Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

Dalin pamjet nga arrestimi i Diddy

By: user 10
23 September 2024 at 14:43

Së fundmi janë publikuar pamjet filmike të arrestimit të  Sean Diddy Combs.

Ai shihet teksa hyn në hotelin Park Hyatt në Nju Jork me një pallto të zezë kur agjentët federalë e rrethuan atë. Reperi, u nda nga miqtë e tij, ndërsa këta të fundit u lanë të qëndrojnë në holl ndërsa Combs po largohej. Themeluesi i Bad Boys Records shihet i prangosur duke hyrë në një ashensor.

Avokati i tij, i tha Page Six në një deklaratë se Combs kishte parashikuar hetimet e Sigurisë Kombëtare dhe “vullnetarisht u zhvendos” në Nju Jork.

“Combs nuk ka qenë gjë tjetër veçse bashkëpunëtor me këtë hetim,” tha avokati Marc Agnifilo. “Ju lutemi, rezervoni gjykimin tuaj derisa të keni të gjitha faktet. Këto janë veprimet e një njeriu të pafajshëm që nuk ka asgjë për të fshehur dhe ai mezi pret të pastrojë emrin e tij në gjykatë.”

Combs u akuzua për trafik seksual me forcë, mashtrim ose detyrim dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion. Ai po mbahet pa kusht në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, NY, ku thuhet se është nën vëzhgim për vetëvrasje.

The post Dalin pamjet nga arrestimi i Diddy appeared first on Lapsi.al.

❌
❌