Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Deklaratat e Krichbaum pas protestës së PD, Vokshi: Është personale, i keqinformuar…

Albana Vokshi, deputete e PD-së, në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar deklaratat e zëdhënësit të Grupit të CDU/CSU, Gunther Krichbaum. Vokshi tha se kjo deklaratë më shumë i ngjan si personale se sa në emrin e grupit që përfaqëson.

“Mendoj se ai është keqinformuar, më duket një deklaratë shumë personale që kërcet. E mbani mend deklaratën e tij kur ishte debati se kujt i përkiste vula e PD-së, kur tha në Tiranë, se Gjykata e Lartë ka vendosur se ku do të shkojë vula? Mendoj se është i keqinformuar”, tha Vokshi.

Në një deklaratë për media, lëshuar të martën në Berlin, Krichbaum ka bërë thirrje për distancimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Sali Berisha nga aktet e dhunshme: “Nëse Berisha do të kishte ende sadopak besueshmëri, ai do të duhej të distancohej menjëherë nga kjo lloj proteste dhe t’i përjashtonte të dhunshmit nga partia. “Fatkeqësisht lind dyshimi se Berisha po i nxit më tej këto protesta”.

LEXO EDHE: Krichbaum kundër Berishës: PD të ndryshojë kreun

The post Deklaratat e Krichbaum pas protestës së PD, Vokshi: Është personale, i keqinformuar… appeared first on Lapsi.al.

❌