Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 October 2024Main stream

Dështimi në Champions, Boban dërrmon teknikun Fonseca: “Milan nuk luajti për një orë”

By: user 2
2 October 2024 at 18:21

Milani ka humbur mbrëmë ndeshjen e dytë në dy ndeshje në startin e Champions League. Skuadra e teknikut Daniel Fonseca humbi 1-0 në transfertë ndaj Bayer Leverkusen, që triumfoi falë golit të Boniface në fillimin e pjesës së dytë. Gjermanët kanë kaluar kështu në 3 pikë, ndërsa Djalli është ende në të thatë pas humbjes në shtëpi në debutimin e tyre ndaj Liverpool. Kjo nuk i ka pëlqyer fare ish-futbollistit e më pas drejtuesit të kuqezinjve Zvonimir Boban.

Pavarësisht kësaj, tekniku Fonseca u shpreh shumë i kënaqur me ekipin e tij për “Sky Sport” pas ndeshjes. Në fakt, trajneri portugez, përtej rezultatit, shpjegoi se kjo ishte një nga ndeshjet më të mira të Milan në këtë sezon. Dhe në fakt, pas golit të pësuar në gjysmën orëshin e fundit, kuqezinjtë vunë përfund skuadrën e teknikut Xabi Alonso, por pa gjetur golin e barazimit.

Megjithatë, Zvonimir Boban, ish-lojtar i Milanit dhe tani analist sportiv i “Sky Sport”, absolutisht nuk është dakord me të. Sipas tij te klubi kuqezi nuk mund të quajnë fenomenale një humbje.

FJALËT E BOBAN PAS NDESHJES

“Nuk jam dakord me analizën e bërë nga trajneri. Bayer Leverkusen dominoi ndeshjen për një orë, pastaj pas golit ishte Milan ai që mbizotëroi. Mendoj se ishte një ndeshje e çuditshme, e vështirë për t’u shpjeguar, por sigurisht që nuk do ta quaja fenomenale siç bëri Fonseca. Edhe sepse në fund Milan humbi”.

Lexo më tejPrapaskena e Inter-Milan: mesazhi në të gjitha gjuhët me të cilin Fonseca fitoi derbin

Pas golit, Milan u çlirua pak mendërisht, mori guxim dhe krijoi diçka në fazën ofensive. Por në orën e parë të lojës ai ishte fjalë për fjalë i dominuar, duke luajtur pothuajse vetëm në mbrojtje. Kështu që humbja nuk ishte një fat i keq, Bayer Leverkusen e meritoi atë në orën e parë të lojës”.

The post Dështimi në Champions, Boban dërrmon teknikun Fonseca: “Milan nuk luajti për një orë” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