Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 September 2024Main stream

Durrës, 40-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij

By: user 5
20 September 2024 at 18:55

Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Durrës. Gjithashtu nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 40-vjeçari me iniciale A.V ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:30, njofton Urgjenca e Spitalit të Durrësit se në lagjen nr. 8 Durrës, në banesën e tij, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të 40 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit.

The post Durrës, 40-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij appeared first on Lapsi.al.

❌
❌