Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Skandali te Onkologjiku, Apeli lë në ‘arrest shtëpie’ mjekun Edmond Gashi

18 September 2024 at 13:53

Gazeta Si- Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Edmond Gashin, mjekun e akuzuar për skandalin në Spitalin Onkologjik për kontrabandë ilaçesh, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ndërsa farmacistin Florian Marku, Apeli e liroi nga masa e “arrestit në shtëpi” dhe caktoi për të masën e “detyrimit për paraqitje”.

Për të dyshuarit Brikena Qiriazi dhe Halil Gashi, Apeli vendosi të shfuqizojë masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, duke i lënë pa masë sigurie.

Në të njëjtin vendim, Apeli i Posaçëm dërgon në Gjykatën e Lartë për shqyrtim të kompetencës lëndore të Gjykatës së Posaçme për kompetencën lëndore të pjesës së procedimit penal me objekt faktin penal të administrimit të burimit të “Kobaltit”, me persona nën hetim B.Q. dhe D.K.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.

I njëjti hetim, zbuloi mosvënien në punë të pajisjes së kobalto-terapisë tek Onkologjiku, e instaluar prej vitit 2021, si edhe lënien e saj në një ambient të papërshtatshëm, duke u kthyer burim i rrezikshëm radioaktivitetit për stafin mjekësor dhe pacientët.

Po ashtu, nga hetimi u dokumentua kontrabandimin e ilaçeve të kancerit të spitalit dhe tregtimit e tyre në dy farmaci private. 

The post Skandali te Onkologjiku, Apeli lë në ‘arrest shtëpie’ mjekun Edmond Gashi appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

“Drejtësia po pastron skenën politike”- Zv.ministrja e Brendshme: S’kishte ndodhur kurrë të arrestoheshin ministra e deputetë! Opozita e dobët nuk na ndihmon

17 September 2024 at 15:26
Zv.ministrja e Brendshme dhe sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, Romina Kuko thotë se fakti që kemi një opozitë të dobët nuk i ndihmon. Sipas saj ekziston rreziku që strukturat por edhe punë që është bërë të mos duket e qartë. E ftuar në News24, ajo u shpreh se kurrë më parë nuk ka ndodhur

Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Plaurent Dervishajt

17 September 2024 at 14:51

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Plarent Dervishaj, nën akuzë për vrasjen e Vajdin Lamajt, Artan Arsit dhe Klodjan Saliut në vitin 2005.

Para disa javësh, Dervishaj dhe Julian Meçe u ekstraduan nga Dubai. Ata ishin arrestuar më parë nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara, aty ku u lokalizuan nga Interpol Tirana.

Ndaj Plarent Dervishajt, janë ngritur disa akuza nga Prokuroria e Posaçme. Mes ngjarjeve për të cilat ai akuzohet, është vrasja e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit në vitin 2005.

Sipas SPAK, në këto ngjarje Dervishaj ishte pjesmarrës, ndërsa në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj në 2019, ai ishte në rolin e porositësit.

Mes personave të kontraktuar, ishte Julian Meçaj, i cili dyshohet si një nga autorët e ngjarjes së rëndë ku humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku dhe u plagos vetë Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rumi i Shijakut”.

The post Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Plaurent Dervishajt appeared first on Gazeta Si.

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ SPAK kërkon mbi 28 vjet burg për 5 të akuzuarit, gjykim i shkurtuar për Ramazan Rrajën

17 September 2024 at 14:43

Gazeta – SPAK ka kërkuar 28 vjet e 8 muaj burg për 5 të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos “Rrumi i Shijakut”, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019 në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozetit përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Nga atentati në autostradën Tiranë-Durrës, mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit Ndoj, teksa të tre udhëtonin në të njëjtën makinë tip “Benz Mercedes”.

Në seancën e lësaj të marte, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Ramazan Rrajës për gjykim të shkurtuar, si dhe për të pandehurit e tjerë.

Për Rrajën, SPAK kërkoi 11 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar ulet në 7 vjet e 4 muaj.

Për Genti Nderjakun kërkoi 9 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar ulet në 6 vite.

Për Bashkim Haxhinë kërkoi 8 vite burgim që ulet në 5 vjet e 4 muaj burg.

