Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shtatë viktima nga sulmi izraelit në Damask

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi izraelit në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

Sipas ministrisë siriane të Mbrojtjes, shtatë persona janë vrarë, raporton BBC.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve nën rrënoja, ka bërë të ditur ministria.

Ndërtesa e goditur nga sulmi është në lagjen Mazzeh të Damaskut, e cila është shtëpia e ambasadave dhe selive të sigurisë, sipas ministrisë së Mbrojtjes.

CDU: Berisha duhet të jetë në burg! Grupimi kryesor i PE i ashpër me dhunën e PD-së dhe kreun e saj

“Berisha duhet të ishte në burg dhe jo të rehatohej në shtëpi”. Një nga partitë kryesore të Partive Popullore Europiane dënon ashpër dhunën e Partisë Demokratike në protestën e zhvilluar ditën e hënë.

CDU-ja gjermane e konsideron Berishën si fajtorin kryesor dhe nxitësin e dhunës në protestë. Zëdhënësi për çështjet evropiane të grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Gunther Krichbaum nënvizon se çdo akt dhune është krejtësisht i papranueshëm për një vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

“Aktet e dhunshme janë plotësisht të papranueshme dhe tërësisht të padenja për një kandidat për anëtarësim në BE. Nëse Berisha ende ka një fije besueshmërie, ai duhet të distancohet menjëherë nga kjo lloj proteste. Fatkeqësisht, ekziston dyshimi se Berisha po i nxit këto protesta.”, ka thënë Gunther Krichbaum, zëdhënësi i CDU.

Me një deklaratë të ashpër drejtuar Berishës, CDU-ja thekson mbështetjen e plotë ndaj institucioneve të drejtësisë dhe SPAK-ut dhe thekson se kreu i PD duhet të ishte ndaluar në çdo shtet të BE-së.

“Berisha nuk duhet të paraqitet si një viktimë e një procesi të supozuar të motivuar politikisht. SPAK-u, që e ka vendosur atë në arrest shtëpiak, është përtej çdo dyshimi. Në fund të fundit, SPAK-u u krijua nën presionin e Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave, Berisha duhet të ishte vendosur në paraburgim në çdo shtet të BE-së dhe jot ë rehatohej në arrest shtëpiak”, thekson zëdhënësi i CDU.

“Aktet e dhunshme janë plotësisht të papranueshme dhe tërësisht të padenja për një kandidat për anëtarësim në BE. Nëse Berisha ende ka një fije besueshmërie, ai duhet të distancohet menjëherë nga ky lloj proteste dhe të përjashtojë dhunuesit nga partia. Fatkeqësisht, ekziston dyshimi se Berisha po i nxit këto protesta. Në të kaluarën, PD ka qenë një parti që mbështetej në vlerat evropiane. Për fat të keq, është larguar gjithnjë e më shumë nga këto vlera.

Me të drejtë, Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe grupi parlamentar i CDU/CSU në Bundestag mbajnë distancë nga kjo parti opozitare dhe veçanërisht nga kryetari i saj, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpiak.

Kjo është arsyeja pse ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse partia ka fuqinë për t’u rinovuar,” tha Krichbaum.

Ajo ka nevojë për një figurë të ndershme në krye. Ashtu siç një demokraci ka nevojë për një qeveri të fortë, ajo ka nevojë edhe për një opozitë të fortë. Përpjekja për të paraqitur konceptet dhe argumentet më të mira duhet gjithmonë të ndodhë pa dhunë.

/abcnews.al/

“Protesta”, Nazarko: Qëllimi i Berishës, të tregojë çfarë ndodh nëse do ketë veprim procedural nga SPAK! Leka: Skenar pa të ardhme!

Analisti Mentor Nazarko dhe gazetari Martin Leka komentuan në emisionin “Real Story” në ABC News, komentuan protestën e dhunshme të opozitës.

Analisti Mentor Nazarko u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha me këto protesta, synon të tregojë se çfarë skenari e pret vendin në rast të ndonjë veprimi me karakter penal apo procedural  nga SPAK

Ndërsa shtoi se ka edhe një moment burracakërie pasi ata që kapen me molotov përfundojnë në qeli, ndërsa udhëheqësit bëjnë vetëm thirrje.

