Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Afera “Partizani”/ Rrëzohet kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë për Berishën dhe Malltezin

By: V K
13 September 2024 at 15:05

Është rrëzuar kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin.

Raportohet se Apeli i GJKKO-së, ka lënë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” për Berishën dhe Malltezin.

Si ish-kryeministri Sali Berisha, edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, kishin kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

SPAK mori të pandehur përpara dy ditësh Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin. Berisha është nën akuzë për korrupsion pasiv. Ndërsa, dhëndri i tij për korrupsion dhe pastrim parash.

The post Afera “Partizani”/ Rrëzohet kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë për Berishën dhe Malltezin appeared first on Albeu.com.

❌
❌