Për Endrit Sinanin SPAK kërkoi 7 vjet e 6 muaj burgim që ulet në 5 vite.

Për Julian Pjetrin u kërkua 7 vjet e 6 muaj burgim që me gjykim të shkurtuar ulet në 5 vite burgim.

Pas dhënies së pretencës, avokatët kërkuan kohë që të përgatisin mbrojtjen. Seanca e radhës u caktua më datë 2 tetor ora 09:00.

Arjan Ndoj ka qenë prokuror i Durrësit kur iu bë atentat, por më pas u skualifikua për shkak të problemeve që iu zbuluan gjatë Vettingut.

Për këtë çështje pritet gjykohen edhe Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, me këtë të fundit të identifikuar si një nga autorët e dyshuar, të ekstraduar muajin e kaluar nga Dubai në Shqipëri.

SPAK arriti të zbardhë këtë ngjarje pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC” dhe pas finalizimit të hetimeve çoi në gjyq si të pandehur 9 persona.

Ata akuzohen si anëtarë të një grupi të kriminal që ndër vite ka planifikuar të paktën 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, i cili mbante asokohe postin e prokurorit në Prokurorinë e Durrësit.

Në grupin e personave të akuzuar bëjnë pjesë të dënuarit Redian Rraja dhe Arjol Halilaj, ndërsa Plaurent Dervishaj akuzohet si porositësi i atentatit së bashku me Ramazan Rrajan, nipin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Si Plaurent Dervishaj, ashtu edhe Julian Meçe, i shpëtuan një tentati me armë zjarri në Durrës në 20 qershor 2019 teksa udhëtonin me makinë.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj/ SPAK kërkon mbi 28 vjet burg për 5 të akuzuarit, gjykim i shkurtuar për Ramazan Rrajën appeared first on Gazeta Si.

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, zbardhen akuzat ndaj autorit të krimit dhe familjarëve të tij

17 September 2024 at 10:41

Gazeta Si – Prokuroria e Fierit, ka mbyllur hetimet për vrasjen e vëllezërve Gramoz dhe Vladimir Kurtaj në Kurjan të Roskovecit pak ditë më parë dhe ka zbardhur akuzat ndaj autorit të krimit, Altin Kuka dhe bashkëpunëtorëve të tij në këtë krim të rëndë.

Altin Kukaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Evis Kukaj, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Emarjus Kuka dyshohet për kryerjen e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Tomor Zykaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shtetasi Y.K., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

I mituri në konflikt me ligjin E.H., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Për shtetasit Y.K., dhe të miturin në konflikt me ligjin E.H., për shkak të moshës së tyre, vazhdon hetimi në gjendje të lirë, për veprat penale. Gjithashtu, po kryhen hetime të mëtejshme për të vënë para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur”, – njofton Prokuroria e Fierit.

Altin Kuka 49 vjeç, Ervis Kukaj, 21 vjeç dhe Emauris Kukaj 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), dhe Tomor Zyka, janë lënë në burg.

Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e së martës (10 Shtator) në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Dy vëllezërit u ekzekutuan në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit, ku dyshohet se krimi erdhi pas një sherri që kishte ndodhur më herët mes djalit të Kukës dhe viktimave.

The post Vrasja e dyfishtë në Roskovec, zbardhen akuzat ndaj autorit të krimit dhe familjarëve të tij appeared first on Gazeta Si.

Apeli e dënoi për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese bën rekurs në Gjykatën e Lartë

16 September 2024 at 12:21

Gazeta Si – Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekurs për vendimin e dhënë nga Apeli, që e shpalli atë fajtor për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit, vendosi më 13 shkurt të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe dënimin e tij me 6 muaj burgim, masë e cila u pezullua në këmbim të vendosjes në shërbim prove për 1 vit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e kaloi shkallën e parë të vetingut, por u rrëzua nga një vendim i Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, KPA që e lidhi këtë subjekt rivlerësimi përmes një kontrate me OSHEE me një apartament në Golem, që pretendohej se ishte i vëllait.

Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme.

SPAK siguroi atëherë në Gjykatën e Posaçme urdhër sekuestroje për një shtëpi me sipërfaqe 60 m2 në Golem, në zotërim të Dedjas.

