Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shtohen edhe 36 vende për studimet bachelor në Akademinë e Sigurisë, publikohet lista e aplikantëve për t’u paraqitur për regjistrim

By: D Marku
11 September 2024 at 16:02

Janë shtuar edhe 36 vende për studimet bachelor në Akademinë e Sigurisë.

Policia e Shtetit përmes një njoftimi bën me dihe se do të jenë 136 fitues në total për të studiuar në Akademinë e Sigurisë, në nivelin “bachelor” dhe për t’u pranuar në Polici.

Akademia e Sigurisë ka publikuar listën e aplikantëve që mund të paraqiten më datë 12.09.2024 për regjistrim në programin “Siguria dhe Hetimi”, në fazën e fundit të raundit të parë të aplikimeve, pasi është bërë regjistrimi i 100 aplikantëve të parë.

Lista është vijim i listës së shpallur në fillimin e regjistrimeve të raundit të parë.

Shpallja e saj bëhet për plotësimin e 36 kuotave, mbetur pa u plotësuar, pas përfundimit të konkurimit në radhët e Policisë së Shtetit.

The post Shtohen edhe 36 vende për studimet bachelor në Akademinë e Sigurisë, publikohet lista e aplikantëve për t’u paraqitur për regjistrim appeared first on Albeu.com.

Akademia e barinjve

10 July 2024 at 16:00

Tre vite më parë, Ministria e Bujqësisë hodhi idenë e krijimit të një Akademie për barinjtë në Shqipëri. Nisma që parashikonte cikël trajnimesh për blegtorët ngjalli reagime të shumta duke u bërë virale në rrjete sociale. Asokohe, qeveria i doli në mbrojte ‘Akademisë së barinjve’, por vitet treguan se premtimi ‘avulloi’ bashkë me ish ministren e Bujqësisë Frida Krifca. 

Esmeralda Topi 

Në nëntor të vitit 2021, ish ministrja e bujqësisë Frida Krifca hodhi për herë të parë idenë e krijimit të “Akademisë së barinjve’.

“Është një profesion që është i vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë dhe do t’i subvencionojmë vetëm për mbajtjen e tufës”– premtonte Krifca asokohe. 

Nisma nuk ish gjë tjetër veccse cikël trajnimesh për blegtorët në mënyrë që tradita të mos shuhej. Dhe si shembull për këtë, sillej Zvicra. 

‘Shkolla e barinjve është pjesë e një cikli trajnimesh të dedikuara për blegtorët, peshkatarët, fermerët dhe bletarët.’, argumentonte tre vite më parë Ministria e Bujqësisë, teksa e shtrinte ambicien përtej blegtorëve. 

Verifikim

Për të mësuar më shumë rreth ecurisë së këtij premtimi, ne kërkuam informacion pranë Ministrisë së Buqjësisë. Në përgjigje të kërkesës sonë, Ministria e hodhi topin në fushën e Universitetit Bujqësor të Tiranës. 

“MBZHR nuk disponon informacion sepse “Akademia e Barinjve” është në kompetencë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.”- Ministria e Bujqësisë. 

Për çudi, përgjigjet nuk i morëm as nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. 

“Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk është i përfshirë në trajnim apo në çdo iniciativë tjetër me emrin“Akademia e barinjve”. –UBT.

Mesa duket, nga premtimi i bujëshëm i tre viteve të kaluara nuk ka mbetur asgjë veç fjalëve. Nisma për shkollimin e barinjve ‘avulloi’ bashkë me ish ministren e buqjësisë Frida Krifca.

Blegtoria në krizë

Statistikisht blegtoria shqiptare po përjeton krizë, pasi numri i krerëve është pakësuar ndjeshëm dekadën e fundit. Sipas të dhënave nga INSTAT, në 2013 në vend numëroheshin 356 mijë lopë. Në fund të 2023 numri i tyre është pakësuar me 124 mijë.

Burimi: INSTAT

Tkurrje të fortë ka pasur edhe tek bagëtitë e imta. Referuar shifrave zyrtare, numri i deleve në shkallë vendi u pakësua me 400 mijë krerë ndërsa numri i dhive ka rënë me 145 mijë krerë gjithsej.

Përfundim

Nisur nga informacionet e mbledhura dhe verifikimet e kryera, premtimin e ish ministres së Bujqësisë Frida Krifca, për krijimin e “Akademisë së barinjve” e kategorizojmë të pambajtur. 

The post Akademia e barinjve appeared first on Faktoje.al.

❌
❌