Gazetari Martin Leka theksoi se protesta ishte e gjitha një protestë kaotike dhe vandaliste.

Pjesë nga intervista në studio:

Martin Leka: Kur ka përmasa të tilla të pakënaqësisë do të kishin lënë gjurmë edhe sot. Por sot nuk kishte asnjë gjurmë të protestës. Kjo ishte një kopje shumë e keqe e protestave që ka bërë PD. Protestë me pjesëmarrje të ulët, pa organizim, pa motivim protestë kaotike dhe vandaliste. Në një moment dukej si shëtitje dhe kur ndalonin Gazment Bardhi me të tjerë, dukej sikur prisnin…Nuk kishte ritëm.

Mentor Nazarko: Në momentin kur opozita e këtij Berishe, ka zgjedhur të jetë kjo që është, përgjithësisht radikale, tenton të bëjë kompromise siç ishin ato të verës, po shohim prova të përgjithshme, përpjekje për ta shikuar a është në tonus apo jo. Mendoj që ishte një përpjekje për ta mbajtur në tonus nervin opozitar, flas nga pikëpamja me qëllime të brendshme. Kjo ishte një protestë që synon ta kompaktësojë opozitën. Flaka ishte elementi karakterizues i kësaj proteste, është një urdhër nga lartë organizativ. Këtu ka një moment burracakërie sepse ata që kapen me molotov përfundojnë në qeli, udhëheqësit bëjnë thirrje…Në këtë lloj protestë përdorën molotov, si mjet lufte politike përgjithësisht janë i atyre partive politike jashtë sistemit. Qeverinë teknike nuk di të them nëse ka ndonjë lëvizje…PD nuk përfaqëson ndonjë masë elektorale që të kërcënojë seriozisht stabilitetin e endit . Nuk shoh një lëvizje të tille. Por mendoj që Berisha synon të tregojë se çfarë skenari e pret vendin në rast të ndonjë veprimi me karakter penal apo procedural nga SPAK.

Martin Leka: Nuk shoh strategji tjetër, sepse qeveri teknike nuk ke dhe nuk ke për të pasur. Me këtë protestë dhanë efektin e kundërt. Saliu solli dje maskën që kishte që në vitin ’91 e deri më sot, si dhuna, kaosi etj. Pra kjo tregon që një skenar i tillë nuk ka të ardhme.

/abcnews.al/

Berisha kryeministër në 2025? Ja si përgjigjet Ilir Alimehmeti në “Real Story”

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ilir Alimehmeti, komentoi protestën e opozitës. Protesta e cila u zhvillua  të hënën në kryeqytet u shoqërua me dhunë, tensione hedhje të molotovëve, ku u raportua edhe për të lënduar.

Gjatë intervistës në studio, Ilir Alimehmeti opozita është aty për të bërë opozitë dhe jo oponencë.

I pyetur nga gazetari Martin Leka nëse e mendon Sali Berishën i cili është shpallur non grata nga SHBA, kryeministër në 2025, Alimehmeti theksoi se PD është forca madhore opozitare dhe ajo do të nxjerrë kandidatin për kryeministër.

Martin Leka: E mendon Sali Berishën  non grata kryeministër?

Ilir Alimehmeti: Duhet të lejojmë Kryesisë që të japë propozimet e veta. Unë njoh që PD është forca madhore opozitare dhe ajo do të nxjerrë kandidatin për kryeministër. Të mos harrojmë që kemi edhe një proces primare përpara.

/abcnews.al/

Një ditë pas rrëmujës blu, çfarë prodhoi? Ilir Alimehmeti: Kemi një komb “në vdekje”, opozita do të bëjë opozitë, jo oponencë!

Protesta e opozitës e mbajtur të hënën në kryeqytet u shoqërua me dhunë, tensione hedhje të molotovëve, ku u raportua edhe për të plagosur.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ilir Alimehmeti, komentoi protestën e opozitës, ndërsa u shpreh me kritika edhe për qeverinë.

Alimehmeti theksoi se mbështet lirinë e fjalës, duke shtuar vendi nuk ndodhet në një situatë të mirë dhe se detyra e opozitës është të bëjë opozitë.

