Chiara Ferragni i përgjigjet akuzave të Fedez dhe Tony Effe
Chiara Ferragni ka reaguar publikisht ndaj akuzavw mes Fedez dhe Tony Effe.
“Bëni çfarë të doni, por lërini të gjithë të qetë, mua dhe fëmijët e mi, faleminderit”.
Fedez e ka përmendur Chiarën në këngën me të cilën sulmoi Tony Effe-n (“Ti i shkrove gruas time ndërsa më përqafove”), ndërsa Tony flet edhe për Ferragni-n dhe fëmijët që ka me Fedez, Leone dhe Vittoria.
“Chiara thotë se më adhuron, thotë se mezi priti”, “Ajo ka qëndruar pranë teje gjatë sëmundjes dhe kur ka pasur nevojë ti ke ikur”, “Ti ke pasur fëmijë vetëm për t’i postuar, kushedi çfarë do të mendojnë. kur të rriten” janë disa nga vargjet e këngës.
Fedez gjithashtu sulmon Tony Effe për përmendjen e fëmijëve të tij në këngë. “Gangster i vogël, nuk të kanë mësuar në rrugë se fëmijët nuk prekem. I varfër në rep, i varfër në vlera”, ka shkruar këngëtari në Instagram.
The post Chiara Ferragni i përgjigjet akuzave të Fedez dhe Tony Effe appeared first on Lapsi.al.