Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Juventus në ankth, dëmtim në gju për Bremer: dyshohet ndrydhje e ligamentit të kryqëzuar

By: user 2
3 October 2024 at 10:59

Fitore e bujshme në transfertë me përmbysje me një lojtar më pak e megjithatë, Juventus është duke u përballur me një problem të dyfishtë pas ndeshjes së Champions League kundër Leipzig. Në veçanti, ankthi është për gjendjen fizike të Gleison Bremer, i cili dëmtoi gjurin e majtë kur u rrëzua përtokë pas një shtytje me shpatull nga Openda në minutën e 4′, dhe më pas u largua nga fusha i mbajtur nga krahët dhe duke çaluar (në vend të tij Thiago Motta futi në fushë mbrojtësin Gatti).

Në kampin bardhezi frika është për një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar, si për përshtypjet e marra nga mbrojtësi brazilian, ashtu edhe nga kontrollet e para mjekësore. Në orët e ardhshme priten teste për Bremer, për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit.

Lexo më tej: Video/ Super Vlahovic, me 10 lojtarë Juventus përmbys Leipzig: humbasin Bayern e Real, turpërohet Atletico

Më pas është edhe çështja e Nico Gonzalez, i cili në minutën e 11′ iu dorëzua një problemi muskulor: Conceiçao hyri në lojë në vend të tij. Argjentinasi ndjeu një kërcitje në kofshë, u përpoq të ecte përpara, por më pas informoi pankinën e Juventus se nuk mund të qëndronte më në fushë. Për të janë planifikuar edhe teste, ai do të mungojë në ndeshjen kundër Cagliari dhe duhet të përjashtohet nga thirrjet e Argjentinës për t’u rikuperuar sa më mirë pas pushimit për kombëtaret.

The post Juventus në ankth, dëmtim në gju për Bremer: dyshohet ndrydhje e ligamentit të kryqëzuar appeared first on Lapsi.al.

❌
❌