Mentor Nazarko: Gjatë kësaj qeverisje kemi parë kur protestat e studentëve kanë funksionuar.  Tani ka një moment këtu që s’ka lidhje me fjalën, çështja e përdorimit të bombove molotov që nuk janë të prodhuara në mënyrë artizanale. Përse është ky preferim? Edhe pse mendoj që bëhet për të prekur nervin e ndërkombëtarëve.

Ilir Alimehmeti: Unë jam ke liria e fjalës. Mund të them që nuk ka munguar vetëm nga vera e mbrapa. Në dhjetor të 2023 dhe në prill 2024, kemi raste. Opozita do të bëjë opozitë dhe jo oponencë. Patjetër ka çështje madhore që mund të bashkëpunojmë që janë në të mirë të gjithëve. Nuk dua t’i shmangem edhe pjesës së molotovit. Por kur vendosesh në kushte kur rinia ka ikur, fëmijë nuk po lindin. Është një komb në vdekje. Kemi një rini në arrati dhe një pleqëri në apati…

I pyetur nga gazetari Martin Leka nëse e mendon Sali Berishën i cili është shpallur non grata nga SHBA, kryeministër në 2025, Alimehmeti theksoi se PD është forca madhore opozitare dhe ajo do të nxjerrë kandidatin për kryeministër.

Martin Leka: E mendon Sali Berishën  non grata kryeministër?

Ilir Alimehmeti: Duhet të lejojmë Kryesisë që të japë propozimet e veta. Unë njoh që PD është forca madhore opozitare dhe ajo do të nxjerrë kandidatin për kryeministër. Të mos harrojmë që kemi edhe një proces primare përpara.

/abcnews.al/

Detaje, gjendet i pajetë 58-vjeçari në Korçë

Një 58 vjeçar gjendet i pajetë në një mjet tip kamion në fshatin Barç.

Mësohet nga informacionet paraprake se 58 vjeçari, Shpëtim Murati ka shkuar pranë një subjekti për ngarkim-shkarkim të disa materialeve nga kamioni.

Dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë brenda mjetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi po transportohet në morg për ekzaminim.

 SHBA/ Paditet TikTok, 14 shtete akuzojnë platformën për dëmtimin e të rinjve

TikTok përballet me të tjera padi. 13 shtete amerikane dhe Distrikti i Kolumbias akuzojnë platformën e njohur të mediave sociale për dëmtim dhe dështim në mbrojtjen e të rinjve.

Paditë e ngritura në Nju Jork, Kaliforni, Distriktin e Kolumbias dhe 11 shtete të tjera, zgjerojnë luftën ligjore të TikTok në pronësi kineze, ndërsa kërkojnë ndëshkime të reja financiare kundër kompanisë.

Shtetet akuzojnë TikTok për përdorimin e softuerit, i krijuar për t’i mbajtur fëmijët të fokusuar në platform, të shikojnë sa më gjatë dhe sa më shpesh të jetë e mundur, duke keqinterpretuar efektivitetin e tij të moderuar të përmbajtjes.

“TikTok kultivon varësinë e mediave sociale për të rritur fitimet e korporatave”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë.

Sipas padisë, kompania kineze “synon” fëmijët sepse ata e dinë se ata nuk kanë ende kapacitet për tu mbrojtur nga ndikimi, edhe të mbrojnë shëndetin e tyre.

TikTok kërkon të maksimizojë kohën që përdoruesit shpenzojnë në aplikacion në mënyrë që ata të përballen së më shumë me reklama, thuhet të padia.

Platforma e rrjeteve sociale tha se nuk pajtohej me pretendimet, të cilat i cilësoi si të pasakta. TikTok ofron veçori sigurie duke përfshirë kufijtë e paracaktuar të kohës para ekranit dhe parazgjedhjet e privatësisë për të miturit nën 16 vjeç, tha kompania.

Veliaj: Saliu nuk është arsye e fortë për të përçarë një qytet, Tirana e vendosur të ecë përpara

“Saliu nuk është arsye për të përçarë një qytet, Tirana do të vijojë të ecë përpara”. Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në deklaratën e tij mbi vendimet e miratuara sot në Këshillin Bashkiak. Ai tha se koha për debat u uzurpua nga ata që vandalizmin e qytetit donin ta sillnin edhe në sallën e Këshillit Bashkiak.

