

Nuk dihet nëse ka qenë Dafina ajo që e ka njohur çiftin me njëri-tjetrin. Kujtojmë se Ledri dhe Dafina kanë raporte mjaft të mira bashkë, pavarësisht lidhjes së dikurshme.

The post FOTO/ Ledri Vula në një romancë të re, partnerja shoqe me ish-in e tij appeared first on Albeu.com.

FOTOT: Njihuni me të dashurën e re të Ledri Vulës

By: user 10
10 September 2024 at 15:19

Reperi Ledri Vula është kapur mat gjatë pushimeve në një resort në Jug të Shqipërisë me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti.

Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.

Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.

Burime për ‘Anabel’ tregojnë se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetri.

The post FOTOT: Njihuni me të dashurën e re të Ledri Vulës appeared first on Lapsi.al.

Kush është e dashura e re e Brad Pitt, e cila është 30 vjet më e vogël se aktori

By: D Marku
3 September 2024 at 13:14

Aktori Brad Pitt (60 vjeçar) mbërriti të dielën në Festivalin e Filmit në Venecia me të dashurën e tij Ines de Ramon (31 vjeçare), e cila është 29 vjet më e vogël se ai.

Ajo është e lidhur me aktorin që nga fundi i vitit 2022.

Ka qenë e martuar më parë

Nga viti 2019 deri në vitin 2022, ishte e martuar me yllin e “The Vampire Diaries”, Paul Wesley.

Ines dhe Paul u martuan në një ceremoni të vogël në vitin 2019 dhe gjatë martesës së tyre të shkurtër ata nuk u shfaqën shpesh në publik. Divorci i tyre u finalizua në fillim të këtij viti, raporton Daily Mail.

Ines vjen nga New Jersey, dhe është diplomuar për administrim biznesi në Universitetin e Gjenevës në vitin 2013. Sipas profilit të saj në LinkedIn, që nga viti 2020 ajo punon si menaxhere e shitjes me shumicë në Anita Ko Jewelry, klientët e famshëm të së cilës përfshijnë, ndër të tjera, Kourtney Kardashian dhe Hailey Bieber.

Ka qenë e martuar më parë

Flet disa gjuhë

Ajo ka punuar gjithashtu në role të tjera në industritë e bizhuterive dhe modës, duke përfshirë Christie’s dhe de Grisogono. Ines është një poliglote sepse flet anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Ines u pa për herë të parë në publik me Brad në koncertin e muzikantit irlandez, Bono në Los Angeles në nëntor 2022. Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia me George dhe Amal Clooney në shfaqjen e parë zyrtare të filmit “Wolfs”.

Ajo u zhvendos me të

Në Venecia, Ines zgjodhi një fustan të bardhë, një çantë argjendi me temina dhe një palë vathë të mrekullueshëm.

De Ramon u transferua me Brad në Los Angeles në shkurt të këtij viti. Kjo është lidhja e parë serioze e Brad pas divorcit nga Angelina Jolie. Që atëherë, gjërat janë bërë më serioze pasi ata kaluan verën në Chateau Miraval, kantinën franceze që aktori dikur ndante me ish-bashkëshorten Angelina Jolie.

Ndërkohë, Brad dhe Angelina e shmangën njëri-tjetrin në Venecia, duke marrë pjesë në ditë të ndryshme.

The post Kush është e dashura e re e Brad Pitt, e cila është 30 vjet më e vogël se aktori appeared first on Albeu.com.

❌
❌