Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 September 2024Main stream

Ballkani mposht thellë Ferizajn, Drita triumfon ndaj Dukagjinit

28 September 2024 at 16:57

Ballkani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar, teksa Drita  triumfoi me rezultat komod 2-0 ndaj Dukagjinit.

Për triumfin e Ballkanit fillimisht shënoi Sunday Adetunji (10′) për 1-0 pas asistimit të Arbër Potokut.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, therandasit shënuan edhe golin e dytë me anë të Giovanni Ribeiros (37′) që realizoi për 3-0.

Në pjesën e dytë Ballkani shënoi edhe dy gola të tjerë me autorët e njëjtë Giovanni Ribeiro (54′) për 3-0 dhe Sunday Adentuji (66′) për 4-0.

Në sfidën tjetër mes Dukagjinit dhe Dritës ndeshja përfundoi me rezultat komod 2-0 në favor të gjilanasve.

Autor i golit për epërsinë e Dritës ishte Kastriot Selmani që shënoi për 1-0 në minutën e 75-të.

Golin e qetësisë dhe atë përfundimtar e realizoi Blerim Krasniqi në minutën e 86-të.

Pas javës së shtatë, Ballkani mban pozitën e parë me 13 pikë, ndërsa Drita renditet në pozitën e pestë me 12 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara./Telegrafi/

 

The post Ballkani mposht thellë Ferizajn, Drita triumfon ndaj Dukagjinit appeared first on Telegrafi.

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Ferizaj, pas përleshjes e kishte goditur me thikë

28 September 2024 at 15:09

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin për vrasje në tentativë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dubravë të Ferizajt, të premten në ora 10:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas që pas një përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar, e kishte goditur me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Ferizaj, pas përleshjes e kishte goditur me thikë appeared first on Telegrafi.

Dita e ndeshjeve: Sot zhvillohen dy takime interesante në Superligën e Kosovës

28 September 2024 at 09:37

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Xhiro e shtatë nisi ditën e djeshme, ku u zhvillua vetëm një ndeshje dhe Llapi shënoi fitore 3-0 ndaj Suharekës.

Sot janë në orar për tu zhvilluar dy ndeshje, të cilat pritet të jenë shumë interesante.

Në ndeshjen e parë, Dukagjini pret Dritën në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin 18 qershori në Klinë.

Në takimin tjetër do të luajnë Ballkani me Ferizajn, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Suharekë.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

 

The post Dita e ndeshjeve: Sot zhvillohen dy takime interesante në Superligën e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Luhet nga e premtja në të diel, orari i xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë

26 September 2024 at 11:14

Albi Mall Superliga e Kosovës do të luhet këtë fundjavë, ku në program janë pesë ndeshje për tu zhvilluar në kuadër të xhiros së shtatë.

Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka publikuar edhe orarin për ndeshjet e xhiros së shtatë që zhvillohen nga e premtja në të diel.

Llapi dhe Suhareka zhvillojnë ndeshjen e parë të premten me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Të shtunën në program janë dy sfida të tjera, ku Ballkani para adhuruesve të vet pret Ferizajn.

Ndërkohë në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, Dukagjini është nikoqir i Dritës.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet të dielën me Gjilanin që pret para adhuruesve të vet Prishtinën.

Ndërkohë sfida e fundit e kësaj jave është ajo mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës që zhvillohet në Drenas. /Telegrafi/

The post Luhet nga e premtja në të diel, orari i xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë appeared first on Telegrafi.

Shkolla “Jorenim De Rada” në Ferizaj përballet me mbingarkesë të nxënësve e kushte të rënda teknike

25 September 2024 at 16:56

Deri në 38 nxënës numërojnë disa paralele të ciklit të ulët në shkollën fillore “Jorenim De Rada”në qytetin e Ferizajt. Duke e parë këtë mbingarkesë të nxënësve dhe kushtet e rënda teknike për zhvillim të procesit mësimor, komuna sëbashku me Bashkimin Evropian rreth dy vjet më parë kanë nisur ndërtimin e një objekti të ri në rrugën “Sali Çeku”.

