Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

Babai iu dogj me molotov gjatë protestës, reagon aktorja: Mund të kishte vdekur

By: user7
8 October 2024 at 12:45

Aktorja e njohur, Juli Emiri ka reaguar në lidhje me plagosjen e babait të saj gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Në një reagim në “Facebook” Emiri ka ndarë video nga plagët që ka marrë babai saj ndërsa tha se një polic i hodhi flakëhedhësin babait të saj te këmbët.

Ajo shtoi se bashkë më protestues të tjerë shkuan për të fikur zjarrin dhe pas disa minutash i shuan të gjithë flakët.
Postimi i plotë:

Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t’ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit.

Babi mund të kishte vdekur sot. Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë “mirë t’u bëhet/ç’u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse(jo babi)”, ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin,por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për ta mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë “shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç’ndodh” pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!

The post Babai iu dogj me molotov gjatë protestës, reagon aktorja: Mund të kishte vdekur appeared first on Lapsi.al.

❌
❌