Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Koncerti i Orkestrës Frymore të Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 12 tetor 2024

7 October 2024 at 11:28

Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert të veçantë më 12 tetor 2024, duke filluar nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Koncerti do të jetë nën drejtimin e dirigjentit të njohur Dario Salvi nga Britania e Madhe, dhe do të ketë si solist violonçelistin e talentuar Konstantin Manaev nga Gjermania.

Programi dinamik do të përfshijë vepra të njohura nga kompozitorët Donizetti, Lindpaintner dhe Vaughan-Williams, si dhe “Koncertin për violonçel” dhe orkestër frymore nga kompozitori modern Friedrich Gulda.

Filharmonia e Kosovës

Në postimin në FaceBook shkruhet: Jemi të lumtur t’ju prezantojmë koncertin e datës 12 tetor 2024 të Orkestrës Frymore të Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Dario Salvi nga Britania e Madhe dhe me pjesëmarrjen e violonçelistit Konstantin Manaev nga Gjermania. Me një program dinamik, Orkestra do të sjellë vepra nga Donizetti, Lindpaintner, Vaughan-Williams, si dhe “Koncertin për violonçel” dhe orkestër frymore nga Gulda. Rezervoni datën 12 tetor 2024, ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe sigurohuni të rezervoni vendet tuaja. https://bit.ly/3BIrdmd /Telegrafi/

The post Koncerti i Orkestrës Frymore të Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 12 tetor 2024 appeared first on Telegrafi.

❌
❌