Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Mos t’i hapim rrugë mediokritetit”/ Debate për vlerësimin etik e profesional të prokurorëve

Shqyrtimi projekt-raporteve për vlerësimin etiko-profesional të prokurorëve në mbledhjen plenare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zbuloi vlerësime të kryera pa arsyetim, si dhe ndezi debat e diskutime që arritën deri në fyerje personale mes anëtarëve të KLP-së. Paraqitja për miratim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP e projekt-raporteve të vlerësimit etik dhe profesional […]

The post “Mos t’i hapim rrugë mediokritetit”/ Debate për vlerësimin etik e profesional të prokurorëve appeared first on BoldNews.al.

Hakerat ukrainas godasin mediat ruse, “i urojnë” ditëlindjen Putinit, Presidenti feston 72-vjetorin

Hakerët ukrainas janë përgjegjës për sulmin kibernetik të sotëm në shkallë të gjerë ndaj kompanisë shtetërore ruse të medias VGTRK, e cila përkoi me ditëlindjen e 72-të të presidentit rus Vladimir Putin, sipas një burimi të qeverisë ukrainase.

Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar ukrainas i tha Reuters se hakerët “e uruan Putinin për ditëlindjen e tij me një sulm në shkallë të gjerë ndaj një kompanie transmetuese shtetërore”.

Agjencia e lajmeve nuk mund ta konfirmonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim.

Uebfaqja ruse e lajmeve Gazeta.ru, duke cituar një burim të paidentifikuar, tha se sulmi kibernetik kishte në shënjestër shërbimet online dhe të brendshme të kompanisë VGTRK, e cila gjithashtu zotëron dhe menaxhon stacionet radiofonike dhe kanalet televizive rajonale.

“Transmetimet në internet dhe shërbimet e brendshme janë të ndërprera, madje edhe interneti dhe telefonat janë të fikur. Do të duhet shumë kohë për t’i restauruar ato”, tha burimi.

“Kam dëgjuar se hakerët kanë fshirë gjithçka nga serverët, duke përfshirë kopjet rezervë”, shtoi ai.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, duke folur në Moskë, nuk tha se kush qëndron pas sulmit, por u tha gazetarëve se mediat ruse kanë qenë prej kohësh objektiva të sulmeve kibernetike.

Moska do të ngrejë çështjen e sulmit kibernetik në të gjitha forumet ndërkombëtare, përfshirë UNESCO-n, agjencinë e OKB-së që promovon lirinë e fjalës, tha Zakharova.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më herët se VGTRK ishte objektivi i një sulmi kibernetik të paprecedentë dhe se ekspertët po punonin shumë për të identifikuar përgjegjësit.

The post Hakerat ukrainas godasin mediat ruse, “i urojnë” ditëlindjen Putinit, Presidenti feston 72-vjetorin appeared first on Sot News | Lajme.

MOSKË – Sulmi kibernetik ndërpret shërbimin e televizionit shtetëror rus

MOSKË, 7 tetor /ATSH-DPA/- Një sulm kibernetik çoi në ndërprerje të transmetuesit shtetëror rus VGTRK të hënën, sipas raporteve të mediave.

“Gazeta ruse online “Gazeta.Ru” raportoi se një grup hakerësh pro-ukrainas i quajtur “sudo rm -RF” ishte përgjegjës për sulmin”, duke cituar zyrtarë të shërbimeve sekrete ruse.

“Sulmi preku transmetimin në internet të programit, shërbimet e brendshme dhe madje edhe lidhjet e internetit dhe telefonit të kompanisë”, tha Gazeta.Ru.

Kanali i lajmeve Rusi-24 nuk ishte i disponueshëm në internet të hënën në mëngjes.

Raporte të ndryshme thanë se serverët ishin jashtë funksionit dhe se informacione të rëndësishme ishin fshirë. Ata thanë gjithashtu se do të duhet shumë kohë për të rivendosur shërbimin.

Televizioni shtetëror nuk ka komentuar ende raportet. //a.i/

The post MOSKË – Sulmi kibernetik ndërpret shërbimin e televizionit shtetëror rus appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet një i dyshuar se përndiqte online të miturën

Një 21 vjeçar, banues në Durrës, u arrestua të enjten nga Policia e Tiranës për veprat penale të “përndjekjes” dhe “falsifikimit kompjuterik” ndaj dy vajzave, njëra prej të cilave shtetase e mitur. “Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka administruar kallëzim nga një shtetase, banuese në qytetin e Tiranës, se në mënyrë të vazhdueshme është […]

The post Arrestohet një i dyshuar se përndiqte online të miturën appeared first on Reporter.al.

❌