Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Studimi: Personat që pijnë çaj janë më pak të rrezikuar nga zemra

By: gaze tare
1 October 2024 at 21:26

Pirja e çajit çdo ditë është një zakon që i bën shumë mirë zemrës. Këtë e thotë një studim, ku morën pjesë mbi 6500 të rritur të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëmundje e zemrës.

13% e tyre pranuan se pinin minimalisht një filxhan me çaj në ditë, ndërsa 51% e tyre pinin një ose më shumë filxhanë kafeje në ditë.

Në harkun kohor të 11 viteve, njerëzit që pinin çaj çdo ditë u përballën me një bllokim shumë të ngadaltë të enëve të gjakut.

Ata ishin 29% më pak të rrezikuar nga ataku në zemër, ishemia apo vdekja e parakohshme.

Njerëzit që pinin kafe çdo ditë nuk kishin asnjë prej këtyre përfitimeve.

Ndonëse pirja e çajit nuk është faktori i vetëm që ndikon në shëndetin e zemrës, ai është një kontribues i fortë për mirëqenien e këtij organi.

Çajrat më të mirë për zemrën

Kur vjen puna tek përfitimet për zemrën, lloji i çajit që zgjidhni ka shumë rëndësi, sidomos për mënyrën se si mund të ndërveprojë me ilaçet.

Kardiologët amerikanë thonë se çaji i zi, i bardhë dhe jeshil janë çajrat më të mirë për zemrë.

Çaji i zi

Çaji i Zi përmban shumë flavonoidë të mirë për zemrën.

Njerëzit që pijnë çaj të zit re herë në ditë kanë nivele më të ulëta të triglicerideve dhe kolesterolit.

Por çaji i zi përmban kafeinë e cila i bën keq zemrës, veçanërisht nëse vuani nga tensioni i lartë apo rrahjet e çrregullta.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është zgjedhja më e mirë për zemrën.

Gjethet e tij nuk janë të oksiduara dhe ulin ndjeshëm kolesterolin e keq.

Pirja e këtij çaji ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në zemër.

Çaji i bardhë

Çaji i bardhë është më i pastri nga të gjithë çajrat.

Flavonoidët që gjenden tek ky çaj hollojnë gjakun, ulin tensionin, kolesterolin dhe përmirësojnë të gjithë qarkullimin e gjakut.

Megjithatë, nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, ky çaj nuk është i duhuri për ju.

The post Studimi: Personat që pijnë çaj janë më pak të rrezikuar nga zemra appeared first on iconstyle.al.

Ndarja i paska lënë plagë! Lumbardhi nervozohet kur pyetet për Kaderin (Video)

By: gaze tare
1 October 2024 at 10:24

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj i dhanë fund lidhjes së tyre disa javë më parë.

Ishte Kaderi ajo e cila bëri publike ndarjen, madje ka hedhur akuza për fituesin e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Ajo ka lënë të kuptohet se ka ndodhur një tradhti në këtë mes, por pa zbuluar shumë.

Ish-futbollisti, në një intervistë të fundit për “Artistët shqiptarë” nuk ka dashur të flasë fare për këtë çështje. Ai u duk i nervozuar teksa u pyet për ndarjen nga ish-Missi, duke i kërkuar gazetarit që ‘ta kalojë këtë pyetje’.

“Kaloje këtë pyetje”, u shpreh ai, duke vijuar më tej: A po të dukem si i lënduar?

Më tej, Lumbardhi thotë se nuk pendohet asnjëherë për gjërat që ka kaluar në jetë.

The post Ndarja i paska lënë plagë! Lumbardhi nervozohet kur pyetet për Kaderin (Video) appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Zbulohen bashkëmoderatoret e ”Goca dhe Gra”, dy prej tyre janë nga ”Big Brother Albania Vip 3”

By: redi
28 September 2024 at 17:03

Nga 5 tetori, çdo të shtunë në orën 22.00, rikthehet në Top Channel, “Goca dhe gra”. Ky format do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno. Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë. Heidi dhe Egla…

Source

Rudina Dembacaj rikthehet në ekran, zbulohet programi ku do ta shohim

By: gaze tare
27 September 2024 at 23:37

Rudina Dembacaj do të rikthehet sërish në ekran! Këtë herë do e shohim si moderatore në ekranin e Top Channel, në sezonin e ri televiziv, sipas burimeve që i bëjnë me dije “VIP Magazine.

Bashkë me Rudinën, pjesë e këtij paneli do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Vip 3, Heidi Baci.

Bëhet fjalë për emisionin “Goca dhe Gra”. Ky është një format tërësisht ndryshe në Shqipëri, ku i gjithë programi drejtohet nga vajzat dhe gratë moderatore, të cilat herë pas here kanë edhe të ftuar personazhe të njohur të spektaklit apo edhe politikës.