“Është e pamundur të diskutosh me njerëz që u bien tavolinave, që shkatërrojnë karriget dhe pronën publike. Nuk bën dot betejë civile, qytetare. Unë jam shumë i qartë se ata njerëz nuk përfaqësojnë demokratët e vërtetë. Unë kam demokratë komshinj, të gjithë kemi shokë demokratë në vendet e punës, krushqi e kushërinj. Demokratët janë njerëz normalë, nuk janë njerëz të dhunshëm. Këta nuk përfaqësojnë as demokratët, as atë që është pjesa e shëndoshë e një shoqërie, që do të bëjë opozitë për gjëra që i mendon ndryshe nga ata që qeverisin qytetin apo vendin. Ndihem vërtet i keqardhur! Përpara se të hapen kamerat në Këshillin Bashkiak, [këshilltarët e opozitës] janë shend e verë, diskutojnë si qytetarë. Sa ndizet kamera dhe i sheh Saliu, shpërfytyrohen dhe papritur ti nuk e beson që janë të njëjtët njerëz që fillojnë u bien tavolinave, nuk ka rëndësi nëse janë profesorë në universitet apo fëmijët e një pastori të sjellshëm. Në momentin që i shikon Saliu, ata duhet të sillen me pritshmërinë e tij dhe pritshmëria e tij është zjarr, shkatërrim, përçarje, sharje, fyerje”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se Saliu nuk është arsye e fortë për të përçarë një qytet. “Ata [opozita] kanë vendosur të bëjnë këtë teatër për një njeri që është në arrest shtëpie dhe që vetë nuk ia mban, se është frikacak. Mund të kishin votuar sot nëse do kuptonin se ka Shqipëri edhe pa Saliun. Shqipëria do të jetojë përtej moshës, gjithmonë, përtej mandateve, gjithmonë. Për të lënë një emër të mirë për këtë Shqipëri, ju ftoj të bëheni pjesë e një bisede civile, le të jeni në opozitë. Unë nuk besoj se shumica e demokratëve dhe e opozitarëve janë të dhunshëm. Me ose pa ju, Tirana do të vijojë përpara. Saliu nuk është arsye e fortë për të përçarë një qytet që ka vlera”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi faktin se pavarësisht bllokimeve të vazhdueshme të kundërshtarëve politikë, Tirana do të ecë përpara me punët e mira. “Vendimi që kemi marrë të gjithë bashkë është që qyteti do shkojë përpara, Tirana do të ecë përpara. Tirana do të vazhdojë zhvillimin dhe do të duhet të marrë vendime të shpeshta dhe të shumta, siç janë këto vendimet që kemi marrë sot”, përfundoi ai.

Këshilltarët e djathtë tentuan të bllokojnë miratimin e kredive të buta, ndihmën ekonomike dhe një sërë vendimesh të rëndësishme.

“Kryengritja e PD, dështim”/ Avokati: Berisha hodhi në veprim organizatën e tij kriminale!

Avokati Idajet Beqiri komentoi në “Tirana Live” në ABC News protestën e zhvilluar nga opozita të hënën në kryeqytet. Avokati e quajti një dështim, ndërsa e cilësoi se një kryengritje dhe jo një protestë duke shtuar se udhëheqësit duhet të dënohen.

“Protestë nuk quhet, ambasada amerikane e konsideroi demonstratë dhe në këtë drejtim e paralajmëroi Sali Berisha se çfarë do të ishte. Ai tha se do të përdoren të gjitha llojet e mjeteve të mosbindjes civile. Por në fakt mosbindje civile aty nuk kishte. Dje pamë që Berisha hodhi në veprim organizatën e tij kriminale. Aty nuk ishte as PD, demokratët nuk ishin në atë akt të djeshëm. Ajo nuk ishte protestë, por është kryengritje dhe parashikohet dënim me burg. Ata që e udhëheqin një kryengritje të tillë burgimin e kanë të përjetshëm. Aty nuk është problemi se u bë një manifestim. Aty u sulmuan institucionet e shtetit, u dogj Kryeministria u sulmua Policia e Shtetit, pati të plagosur.

