Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 September 2024Main stream

Vokshi në PPE: Salianji u dënua sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë

By: user7
29 September 2024 at 14:19

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka marrë pjesë në diskutimet e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane, të mbajtura në Marakesh të Marokut. Si kryetare e Gruas së Partisë Demokratike dhe si Zëvendëspresidente e EPP Women, deputetja Albana Vokshi tha se në Shqipëri janë tre të burgosur politik, Sali Berisha, Fredi Beleri dhe së fundmi Ervin Salianji.

Ajo ka shtuar se Salianji u dënua sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë.

“Në Shqipëri, një person i vetëm, kryeministri, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e tij dhe përdor Parlamentin, drejtësinë, mediat për të ruajtur pushtetin e tij personal. Sot rendi kushtetues ka rënë. Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë. Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri.

Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit. Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm.

Vëllai i kryeministrit është aktualisht në hetim për dyshimet në lidhje me një grup tjetër ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe mesazhi për burgosjen e kolegut tonë është mesazh për të gjithë opozitën: të mbyllim gojën. Sot kemi tre të burgosur politikë me urdhër të Edi Ramës. Nesër mund të jem dhe unë dhe çdo koleg tjetër, nëse ne nuk reagojmë për të ndalur këtë regjim putinist”, tha Vokshi.

The post Vokshi në PPE: Salianji u dënua sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë appeared first on Lapsi.al.

Vokshi nga forumi i Grave të PPE: Salianji u dënua pasi denoncoi vëllain trafikant të Xhafajt

By: Ardit
29 September 2024 at 13:33

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane, që mbajti Akademinë e Vjeshtës në Marakesh të Marokut, ka deklarua se Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. […]

The post Vokshi nga forumi i Grave të PPE: Salianji u dënua pasi denoncoi vëllain trafikant të Xhafajt appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Dënimi i Salianjit/ Vokshi: Koha e fjalëve ka mbaruar, të flasim me vepra! Të japim pak nga liria jonë…

26 September 2024 at 22:56

“Koha e fjalëve ka mbaruar, duhet të flasim me vepra” Ky është mesazhi që deputetja e PD-së, Albana Vokshi iu përcjell demokratëve pas burgosjes së kolegut të saj, Ervin Salianji për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Ky mesazh i Vokshit vjen pas mbledhjes […]

The post Dënimi i Salianjit/ Vokshi: Koha e fjalëve ka mbaruar, të flasim me vepra! Të japim pak nga liria jonë… appeared first on BoldNews.al.

Partia Demokratike kallëzon Edi Ramën në SPAK për mungesën e barnave në QSUNT

16 August 2024 at 14:48

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi denoncoi të premten në një konferencë për shtyp mungesën e barnave dhe kurave në Spitalin Onkologjik në QSUNT, duke e cilësuar menaxhimin e këtij sektori nga qeveria si vrasje me dashje. “Vazhdojnë mungesat në disa medikamente, në disa kura,” tha Vokshi, ndërsa shtoi se “vijon mosfunksionimi i aparaturave dhe […]

The post Partia Demokratike kallëzon Edi Ramën në SPAK për mungesën e barnave në QSUNT appeared first on Reporter.al.

❌
❌