Dedja u deklarua dhe u dënua në Shkallën e Parë më 26 qershor 2023, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

The post Apeli e dënoi për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese bën rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Gazeta Si.

Pas lirisë, Fredi Beleri kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

16 September 2024 at 11:06

Gazeta Si – Dy javë pasi u lirua nga qelia, ish kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon pafajësi.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar në Himarë, pasi dyshohej për blerje votash.

Edhe pse fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, ai nuk arriti asnjëherë ta ushtronte detyrën. Beleri u dënua me 2 vite burgim për akuzën e korrupsionit zgjedhor, por asnjëherë nuk e pranoi akuzën, duke deklaruar se ishte arrestuar me urdhër politik.

Gjatë kohës që vuante dënimin, Beleri u zgjodh edhe eurodeputet i Greqisë i propozuar nga kryeministri grek Mitsotakis, që përfaqëson Partinë Demokracia e Re.

Më 2 shtator, Beleri u lirua me kusht, kur i kishin mbetur edhe 6 muaj për të vuajtur në qeli. Beteja e tij ligjore me drejtësinë shqiptare, tensionoi edhe marrëdhëniet diplomatike mes Tiranës dhe Athinës.

The post Pas lirisë, Fredi Beleri kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë appeared first on Gazeta Si.

Mori ryshfet nga ‘Rrumi i Shijakut’, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-avokatin e shtetit

16 September 2024 at 10:36

Gazeta Si – Apeli i GJKKO-së, ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-avokatin e Shtetit, Irgen Kërçuku, i cili u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Kërçuku është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nën akuzën se është korruptuar nga Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut, i shpallur në kërkim për disa vepra penale nga SPAK.

Ai u arrestua në nëntor të 2019-tës, kur iu bë atentat bashkë me prokurorin Arjan Ndoj, ndërsa ky i fundit mbeti i vdekur.

Nga hetimet e kryera atij iu gjet në celular një video-përgjim të qershorit të 2017-të ku bisedonte për ryshfet me avokatin Irgen Kërçuku, që të mos apelonte procesin gjyqësor për pronësinë e 45 mijë metra/katrorë pronë shtetërore në Gjirin e Lalzit.

Irgen Kërçuku, akuzohet nga SPAK se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Aleksandër Laho, akuzohet se ka kryer veprën penale “ Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

SPAK thotë se është provuar se Irgen Kërçuku, me detyrë asokohe avokat i shtetit në Zyrën Vendore të Avokaturës së Shtetit, ka marrë 900 000 lekë nga Aleksandër Laho i quajtur ndryshe “Rumi”, për të mos marrë pjesë në procesin gjyqësor me palë ndërgjyqëse paditës Pal Seçuni, lidhur pronat në Lalëz.

Ai u pagua për të mos bërë në vijim ankim në Gjykatën e Apelit, për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, pas një ngërçi të gjatë ligjor me 45 mijë metra/katrorë në Gjirin e Lalëzit me paditës Pal Seçuni.

The post Mori ryshfet nga ‘Rrumi i Shijakut’, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-avokatin e shtetit appeared first on Gazeta Si.

E vrau dhe i dogji trupin një personi në 2018, ekstradohet nga Italia Agron Tufa

15 September 2024 at 11:33

Nga Gazeta Si- Ekstradohet nga Italia, shtetasi Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. 52- vjeçari nga Nikla e Krujës u kap në Bari në janar të këtij viti, gjatë operacionit të përbashkët policor të koduar “Informacioni”.

Sipas njoftimit zyrtar, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin Hysni Ramaj ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, Krujë, shtetasin K. H. dhe më pas e kanë djegur trupin e tij. Masakrimi i Kejsi Hysës dhe fshehja e kufomës në afërsi të Niklës ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit.

Ngjarja tronditi vendin në 2018, viktima i la të ruajë rreth 50 kg kanabis Hysni Ramajt i cili i ka thënë më pas se i kanë humbur dhe këtu ka nisur konflikti.

The post E vrau dhe i dogji trupin një personi në 2018, ekstradohet nga Italia Agron Tufa appeared first on Gazeta Si.

