Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Izraeli sfidon Iranin dhe Turqinë/ Goxhaj: Deklaratat e Erdogan, retorikë politike. Osmani: Po luan në të gjitha rrafshet

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 23:00

Kapiteni Dritan Goxhaj thotë se Turqia nuk mund të dërgojë trupa në Gaza për të luftuar kundër Izraelit për shkak të pozitës gjeografike ku ndodhen vendet. I ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC Neës, ai i cilësoi deklaratat e Erdogan si retorikë politike.

Ndërkaq, eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani shprehet se Turqia po luan në të gjitha rrafshet.

Pjesë nga diskutimi në studio: 

Dritan Goxhaj: Kjo deklaratë e Erdogan e ka bërë dhe në 2014 që do të hyjmë me trupa në Palestinë. Do të mbetet një deklaratë politike pasi vendosja gjeografike mes dy vendeve se lejon mundësinë e luftës. Nuk ka mundësi që asnjëra ta sulmojë njëra-tjetrën. Në mënyrë ajrore se bëjnë dot sepse kanë armatim amerikan, SHBA s’e lejojnë që të sulmojnë vendet e NATO-s ose mike të tyre. Do të mbetet opsioni tokësor, por duhet të kalojë si puna e Aleksandrit të madh që t’i biem nga Siria të shkojmë në Liban. Ka ikur koha e Aleksandrit të madh të MV ku mjeti më i shpejtë ishte karroca. Retorikë pa rrezik që fsheh bashkëpunimin e ngushtë që kanë pasur dhe që kanë. Pavarësisht se Erdogan se kemi bllokuar marrëdhëniet ekonomike me ta, por Izraeli i ndërmerr mallrat nga Turqia por nëpërmjet Greqisë. Si ndërmjetës Greqinë pasi Izraeli nuk prodhon dot as karburantyin, as hekurin apo materialin për të prodhuar armatimin kështu që I merr nga Turqia për nëpërmjet Greqisë. 4 mijë turko-izraelitë kanë vajtur për të luftuar në Gaza përkrah Izraelit, nga këta 65 kanë vdekur.

Kreshnik Osmani: Turqia po luan në të tëra rrafshet. Është e rëndësishme për Erdogan si një nga tre polet kryesore të botës islame bashkë me sauditët dhe persët, me të cilët ka rivalitet për dominancën e botës sunite është e rëndësishme që ta ulë presionin e Iranit dhe lavdinë e Iranit në drejtim të sipërmarrjes gjeopolitikë dhe religjioze të çështjes palestineze që lidhet me atë zemrën dhe shpirtin e botës islame, Jerusalemi dhe Al Aksa. E dyta, Erdogan e mbajnë në pushtet votuesit religjiozë, që ka pritshmëri të larta dhe e luan fort kartën e Izraelit, Hamasit, Gazës dhe çështjes palestineze. Erdogan është i interesuar që herë pas here të rrisë dozat deklarative ndaj Izraelit që të ushtrojë sa të mundet presion që të ulet kooperimi ndërmjet Izraelit dhe kurdëve që e shqetësojnë shumë Turqinë./abcnews.al

“Në Liban po ndodh ‘tërmeti’ më i madh i shekullit 21”, eksperti i gjeopolitikës: Do të ketë një ‘riformatim’ të Lindjes së Mesme

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 22:26

Eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani thotë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka pasur qëllim vetëm Gazën por edhe Bregun Perëndimor dhe Libanin, siç po tregohet me sulmet e fundit ndaj Hezbollahut. I ftuar në “360 gradë”, ai e cilësoi atë që po ndodh në Liban një “tërmet” të shekullit 21.

Sipas tij, këto ofensiva do të sjellin një riformatim total të Lindjes së Mesme.

