Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Taravari për thirrjen e Ahmetit për bashkim: Ku të vijmë e ku të shkojmë, ku na thirr?!

By: admin
7 October 2024 at 08:56

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë konventës së gruas së ASH-së, ju përgjigj edhe thirrjes së Ali Ahmetit, që ata të bëhen bashkë. Taravari pyeti se për ku të bëhen bashkë, ku duhet shkuar.

Mes tjerash Taravari tha se kishte skepticizëm për formimin e qeverisë pa Ali Ahmetin, ndërsa kjo tha ai u bë, duke shtuar se BDI do të kalojë shumë vite në opozitë dhe se i duhet të reformohet.

“A e dini ju para se të formohet qeveria na përmendnin telefonin e kuq, Alin do ta thirrin pa Alin nuk bëhet, qeveria u bë pa Alin. Tani na thonë tre mujë, gjashtë muaj, do kalojnë zgjedhjet lokale bashkë me VLEN-in do t’i fitojmë edhe zgjedhjet lokale, pastaj do thonë zgjedhje tjera. Kështu na mbante Menduhi prej 2002-it, se këto zgjedhje, një vjet e tre muj, u bënë 22 vjet.. Alia nuk besoj se duron 22 vjet as BDI-ja, por deri në zgjedhjet lokale le të përgatiten. Ftesës së Ali Ahmetit që na thotë hajdeni na u bashkëngjitni: Ku të vijmë e ku të shkojmë, ku na thirr…S’ka problem, kam thënë që jemi të gatshëm të ulemi, por filloni reformoni brenda, se njerëzi ju dënuan me 107 mijë vota kundër”, deklaroi Taravari, përcjell SHENJA.

The post Taravari për thirrjen e Ahmetit për bashkim: Ku të vijmë e ku të shkojmë, ku na thirr?! appeared first on Albeu.com.

Mickoski -Ahmetit: Reformoje BDI, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët

By: admin
6 October 2024 at 22:02

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konventën e partisë ka dërguar disa porosi deri te lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

E ka porositur që të reformohet dhe ta pastrojë partinë nga siç thotë, kriminelët dhe për këtë i ka ofruar edhe ndihmën e tij.

Mickoski e ka përmendur edhe Zajazin në Kërçovë dhe shpërnguljen masive me të cilën po përballet ky fshat nga ku vjen Ahmeti.

E ka pyetur se kush mban përgjegjësi dhe ka bërë të ditur se në 20 vitet e fundit, nga vendi janë shpërngulur mbi 100 mijë shqiptarë.

“Do t’i drejtohem edhe Ali Ahmetit, por jo ashtu siç m’u drejtua, jo shumë kohë më parë. Reformo partinë. Një BDI e reformuar është e rëndësishme për atdheun. Pastroni kriminelët nga radhët tuaja, ne do t’ju ndihmojmë për këtë. Më beso ne do t’ju ndihmojmë. Ky është atdheu ynë i përbashkët. E shihni sa shumë shqiptarë shpërngulen çdo ditë? Shtëpitë në Zajazin tënd janë bosh. Në vend që të mbusheni me njerëz, me fqinjët, të afërmit, miqtë tuaj. Në 20 vjet më shumë se 100 mijë shqiptarë emigruan nga vendi. E kujt është përgjegjësia? Nuk kam kohë për përplasje publike dhe për të sulmuar njëri-tjetrin përmes publikut dhe për të nxitur tensionet. Unë kam punë më të zgjuar se kjo. E di që ju shkon të hyni ndonjëherë në konflikte me VMRO-DPMNE-në, por kjo është politikë e përditshme mendjengushtë, kalojeni. Jepni, kontribuoni me projekte, propozime dhe ju premtoj se do të pranojmë gjithçka që do të thotë përparim dhe zhvillim i vendit. Nuk është mirë të nisësh çështjet etnike sa herë që je në opozitë dhe kur je në pushtet të bëhesh parti e gjelbër. Shqiptarët në vend jetojnë keq, është e pamohueshme që disa nga shqiptarët e respektojnë Ahmetin, pse ai është ashtu siç ka qenë në 20 vitet e fundit. Po pse të mos e meritojë respektin edhe nga maqedonasit? U treguat vizionar për disa gjëra, por duhet treguar edhe vizionar përmes projekteve, ideve, konkurrencës së vizioneve. Ju duhet të tregoni se e respektoni Maqedoninë. Pajtoni, ju jeni opozita dhe disa nga bashkëpunëtorët tuaj më të afërt duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që po bënin. Dhe për atë që ata bënë, ekziston një institut që quhet “përgjegjësi”. Unë ju premtova dhe ju premtoj se do t’ju ndihmojmë të pastroni BDI-në nga struktura të tilla kriminale”, tha Mickoski.

The post Mickoski -Ahmetit: Reformoje BDI, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët appeared first on Albeu.com.

Taravari i përgjigjet Ahmetit: Po mësohet në opozitë

3 October 2024 at 12:03

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot ka komentuar thirrjen e kryetarit të BDI-së, i cili kërkoi që koalicioni VLEN të lëshojë qeverinë dhe t’i bashkëngjitet opozitës.

Ai ka theksuar se Ahmeti dalëngadalë po mësohet të jetë në opozitë dhe sipas tij duhet vetëm të ambientohet.

“Ahmeti mendoj se dalë ngadalë po mësohet në opozitë, shpresoj se do të mësohet edhe më shumë dhe mendoj se duhet adaptim, asgjë më shumë”, tha Arben Taravari.

Edhe Mickoski i është përgjigjur Ahmetit, duke shprehur keqardhje që Ahmeti e krahasoi partinë e tij me gomën rezervë.

“Prisja më shumë kreativitet, por kjo është ajo që është. I dëshiroj ditë opozitare ku do të reformohen , ta gjejnë identitetin e tyre programor, të reformohen me kuadër, ndoshta në ndonjë cikël zgjedhor do të paraqiten me qasje tjetër nga ajo që pamë në 20 vitet e kaluara, qasje e cila kishte për qëllim që sa më shumë të vidhet”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Duke komentuar paralajmërimet për protesta nga ana e BDI-së, Mickoski tha se protestat janë mjet demokratik dhe është zgjedhje e tyre. Ndërkohë kërkesën e Ahmetit për veting, Mickoski e cilësoi si satirë.

The post Taravari i përgjigjet Ahmetit: Po mësohet në opozitë appeared first on Telegrafi.

❌
❌