Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dy të plagosur
21 September 2024 at 11:02
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Durrës-Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, ku janë përplasur me njëra-tjetrën 6 automjete,
Policia njofton se si pasojë janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
The post Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dy të plagosur appeared first on Lapsi.al.