Afera ‘Partizani’/ Kërkuan lirinë, Apeli i GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ Berishën dhe Malltezin dy ditë pasi u morën të pandehur

13 September 2024 at 14:46

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesat e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për zëvendësimin e masave të tyre të sigurisë, dy ditë pasi u morën të pandehur dhe iu komunikuan zyrtarisht akuzat në lidhje me aferën e klubit sportiv “Partizani”.

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi që t’i lërë në “arrest shtëpie” edhe ish-kryeministrin Berisha, ashtu edhe dhëndrin e tij, Malltezi.

Këtë të premte, avokatët e tyre iu drejtuan gjykatës ku kërkuan zëvendësim të masës së sigurisë, bazuar kryesisht në faktin se hetimet kanë mbaruar dhe nuk ka rrezikshmëri në prishjen e provave. Po ashtu ata u njohën me të gjitha zhvillimet e tjera hetimore të kryera nga SPAK gjatë këtyre muajve.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme, po ashtu i ka qëndruar kërkesës që Berisha dhe Malltezi të vijojnë me masat e sigurisë edhe gjatë procesit të gjykimit.

LEXO EDHE:
– Pesë minuta në SPAK, Jamarbër Malltezi njihet me akuzat e ‘korrupsionit dhe pastrim parash’: Nuk kanë prova, arresti është politik (video)
– Sali Berisha zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e ‘korrupsionit pasiv’. Pas 23 minutave në Prokurorinë e Posaçme: 500 faqe mashtrime…

Malltezi është praqitur personalisht në Apel për të kërkuar një masë më të butë sigurie, ndërsa Berisha ka zgjedhur të qëndrojë në shtëpi.

Berisha dhe Malltezi kërkuan zëvendësim të masës së sigurisë bazuar kryesisht në faktin se e gjithë dosja, e cila tashmë pritet të kalojë për gjykim, ka përfunduar hetimet dhe nuk ka rrezikshmëri në prishjen e provave.

Nga ana tjetër, sipas tyre, ka rezultuar se e gjithë akuza e ngritur nga ana e SPAK është e rrëzuar dhe nuk provohet.

“SPAK nuk ka futur të bëjë pjesë të dosjes fletoren zyrtare me ligjet e kohës. Kjo tregon nështrimin politik. E kanë bërë të qartë, vijimi është me të njëjtën masë. Ne i treguam gjykatës që prokurorët kanë dalë në gënjeshtër. Ka kod të veçantë për Edi Ramën dhe kod të veçantë për Sali Berishën. Ka vjedh tokë në Gjipe, asgjë nuk ka. Këto deklarova në gjykatë”, – tha Malltezi para SPAK për mediat.

Dy ditë më parë, ish-kryeministri Berisha, u mor i pandehur nga SPAK për dosjen “Partizani”, ku prokurorët i komunikuan akuzën për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.

Për këtë aferë, akuzat për “korrupsion dhe pastrim parash” iu komunikuan edhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Ndërsa, të enjten u morën të pandehur edhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja. SPAK vlerësoi t’i komunikojë Bektashit akuzën e “korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë shtetërore” dhe “pastrim të parave”, ndërsa Begesë akuzën e “pastrimit të parave”.

The post Afera ‘Partizani’/ Kërkuan lirinë, Apeli i GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ Berishën dhe Malltezin dy ditë pasi u morën të pandehur appeared first on Gazeta Si.

‘Partizani’ / Pas Berishës dhe Malltezit, merret i pandehur ndërtuesi Fatmir Bektashi dhe trashëgimtari i tokës, Xhimi Begeja

12 September 2024 at 13:47

Gazeta Si – Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzë këtë të enjte edhe ndërtuesit, Fatmir Bektashi dhe trashëgimtarir të tokës, Xhimi Begeja, për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Për ndërtuesin e kullave, Fatmir Bektashi, SPAK i ka komunikuar akuzat “korrupsion aktiv” dhe pastrim parash”.

Ndërsa për ortakun e Jamarbër Malltezit, Xhimi Begeja, i cili është marrë i pandehur për këtë aferë, akuza e SPAK është “pastrim parash”.

Xhimi Begeja në SPAK

Kështu, shkon në 4 numri i personave të pandehur për aferën e privatizimit të klubit sportiv “Partizani” në Tiranë.