Vandalizmi arrin në përmasa sa nuk lejon qytetarët të bëjnë jetën normale, por arrin në ekstrem që të lindin gratë në rrugë sepse t’i bllokon rrugët e këtij shteti. Si mund të bllokohet dhe sulmohet ambulanca? Çfarë përfaqësojnë këta? Unë kam thënë që kemi të bëjmë me një organizate kriminale, dhe ju patë ata me maska, ata janë të al kaedës, kanë ardhur 200 dje nga jashtë kufirit brenda. Ne kemi pjesëtar dhe Berisha i ka pajisur me pasaporta, kur i pranoi nga Bin laden. Po nuk u vendos pika mbi i dhe nuk u cilësua kjo vepër penale, kryengritje Shqipëria dhe shqiptarët do të vuajnë pasoja të rënda”, tha ai.

Më tej ai nënvizoi se opozita ka marrë ndëshkim të plotë nga qytetarët, duke shtuar se demokratët nuk votojnë alternativa zjarrvënëse dhe vrasëse për shqiptarët.

“Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që ndëshkimin nga qytetarët e kanë marrë të plotë. Demokratët kurrë nuk votojnë për alternativa të tilla zjarrvënëse dhe vrasëse për shqiptarët”, u shpreh më tej avokati Idajet Beqiri.

/abcnews.al/

Nepal, 5 alpinistë rusë humbin jetën teksa po ngjisnin malin

Pesë alpinistë rusë kanë vdekur, pasi kanë rënë, ndërsa po ngjiteshin në majën e malit Dhaulagiri në Nepal.
Siç raporton raportojnë mediat e huaja, alpinistët u zhdukën më 6 tetor teksa po përpiqeshin të ngjiteshin në majën e malit 8167 metra Dhaulagiri në Nepal.

Trupat u gjetën në një lartësi prej 7100 metrash nga një helikopter shpëtimi, tha kreu i ekspeditës alpinistike.

Federata Ruse e Alpinizmit tha se udhëtimi ishte organizuar nga një organizatë private.

Alpinistët, të cilët ishin me përvojë, ishin nisur për në Nepal në fillim të shtatorit, por fatkeqësisht nuk ia dolën.

/abcnews.al/

 

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Presidenti Biden, Macron, Scholz dhe kryeministri britanik takohen më 12 tetor në Berlin

Presidenti i SHBA-së dhe Francës, Joseph Biden, presidenti francez Emmanuel Macron, si edhe Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Keir Starmer do të takohen të shtunën në Berlin.

Takimi është planifikuar për në mëngjesin e 12 tetorit në zyrën e kancelarit gjerman në Berlin dhe temë e takimit janë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Pas këtij takimi, sipas mediave të huaja liderët botërorë do të mbajnë takimin e parë të nivelit të lartë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermaninë Perëndimore, ku do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë më herët Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë marrë kontrollin e një kompleksi luftarak të Hezbollahut në Libanin jugor.

Gjithashtu Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë se objekti në Maroun El Ras ishte një kërcënim për njerëzit në Izraelin verior.

Lufta në Ukrainë, një viktimë dhe disa të plagosur nga sulmet ruse në Kherson

Sulmet ruse në rajonin Kherson të Ukrainës kanë shkaktuar një viktimë dhe kanë plagosur pesë të tjerë.

Guvernatori rajonal Oleksander Prokudin njoftoi se forcat ruse kanë sulmuar fshatin Antonivka. Gjithashtu dëme të mëdha u shkaktuar edhe në infrastrukturë.

I vendosur 30 km larg kufirit me Rusinë, Kharkiv ka qenë shënjestër e sulmeve ruse disa herë që nga fillimi i pushtimit të Moskës në shkurt 2022.

Javën e kaluar, një sulm me bombë i drejtuar nga forcat ruse në qytet goditi një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe, duke vrarë të plagosur 10 persona, sipas zyrtarëve lokalë.

/abcnews.al/

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Eksperti i gjeopolitikës: Hezbollah është dëmtuar, Izraeli ka avancuar në Libanin Jugor

Një vit më parë, Hamas grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kreu një sulm ndaj Izraelit, që ishte më vdekjeprurësi.

