Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Viktima të dhunës në familje, Binjaku: Urdhrat e mbrojtjes nuk kanë qenë efektivë

By: gaze tare
30 September 2024 at 13:08

Sociologia Entela Binjaku, e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ foli në lidhje me rastet e shtuara të dhunës në familje në Shqipëri. Duke komentuar shifrën e 159 viktimave të dhunës në familje, Binjaku u shpreh se, kjo pandemi në Shqipëri duhet ndalur sa më parë. Sipas sociologes Binjaku, institucionet në Shqipëri e bëjnë punën deri në gjysmë.

‘Siç edhe e transmetuat edhe ju, janë 159 gra që në 4 vitet e fundit nuk jetojnë më për shkak të dhunës. Nuk janë vetëm këta 159 gra viktima të dhunës në familje, por janë edhe rreth të njohurish, familje, komuniteti ku ata kanë jetuar, ndaj dhe rrethi i shtrirjes së dhunës është më i gjerë se kaq.

Shqetësues është edhe numri i 3 mijë rasteve të denoncuara që kanë marrë edhe urdhër mbrojtje dhe vetëm 611 burra ishin të dënuar si shkak i dhunës brenda shtëpisë.

Unë shikoj një mungesë proporcianliteti mes të dënuarve dhe urdhrave të mbrojtjes. Edhe urdhrat e mbrojtjes nuk kanë qenë gjithmonë efektivë, gjë që do të thotë se institucioni e ka bërë detyrën gjer në gjysmë. Pavarësisht urdhrave të mbrojtjes gratë nuk i kanë shpëtuar dhunës në familje’, tha sociologia Entela Binjaku.

The post Viktima të dhunës në familje, Binjaku: Urdhrat e mbrojtjes nuk kanë qenë efektivë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