Sipas dosjes, SPAK thotë se Bektashi është personi që ka korruptuar Jamarbër Malltezin dhe ky i fundit më pas ish-kryeministrin Sali Berisha kur ishte në pushtet.

Po ashtu, Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit “Partizani”.

Ndërsa Begeja, ka qenë pjesë e hetimeve, por nuk është hetuar në masë sigurie, ndërsa Fatmir Bektashi është hetuar nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” .

Të dy u paraqitën sot në SPAK së bashku me avokatët e tyre për t’u njohur me akuzën dhe provat dhe kanë 10 ditë afat për të shqyrtuar akuzat. Asnjë prej biznesmenëve nuk pranoi të jepte prononcim për mediat.

Një ditë më parë, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku u mor i pandehur për “korrupsion pasiv”. Po ashtu edhe dhëndri i rij Jamarbër Malltezi, u mor i pandehur nga SPAK për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.

SPAK e akuzon Berishën se në kohën kur ka qenë kryeministër i vendit, ka ndryshuar ligje dhe vendime qeverie për të favorizuar dhëndrin e tij për të përfituar në mënyrë të paligjshme.

The post ‘Partizani’ / Pas Berishës dhe Malltezit, merret i pandehur ndërtuesi Fatmir Bektashi dhe trashëgimtari i tokës, Xhimi Begeja appeared first on Gazeta Si.

GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ kryebashkiakun socialist të Tropojës: Kam zbatuar ligjin

12 September 2024 at 10:44

Gazeta Si – Kryebashkiaku socialist i Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësi i tij në detyrë, Abedin Kërrnaja, nën akuzë për “shpërdorim detyre” nga ana e SPAK, do të mbeten në “arrest shtëpie”.

GJKKO vendosi këtë të të enjte masën e sigurisë për dy zyrtyrët, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë miratuar leje për projekte që konsistojnë në hapjen e rrugëve, të cilët kanë çuar në dëmtim të pyjeve, e çka përbën shkelje të rregullores së zhvillimi të territorit.

Pasi doli nga seanca në GJKKO, Byberi u shpreh shkurtimisht për mediat: “Nuk kam bërë asgjë më shumë se zbatimin e ligjit. Përshëndes qytetarët e Tropojës. Faleminderit shumë!”

Prokuroria e Posaçme në aktakuzë sqaron se Byberi dhe zëvendësi i tij kanë shkelur ligjin për ndërtimin e dy akseve rrugore, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277. 611.520 lekë dëme.

Akuza lidhet me projektet e miratuara nga Këshilli Bashkiak për ndërtimin e rrugës Stacioni i Anijes Palç-Guri i Lules, me një gjatësi 3.2 km, totalisht ndërtim i ri, i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, por edhe miratimin në parim të projekt idesë për rrugën “Qafë Murrizi- Qafë Agri”.

The post GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ kryebashkiakun socialist të Tropojës: Kam zbatuar ligjin appeared first on Gazeta Si.

‘Gërdeci’ / Mediu kërkon ripërsëritjen e pjesshme të akt-ekspertimit të dëmit ekonomik

11 September 2024 at 10:52

Gazeta Si- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt-ekspertimin e dëmit ekonomiko-financiar të çështjes “Gërdeci”.

Sipas avokatëve të Mediut, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të Kombinatit Mekanik të Poliçanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të municioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.

Avokati Henrik Ligori i tha gjykatës se mbi dyshimtë për falsifikim janë kallëzuar penalisht tre zyrtarë të kombinatit, por më pas gjykata e Beratit, ajo e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar akuzën ndaj tyre.

Në këto kushte, tha avokati Ligori, të dhënat e shkresës në fjalë kanë qenë të sakta.

Në vijim, avokati i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.

Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet nga SPAK se ka shpërdoruar detyrën në procedurat për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.

Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

Akt-ekspertimi në atë kohë tregon se shtetit iu shkaktua një dëm prej 59 mln lekësh, pasi nuk ishte përllogaritur transporti i municioneve.

Nga shpërthimi në Gërdec më 15 mars 2008 humbën jetën të paktën 26 persona e u plagosën qindra të tjerë.

The post ‘Gërdeci’ / Mediu kërkon ripërsëritjen e pjesshme të akt-ekspertimit të dëmit ekonomik appeared first on Gazeta Si.