“Netanyahu nuk kishte qëllim të vetëm Gazën. Më pas ishte Bregu perëndimor dhe më pas Libani dhe targete të tjera. Ajo që ka ndodhur në Lindjen e Mesme, posaçërisht në Liban është tërmeti më i madh i shekullit 21, që do të shkepë tërësisht Lindjen e Mesme dhe do ta riformatojë plotësisht atë sipas një skeme të përgatitur në mënyrë profesioniste jo vetëm nga Netanyahu por edhe nga ata pas prapa tij, SHBA, britanikët dhe Perëndimi në përgjithësi. Është hapi më i rëndësishëm pas marrëveshjes së Sykes-Picot në fillim shekullin 20, ku ishte ndarja e Lindjes së Mesme ndërmjet influencës britanike dhe franceze.

Pas kësaj, na ka thënë dhe Kissinger që do të kemi riformatim të ri të Lindjes së Mesme. Kjo nisi me 11 shtatorin, ku u dha shkëndija e parë e këtyre ndryshimeve të mëdha radikale, u pasua me sekretaren e Sekretares Amerikane të Shtetit Condoleezza Rice në 2006 në epokën Bush për atë që u quajt “destabiliteti pozitiv” dhe rishkundja e lindjes së mesme. Më pas erdhi pushtimi i Irakut dhe zhvillimet e tjera të cilat pasuan me ndërhyrjen e presidentit Obama në 2011, lindja e pranverës arabe, shkatërrimi i të gjitha vendeve në Afrikën e Veriut, Siri e kështu me radhë derisa vijmë në këtë moment. Lufta ka nisur.”, u shpreh eksperti./abcnews.al

Yesterday — 30 September 2024Main stream

“Priten arrestime në nivel politik”, Llabani: SPAK ka nisur hetim ndaj disa personave të përfshirë në “Metamorfoza”

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 21:44

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi se priten arrestime të tjera në nivel politik.

E ftuar në emisionin “360 gradë”, duke komentuar dhunën e opozitës sot në Kuvend, tha se SPAK ka nisur një hetim ndaj disa personave që kanë imunitet politik, që kanë rezultuar të përfshirë në dosjen “Metamorfoza”.

“SPAK nisur një hetim ndaj personave që kanë imunitet politik dhe shumë prej tyre, të përmendur edhe në “Metamorfoza”, kanë rezultuar të përfshirë, që komunikojmë me grupe kriminale. Janë nga i gjithë kuvendi. Kjo mund të jetë edhe pjesë e asaj çfarë ata mund të presin sepse thuhet në javën që vjen mund të kemi arrestime në nivel politik. Mund të ketë arrestime edhe nga opozita”, u shpreh ajo./abcnews.al

“Arrestimi i Salianjit është ndezja e fitilit të një eksplozivi”, Llabani: Në 26 vite, asnjë politikan nuk është dorëzuar në polici

By: lia rda
30 September 2024 at 21:30

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se arrestimi i Ervin Salianjit është ndezja e fitilit të një eksplozivi që do të kemi më pas.

Ajo ka theksuar se në 26 vite nuk ka pasur një politikan që të dorëzohet vetë në polici.

Sipas Llabanit, nëse Salianji do të ishte i interesuar që procesi i tij gjyqësor të shkonte si duhej, padyshim do të ishte i pari që do të vraponte në dyert e gjykatës që të bënte oponencë.

“Arrestimi i Salianjit është ndezja e fitilit të një eksplozivi që do të kemi më pas. Që do të jenë jo vetëm protesta e opozitës që do të jenë deri diku të pakontrolluara siç e ka deklaruar deri diku dhe kreu i opozitës shqiptare zoti Berisha sot. Unë nuk kam parë deri tani që në 26 vite një politikan të shkojë dhe të dorëzohet në polici. Nuk kam parë deri tani që një politikan përkundër një procesi që kishte 6 vite që zhvillohej, vazhdonte dhe zvarritej, edhe jam e bindur që këtu ka konsensus midis dy palëve politike.

Në një vit e ca ka qene vetë Salianji që ka shtyrë procesin si duhet. Nëse do të ishte i interesuar që procesi i tij gjyqësor të shkonte si duhej, padyshim do të ishte i pari që do të vraponte në dyert e gjykatës që të bënte oponencë. Nuk e di, nëse ky skenar, apo ky pakt mes dy palëve politike PS-PD, qëlloi pikërisht 6 muaj para zgjedhjeve”, tha gazetarja./abcnews.al

❌
❌