Kjo gjendje ka nxitur reagimin e këshillit të prindërve të cilët kanë kërkuar nga institucionet përkatëse të bëjnë zgjidhje urgjente për këtë shkollë por edhe për disa shkolla të tjera.

Visar Islami, kryetar i këshillit të prindërve për regjionin e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin, se mbingarkesën e nxënësve nëpër shkolla të qytetit më së shumti po e bëjnë lëvizjet e popullsisë nga fshati në qytet.

“Duke e parë që numri i nxënësve po rritet çdo ditë nëpër shkollat fillore,  arsyeja e vetme është lëvizja e popullsisë nga viset rurale në drejtim të qytetit. Pra, kjo po e bën të mbingarkuar çdo paralele në secilën shkollë, prandaj duhet që institucionet ta kenë parasysh këtë lëvizje dhe të bëjnë sa më shumë investime në ndërtim të shkollave në qytet dhe jo ndërtime të shkollave nëpër vendbanime ku nuk ka numër të madh të banorëve”, ka thënë Islami.

Sipas tij, nëse institucionet krijojnë hapësira nëpër shkolla atëherë nuk do të ketë as ankesa nga prindërit që sipas tij vetëm gjatë javës paraqiten dhjetëra ankesa të tilla për mbingarkesë të klasave me nxënës dhe për hapësira të vogle.

Islami ka sqaruar se është shqetësuese që objekti i shkollës “Jorenim De Rada”të numëron deri në 38 nxënës në një paralele në ciklin e ulët.

“Si këshill i prindërve brenda javës pranojmë dhjetëra ankesa nga prindërit për këtë çështje sepse secili prindër ka dëshirë të ketë kushte të mira për fëmijët. Prandaj, nëse kemi objekte të mjaftueshme shkollore dhe me kushte të mira teknike, atëherë nuk do të kemi shqetësime të prindërve dhe qytetarëve. Këtë çështje më së shumti duhet ta mendojnë edhe drejtuesit e institucioneve në nivelin qendror por edhe komunat sepse lëvizjet e qytetarëve nga fshati në qytet mund të paraqes telashe edhe më të mëdha në të ardhmen sepse sidomos gjatë sezonit dimëror ka shumë familje që dalin dhe jetojnë edhe me qera në qytet”, ka shtuar Islami.

Telegrafi, ka kontaktuar edhe me drejtorin e Arsimit në komunën e Ferizajt, Afrim Llabjanin, i cili ka thënë se është e vërtetë se mbingarkesë më të madhe po përballet më së shumti shkolla fillore “Jorenim De Rada” në Ferizaj, por zotohet se kjo çështje së shpejti do të zgjidhet me finalizimin e punimeve në objektin e ri.

Llabjani ka bërë me dije se mbingarkesa më së shumti po ndodh për shkak të lëvizjes së qytetarëve nga fshatrat në qytet.

“Sëbashku me Bashkimin Evropian jemi duke e ndërtuar shkollën e re në rrugën “Sali Çeku”” në Ferizaj e cila do ta redukton numrin nxënësve në shkollën “Jorenim De Rada”. Me telashe të tilla i kemi vetëm paralelet e ciklit të ulët në këtë shkollë, por po shpresojmë që objekti i ri me kapacitet deri në 900 nxënës do të finalizohet në vitin e ardhshëm dhe nuk do të ketë shqetësime të tilla”,ka thënë Llabjani.

Shkolla “Jorenim De Rada” aktualisht numëron rreth një mijë e 700 nxënës dhe konsiderohet ndër shkollat më të mëdha në këtë komunë. / Telegrafi/

The post Shkolla “Jorenim De Rada” në Ferizaj përballet me mbingarkesë të nxënësve e kushte të rënda teknike appeared first on Telegrafi.

❌
❌