‘Partizani’ / SPAK thërret sot Berishën për t’u njohur me akuzat, deputetë dhe militantë të PD në protestë para godinës

11 September 2024 at 09:51

Gazeta Si- Ish-kryeministri dhe kreu i opozitës, Sali Berisha do të paraqitet këtë të mërkurë në orën 12:00 për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme, ku pritet të merret zyrtarisht i pandehur dhe të njihet me akuzat ndaj tij për aferën e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”.

Deri më tani, Berisha, në “arrest shtëpie” prej dhjetorit 2023, është hetuar për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-klubit “Partizani”, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, gjthashtu në “arrest shtëpie”, i cili dyshohet se përfitoi duke ndërtuar kulla mbi truall, akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Akuza do t’i komunikohet edhe dhëndrit të tij, Malltezi i cili në SPAK do të mbërrijë në orën 14:00. Ndërkohë, opozita dhe qytetarët, janë mobilizuar për të mbështetur liderin e tyre, duke kundërshtuar arrestin e tij, të cilin e cilësojnë politik.

Deputetë dhe pjesëtarë të strukturave të PD-së do të jenë të pranishëm në orën 12:00 përpara SPAK.

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kanë kërkuar mobilizimin e deputetëve dhe strukturave për të mbështetur kryedemokratin në përballjen e tij të radhës me drejtësinë.

Ende nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat zyrtare për të cilat Berisha mund të merret i pandehur nga ana e SPAK. 

Ndërkohë ai ka zhvilluar disa beteja me drejtësinë për të fituar lirinë, por kërkesat e tij janë rrëzuar nga ana e gjykatave. 

Në 20 tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme e përfaqësuar nga gjyqtarja Irena Gjoka firmosi 3 udhër-arreste, në mungesë masë sigurimi “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte” për Berishën, ndërtuesin Fatmir Bektashi dhe “arrest në burg” për Malltezin. Më pas ky i fundit u lirua nga Gjykata e Apelit, e cila e dërgoi në “arrest në shtëpi”.

Ndërsa për Berishën, duke qenë se nuk u paraqit për të firmosur të hënën e parë dhe të 3 të çdo muaji, SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesë për heqjen e imuniteti të tij dhe kërkoi nga gjykata ndryshim të masës së sigurimit. Togat e zeza vendosën më 30 dhjetor 2024 që Berisha të hetohet nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”. 

The post ‘Partizani’ / SPAK thërret sot Berishën për t’u njohur me akuzat, deputetë dhe militantë të PD në protestë para godinës appeared first on Gazeta Si.

Paditi për shpifje Salianjin dhe Murrizin, GJKKO rrëzon akuzën e ish-kryebashkiakut të Divjakës

By: Nevila
10 September 2024 at 18:10

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Kokoneshit, ish-kryetari i bashkisë së Divjakës, për shpifje ndaj Ervin Salianjit dhe Myslym Murrizit.

GJKKO bën me dije se ka pushuar çështjen pasi ndjekja penale është ushtruar në tejkalim të afatit të parashkrimit.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga komunikimi i vendimit të arsyetuar.

The post Paditi për shpifje Salianjin dhe Murrizin, GJKKO rrëzon akuzën e ish-kryebashkiakut të Divjakës appeared first on Gazeta Si.

Tjetërsoi tokën te privati / SPAK mbyll hetimet dhe i komunikon akuzën ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

10 September 2024 at 13:09

Gazeta Si – SPAK ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar akuzën “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë, lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Goro u arrestua më 23 mars të këtij viti, pasi akuzohet se në dy episode të ndryshme, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Himarë, ka përcjellë pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara.

Gjë e cila më pas ka bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqeje toke bujqësore (në pronësi të shtetit) në favor të subjektit privat.

Gjithë procesi është kryer në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës.

Ai ndodhet në qeli prej më shumë se 6 muajsh, pasi GJKKO me kërkesë të SPAK caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara, duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin. Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2.

Lidhur me këtë çështje kreu i Kadastrës Vlorë, Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish-juristi Vezir Gjikoka, si dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë, në “arrest në shtëpie”.

Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, është lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për t’u arrestuar.

