Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

5 October 2024 at 15:20

Aviokompania Emirates nga Dubai, ua ka ndaluar pasagjerëve përdorimin dhe bartjen e pejxherëve dhe radiolidhjeve gjatë fluturimit me aeroplanët e tyre.

Ky vendim u mor pasi muajin e kaluar ndodhi një sulm mbi grupin militant Hezbollah të Libani, që përfshinte shpërthimin e pajisjeve të komunikimit ku dhjetëra persona humbën jetën dhe mijëra tjerë u plagosën, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Dubai apo për në Dubai, u ndalohet transportimi i pejxherëve dhe radiolidhjeve që do t’ju merren edhe nëse i kanë nëpër bagazhe”, u tha nga kjo aviokompani.

Ata shtuan se çdo pajisje e ndaluar do të konfiskohet nga policia e Dubait si pjesë e masave të shtrënguara të sigurisë.

Në sulmin vdekjeprurës të shtatorit, mijëra persona, kryesisht pjesëtarë të Hezbollahut që bartnin pejxherë dhe radiolidhje e pësuan.

Ata fajësuan Izraelin për këtë sulm, ndërsa nga kabineti i Benjamin Netanyahu e kanë mohuar kategorikisht përfshirjen. /Telegrafi/

 

 

The post Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve appeared first on Telegrafi.

❌
❌