Izraeli u përgjigj duke e bombarduar dhe pushtuar enklavën palestineze në përpjekje për ta shkatërruar Hamasin dhe për t’i shpëtuar 251 pengjet që i mori ky grup terrorist.

Ndërkohë Izraeli e ka zgjeruar luftën në javët e fundit, duke e kryer një inkursion në Liban dhe duke bombarduar Hezbollahun. Eksperti i gjeopolitikës, Agim Krasniqi në emisionin “360 Gradë” në ABC News foli për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Gjatë intervistës në studio, Krasniqi tha se organizata terroriste Hezbollah ka pësuar shumë dëme sidomos pas vrasjes së liderëve, nga forcat ushtarake izraelite.

“Sipas informacioneve Hezbollah është dëmtuar shumë sidomos pas vrasjes së disa krerëve të kësaj organizate. Por edhe teknologjia e armatimeve është dëmtuar shumë”, tha ai, duke shtuar se aktualisht Izraeli ka avancuar në Libanin jugor.

/abcnews.al/

Protesta/ “Kush janë këta që i vënë zjarrin policit?”, Laert Vasili: Tradhti kombëtare, po djegin Shqipërinë

Polemisti Laert Vasili është shprehur i revoltuar në studion e “360 Gradë” në ABC News ndërsa ka komentuar protestën e opozitës, që u zhvillua këtë të hënë në Tiranë. Protesta u shoqërua me dhunë, përplasje, ku u raportua për të lënduar.

Në drejtim të efektivëve te policisë është hedhur gjithashtu molotov nga ana e protestuesve.

Pjesë nga intervista në studio:

Laert Vasili: Më vjen shumë turp. Ku i gjejnë…si mund të komentojmë për të plagosur. A janë shqiptarë këta? Kam humbur fjalët. Shoh një flamur shqiptar që valëvitet aty. Kundër kujt janë?

Artu Zheji: Kundër Edi Ramës

Laert Vasili: Atëherë t’i lënë posterat, të shkojnë të kapin Edin… Posterin do të djegin? Kjo është luftë me dordolecë tani… Ata policët e shkretë. Janë bij nënash… Kush janë këta që i vënë zjarrin policit? Edhe të maskuar? Profesioni i policit është profesion i shenjtë… Shih çfarë bëjnë. Po djegin Shqipërinë. Nga e nxorën këtë mosbindje civile…Këto janë maskarallëqe…Kjo është tradhti kombëtare. Këta nuk duan shtetin. Nuk duan Kombin shqiptar.  Çfarë të komentoj. Këta shajnë shqip njëri-tjetrin. Kërcënojnë shqip njëri tjetrin. Kush janë këta… Të djegin shtëpitë e tyre…”

/abcnews.al/

Protesta me zjarr dhe pa fjalime/ Bozheku: PS, emblema e revoltës! Sokolaj: Djegia e selisë së PS precedent, nuk duhet të kishte ndodhur

Opozita siç edhe paralajmëroi zhvilloi këtë të hënë protestë e cila u shoqërua me përplasje dhe tensione.

Ekspertja e Gjeopolitikës Enida Boxheku në emisionin “360 Gradë” në ABC News u shpreh se itenerari u mbajt i fshehur nga ana e opozitës dhe se sipas saj emblema e revoltës ishte selia e PS.

“Revolta shprehet. U mbajt deri në minutën e fundit i gjithë itenerari i pashpallur kuptohet që fsheh një koordinim. Tregon një qasje të strukturuar të një veprimi me elementë dhunë ndaj institucioneve. PS në mënyrë të veçantë ndryshe nga çdoherë tjetër është emblema e revoltës së Partisë Demokratike në këtë rast”, tha ekspertja e gjeopolitikës Bozheku.

Nga ana tjetër gazetari Trashëgim Sokolaj, komentoi edhe djegien e selisë së PS, duke nënvizuar se ky është një precedent shumë i keq dhe që nuk duhet të kishte ndodhur

“Ky është një precedent shumë i keq dhe urojmë që të mos kthehet në rrugë… Shkalla e rrezikshmërisë me të cilët janë përballur punonjësit e policisë është e rrezikshme”, tha ai.