Pak muaj pas arrestimit, Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë sigurie “arrest në burg” për Jorgo Goron, si dhe sekuestroi 4.900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës, Arqile Bollano.

Goro dyshohet për “shpërdorim detyre dhe korrupsion”, teksa hetimi ka nisur fillimisht nga Prokuroria e Vlorës, por u transferua një muaj më parë në SPAK.

Toka ndodhet në zonën e Livadhit në Himarë, e cila sipas prokurorisë është përfituar në mënyrë të padrejtë nga Arqile Bollano, kryetar i komanduar nga PS në Bashkinë Himarë.

Vetë Bollano ka qenë pjesë e grupit të punës, të cilët ndërtuan listën emërore të personave që fituan tokë në mënyrë të padrejtë në Himarë një pjesë të të cilës dyshohet se duke shfrytëzuar njohjen me Goron, ia jep vetes së tij.

Por ndryshe nga masa që kërkohet për Goron, aktualisht për Bollanon s’ka kërkesë për masë, veç asaj për sekuestrimin e tokës.

Kallëzimi lidhur me këtë çështje është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7.501.

Në vitin 2015 kur u kryen procedurat, Bollano kishte funksion të rëndësishëm tek zyra e pronave në Bashkinë e Himarës, madje drejtonte grupin e punës për ndarjen e pronave. 

Përfitimi i dy pronave është bërë me firmë të Jorgo Goros, me argumentin se familje si ajo Bollanos, nuk janë trajtuar me tokë gjatë vitit 1991-1992.

Dhe për shkak se këto familje dispononin dhe kishin në përdorim faktik disa ngastra me sipërfaqe toke në zonën e Himarës, ato toka duhet t’i njiheshin nga bashkia.

The post Tjetërsoi tokën te privati / SPAK mbyll hetimet dhe i komunikon akuzën ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro appeared first on Gazeta Si.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, kalon për gjykim në mungesë çështja ndaj Altin Hajrit

10 September 2024 at 10:52

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka vendosur të dërgojë në gjyq dosjen  në ngarkim të Altin Hajrit, i dyshuar si kreu i grupit kriminal që vepronte në Shijak.

Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020. Gjykimi i tij pritet të bëhet në mungesë, pasi deri më tani ai nuk është mundur të gjendet nga autoritetet.

Ndërkohë, gjykimi për grupin kriminal është ndarë në disa pjesë. Më herët, gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin, ndërkohë që ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe të pandehurit e tjerë.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz për shkak se i vëllai i tij dyshohet se kishte vjedhur një sasi droge në Angli prej 260 kg kokainë.

Për shkak të dhunës së ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, dyshohet se humbi jetën rrugës për në një resort në Shijak, aty ku shikohet i pajetë për herë të fundit në pamjet e kamerave të sigurisë.

Deri më sot, trupi i pajetë i Prengës nuk është gjetur ende, pavarësisht kërkimeve të policisë.

Sa i takon Dritan Rexhepit, ai u arrestua në Turqi pak muaj më parë dhe drejtësia turke ka pranuar ta ekstradojë në vendin tonë.

Rexhepi akuzohet si organizator dhe porositës i pengmarrjes së Jan Prengës.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, kalon për gjykim në mungesë çështja ndaj Altin Hajrit appeared first on Gazeta Si.

Tentuan vrasjen e Xhevdet Plakut, SPAK kërkon rreth 30 vite burg për anëtarët e grupit kriminal, mes tyre dhe ish-shefi i Krimeve, Dedan Gjoni

10 September 2024 at 10:37

Gazeta Si – SPAK ka kërkuar rreth 30 vite burg për 4 anëtarët e grupit kriminal, të cilët kishin planifikuar vrasjen e Xhevdet Plakut në 17 shtator 2019.

Bëhet fjalë për porositësin e vrasjes së dështuar, Rexhep Rapi, i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapi, ish-shefin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermenin.

Për Kep Arapin, SPAK kërkon dënimin e tij me 7.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie.

Xhevdet Plaku (Akili)

Për Algert Rapin kërkohet 7.4 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar u kërkua dënimi me 4.8 vite heqje lirie.