Mësohet se i gjithë paneli do të jetë i ri, me emra që nuk kanë qenë pjesë e këtij programi në sezonet e shkuara.

The post Rudina Dembacaj rikthehet në ekran, zbulohet programi ku do ta shohim appeared first on iconstyle.al.

Rudina Dembacaj rikthehet në ekran si moderatore, zbulohet programi

By: redi
27 September 2024 at 21:51

Rudina Dembacaj do të rikthehet si moderatore në ekranin e Top Channel, në sezonin e ri televiziv. Ajo do të jetë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” këtë sezon të ri televiziv. Bashkë me Rudinën, pjesë e këtij paneli do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Vip 3, Heidi Baci. Ky është edicioni i tretë që programi “Goca dhe Gra” rikthehet.

Source

Zbulohet moderatorja tjetër, ja kush do t’i bashkohet Heidi Bacit në “Goca dhe gra”

By: gaze tare
27 September 2024 at 14:08

Në këtë sezon të ri televiziv, Rudina Dembacajn do ta shohim në ekranin e Top Channel. Burime për ‘Vip Magazine’ bëjnë të ditur se aktorja do të jetë pjesë e panelit të emisionit ‘Goca dhe Gra’.

Kujtojmë se pak kohë më parë ju kemi bërë të ditur se në këtë panel do të jetë edhe Heidi Baci, ish-finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’. Deri më tani janë zbuluar 2 emra nga 4, ndaj jemi në pritje të emrave të opinionisteve të tjera.

Ndërkohë, Rudina paralelisht po vijon edhe punën si aktore me projekte të ndryshme.

The post Zbulohet moderatorja tjetër, ja kush do t’i bashkohet Heidi Bacit në “Goca dhe gra” appeared first on iconstyle.al.

Si mund të kapërcehet izolimi ‘totalitar’ i plazheve nga fshati

9 September 2024 at 12:04

Njësia administrative e Ishmit, në veri të bashkisë së Durrësit një muaj më parë ka nisur promovimin turistik të zonës, synim që me sa duket nuk do të ndalet. Në kalanë mesjetare u organizuan dy mbrëmje feste, me një qëllim të vetëm: njohjen e vlerave kulturore dhe përfshirjen e banorëve në promovimin e territorit. Nëntë […]

The post Si mund të kapërcehet izolimi ‘totalitar’ i plazheve nga fshati appeared first on Reporter.al.

Arrestohet një i dyshuar se përndiqte online të miturën

15 August 2024 at 12:20

Një 21 vjeçar, banues në Durrës, u arrestua të enjten nga Policia e Tiranës për veprat penale të “përndjekjes” dhe “falsifikimit kompjuterik” ndaj dy vajzave, njëra prej të cilave shtetase e mitur. “Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka administruar kallëzim nga një shtetase, banuese në qytetin e Tiranës, se në mënyrë të vazhdueshme është […]

The post Arrestohet një i dyshuar se përndiqte online të miturën appeared first on Reporter.al.

‘Operacione të fshehta’, Plaurent Dervishaj sillet nga Dubai në Tiranë

14 August 2024 at 19:14

Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën më 14 gusht sjelljen nga Dubai në Tiranë të të shpallurve në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të akuzuar për një sërë atentatesh dhe vrasjesh. Ata njihen si pjesëtarë të “Bandës së Durrësit”, e drejtuar nga Lulzim Berisha, aktualisht i ndaluar […]

The post ‘Operacione të fshehta’, Plaurent Dervishaj sillet nga Dubai në Tiranë appeared first on Reporter.al.

“Turistë të përgjuar”: Pushime nën syrin vigjilent të Sigurimit

12 August 2024 at 15:50

Në qendër të Durrësit kohët e fundit janë përuruar disa muze-eksponate, që i bëjnë jehonë jetës qytetare shekullit të kaluar. Nismat janë ndërmarrë privatisht nga disa zonja intelektuale, banore në qytetin antik, të cilat me risitë që sjellin, po plotësojnë gjithashtu edhe mungesën e përkohshme të dy muzeve kryesorë zyrtarë në Durrës. Pedagoget e Universitetit […]

The post “Turistë të përgjuar”: Pushime nën syrin vigjilent të Sigurimit appeared first on Reporter.al.

Si u kthye Nikla në një vatër të nxehtë të krimit në Shqipëri

10 August 2024 at 18:11

Rrugët janë të zbrazura dhe shtëpitë të rrethuara me mure të larta. Në mure dhe në shtyllat prej betoni të energjisë elektrike janë të instaluara dhjetëra kamera sigurie, të cilat mbajnë nën vëzhgim vigjilent lëvizjen më të vogël. Vetëm 17 kilometra larg Tiranës, zona e Niklës në bashkinë e Krujës njihet ndryshe si djepi i […]

The post Si u kthye Nikla në një vatër të nxehtë të krimit në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

❌
❌