Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Ekstradimi nga Kolumbia i Admir Tutaj/ Policia jep detaje nga operacioni

By: D Marku
19 September 2024 at 16:09

Drejtoria e Përgjitshme e Policisë së Shtetit përmes një komunikate zyrtare ka dhënë detaje lidhur me ekstradimin e Admit Tutaj të akuzuar nga drejtësia shqiptare për grup të strukturuar kriminal, trafik armësh, akuza për të cilat i është vendosur edhe masa e arrestit me burg.
Tutaj u ekstradua nga Kolumbia, ku sipas policisë është një operacion midis Interpol Bogota/Kolumbi dhe Interpol Tirana u bë i mundur arrestimi i tij në Kolumbi dhe ekstradimi në Shqipëri.
Interpol Tirana/ Mesditën e sotme, Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Para drejtësisë”, ka ekstraduar nga Kolumbia, shtetasin shqiptar A. T., 25 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 30.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale  “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Në muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri.Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. T., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Bogota/Kolumbi dhe Interpol Tirana u bë i mundur arrestimi i tij në Kolumbi dhe ekstradimi në Shqipëri.

 

The post Ekstradimi nga Kolumbia i Admir Tutaj/ Policia jep detaje nga operacioni appeared first on Albeu.com.

U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri/ Kush është Admir Tutaj, i riu që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe

19 September 2024 at 14:48

TIRANË- Personi që shihni në foto është Admir Tutaj, i cili u ekstradua këtë të enjte nga Kolumbia për llogari të autoriteteve shqiptare.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, konkretisht për  “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të riun.

Në prill të vitit 2023, Policia e Shtetit ndërmori një aksion në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit duke zbuluar fije të veprimtarisë kriminale të Admir Tutaj.

Në mjetin furgon tip Benz me targa “KS 15 MZN” u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh të fshehura në një tavolinë druri në cilësinë e provës materiale si: 6  armë zjarri pistoletë “GLOCK” me numra serie të fshira, një armë zjarri pistoletë “HERSTAL” me nr. . 1534 P.1 arme “BROWNING” me nr. 2205, një sasi e konsiderueshme municioni dhe aksesorësh për armë të lehta.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Admir Tutaj, në bashkëpunim me pesë persona të tjerë kishin siguruar këto armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe./ abcnews.al

❌
❌