E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK në pretencë edhe për Dedan Gjonin, ish-shefin e Krimeve në Komisariatin nr. 6 dhe Dejvi Gjermenin, për të cilët po ashtu u kërkua dënimi me 4.8 vite burg me gjykim te shkurtuar.

Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ky hetim i SPAK nisi mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë. Nga verifikimet rezultoi se Dedan Gjoni ka thirrur në komisariat “Akilin” dhe u ka thënë autorëve orarin që do e lironte dhe u ka nisur foto të tij. Më pas kjo ngjarje nuk është realizuar dot pas autorët janë tërhequr.

Nga provat rezultoi se urdhri për krimin u dha nga Holanda. Hakmarrja mes Plakut dhe Arapit e ka zanafillën që në vitin 2000. Kep Arapi dyshonte se Plaku, i njohur si “Akili” me 25 identitete ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij. Konflikti i vitit 2000 dyshohet për çështje të trafikut të drogës.

The post Tentuan vrasjen e Xhevdet Plakut, SPAK kërkon rreth 30 vite burg për anëtarët e grupit kriminal, mes tyre dhe ish-shefi i Krimeve, Dedan Gjoni appeared first on Gazeta Si.

Berisha shkon në SPAK të mërkurën për dosjen ‘Partizani’, do njihet me akuzat së bashku me Malltezin

9 September 2024 at 15:52

Gazeta Si – Pas dy ditësh, të mërkurën e 11 shtatorit, ish-kryeministri Sali Berisha, që prej 31 dhjetorit në “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”, do të paraqitet në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzat.

Sipas burimeve, kryetari i opozitës do të paraqitet në orën 12:00 në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi, edhe ai në “arrest shtëpie” për të njëjtën çështje dhe në hetim nga SPAK, do të shkojë në orën 14:00.

Kreu i Partisë Demokratike prej 8 muajsh e gjysmë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK, pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Vjeshtën e viti 2023, Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie, duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit Berisha, i cili nuk u paraqit për t’u njohur me masën, kurse dhëndri i tij nga “arrest me burg”, përfundoi nën “arrest shtëpie”.

SPAK thotë se Jamarbër Malltezi është përfshirë në korrupsion dhe ka përfituar 5.4 milionë euro, gjatë këtyre procedurave, i favorizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin e ka vjehërr.

Nën hetim për këtë dosje me masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” është edhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

The post Berisha shkon në SPAK të mërkurën për dosjen ‘Partizani’, do njihet me akuzat së bashku me Malltezin appeared first on Gazeta Si.

Lihet në burg 21-vjeçari që strehoi në banesë të ‘fortin e Niklës’, Marklen Haka

9 September 2024 at 14:04

Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Klajdi Hakën, i akuzuar për armëmbajtje paleje, si dhe mbështetje të personave të shpallur në kërkim.

Disa ditë më parë në banesën e tij është arrestuar i ‘forti’ i Niklës, Marklen Haka iakuzuar për disa vepra penale, ku më të rëndat janë vrasja e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit si dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal

Të dielën, para Gjykatës së Posaçme doli vetë Marklen Haka, i njohur dhe me mbiemrin Aliu. I ashtuquajturi “i forti i Niklës” konsiderohet nga autoritetet si një nga njerëzit kryesorë të botës së krimit në Shqipëri dhe ishte në listat e të shumëkërkuarve të policisë.

Për disa muaj ai u fsheh në Dubai pasi u shpall në kërkim me kërkesë të SPAK dhe ka hyrë ilegalisht në Shqipëri disa javë më parë. Para gjykatës e cila e la në arrest me burg, 33-vjeçari i mohoi akuzat e ngritura ndaj tij.

Marklen Haka, anëtar i bandës kriminale të Niklës, dyshohet i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale teksa i ka mbijetuar disa atentateve.

Në atentatin e kryer ndaj tij në vitin 2019, mbeti e vrarë halla e tij, 50-vjeçarja Shpresa Basha. Më 12 shtator të vitit 2018, Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë përfunduan në Polici. Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje.

Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie. Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën. Po ashtu, Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në vitin 2019.

The post Lihet në burg 21-vjeçari që strehoi në banesë të ‘fortin e Niklës’, Marklen Haka appeared first on Gazeta Si.

❌
❌