/abcnews.al/

Protesta e opozitës dhe djegia e Selisë së PS/ “PD është braktisur nga strukturat e veta”, Elezi: Është kaluar vija e kuqe!

“Partia Demokratike është braktisur edhe nga strukturat e veta”, kështu është shprehu Ibsen Elezi gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi edhe protestën e opozitës zhvilluar këtë të hënë.

Elezi më tej theksoi se shihet se PD është braktisur, dhe shihet se shkatërrimi i saj ka mbetur misioni kryesor.

“Sot PD ka gjysmën e votave, të të gjithë demokratëve. PD është braktisur edhe nga strukturat e veta. Kjo vjen nga një mirëmendim i atyre që e kanë kanalizuar në këtë drejtim PD sepse kanë si mision mesa duket që ta shkatërrojnë përfundimisht. Argumentet janë shumë…”, u shpreh ai.

Elezi gjithashtu komentoi edhe djegien e selisë së PS, duke thënë se është kaluar një vijë e kuqë që nuk ishte aspak mirë që të kalohej.

“Një veprim shumë i ulët. Të sulmosh selinë është shumë e ulët sepse janë me dhjetëra njerëz të lidhur. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë. Nuk është luftë me njësitë guerrile mes partive. Këto nuk kanë lidhje me PD. Me këto veprime ajo që quhet shtylla kurrizore e PD po e braktis. Kjo ka qenë nja nga arsyet që në asnjë rast tek Rithemelimi nuk kam pranuar të jem i pranishëm. Jo të gjithë njerëzit mund t’i kesh në kontroll, por je i detyruar të kërkon falje. Nuk është aspak e tolerueshme që të futesh në këtë vorbull të përplasjes mes partive”, tha ai.

/abcnews.al/

Protesta e opozitës, Minxhozi: Nuk ka qëndrueshmëri! Përse opozita nuk nxjerr nga shtëpitë as 10 % të asaj shifre që e kanë votuar?

Është zhvilluar këtë të hënë protesta e thirrur nga opozita. Protestë e cila nisi përpara Kryeministrisë dhe që u shoqërua me hedhjen e molotovëve.

Protesta u shoqërua edhe më përplasje me efektivëve dhe protestuesve të dhunshëm. Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi, ndërsa komentoi këtë tubim të opozitës, u shpreh se në këtë protestë, duket sikur qeveria ishte lënë mënjanë pasi u krijua ideja e mbledhjes tek Kryeministria, por që më pas u godit selia e PS.

“ Po e shohim si; “Do të bëjmë një xhiro të dhunshme në Tiranë dhe do të djegim selitë e partive dhe çfarë të na dalë përpara”.  Duket që qeveria është lënë mënjanë si godinë, duket sikur nuk ishte fokusi aty. Ishte për të krijuar atë idenë që ne mblidhemi tek Kryeministria, por godasim selinë. Nga ana taktike po ta shohësh një protestë tradicionale, jep më shumë ide fuqie sesa shpërndarja në grupe të vogla. Pyetja ime është përse të duhen ty demokratë nga qytete të tjera? Përse nuk nxjerr dot sot pas 12 vitesh qëndrimi në opozitë nga shtëpitë 10 % të asaj shifre që të kanë votuar. Përse nuk nxjerr të paktën 10 % dhe me 18 apo 20 mijë vetë ne e dimë se si funksionon. Banorë të Tiranës që mund të rrinë këtu. Përse nuk ka qëndrueshmëri protesta? Dhe shkaku që nuk ka qëndrueshmëri kalon në akte të dhunshme”, tha ai.

/abcnews.al/

Foto Lajm/ Turma e protestuesve ‘e hallakatur’ rrugëve, vendoset kordon policie te Kuvendi

Një kordon i forcave të policisë është vendosur në Parlamentin e Shqipërisë. Siç shihet edhe nga foto, efektivët janë vendosur në ambientet e jashtme.

Ndërkohë në nisje, protesta e thirrur nga Partia Demokratike është shoqëruar me tensione e kaos.

Fillimisht drejt Kryeministrisë është hedhur molotov dhe se gjithashtu ka pasur përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë në protestën kombëtare të thirrur  nga opozita, Policia e Shtetit ka ndërrmarë një plan masash duke bllokuar disa nga segmentet rrugore që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

❌