Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

Toka me një “Hënë” të dytë/ Buneci: Fenomen i rrallë, nuk shihet me sy të lirë. Asnjë rrezik përplasjeje

By: lia rda
24 September 2024 at 16:49

Planeti ynë do të bëhet me një Hënë të dytë. Një Asteroid i quajtur “Minihëna 2024 PT5”, jo i përmasave të mëdha, po afrohet dhe do të hyjë në fushën gravitacionale të Tokës, duke u shndërruar në një objekt orbitues në tip hënë që do vijë në mënyrë eliptike.

Asteroidi është me diametër 10 metra dhe sipas astronomëve ai nuk mund të shihet me sy të lirë, por vetëm me teleskopë.

Do të hyjë në orbitim me tokën më 29 shtator sipas astrologëve dhe do të rrotullohet për gati dy muaj. Ndërsa, do largohet nga orbitimi si minihënë më 25 Nëntor, duke ndjekur rrugën hapësinore më tej.

Lidhur me këtë fenomen të rrallë, ka folur për “Faqja 4” astrofizikanti Herald Buneci, i cili ka thënë se ky fenomen nuk shihet me sy të lirë dhe nuk ka asnjë rrezk përplasjeje, në të kundërt do të kishte një shkatërrim kolosal.

Sipas Bunecit, distanca e asteroidit është rreth 4 milion kilometra, 10 mijë metra larg nga hëna

“Fenomen i rrallë sepse toka shpeshherë tërheq asteroid të tillë dhe i kthen në hena. Ka ndodhur dhe herë të tjera si në vitin 2006, 2020, 1980. Kemi raste të shpeshta.

Ky fenomen nuk shihet me sy të lirë, duhet një teleskop. Pra, vetëm teleskop të mëdhenj mund ta shohin këtë asteroid.

Distanca është rreth 4 milion kilometra, 10 mijë metra larg nga Hëna, rrotullohet anës Tokës dhe toka herë e tërheq më shumë dhe here më pak.

Ky asteroid konktetisht nuk përbën rrezik sepse qendron shumë lart, por ka astreroid të tjerë që janë më të rrezikshëm. NASA ka paralajmëruar dy asteroidë të tjerë, por ky i sotmi të jemi të qetë nuk ka rrezik.

Nëse do të binte në tokë ose në det, do të bënte dëme shumë të mëdha. Dëmi do të ishte shumë gjigand.

 Një herë në 20 milionë vjet llogaritet të bjerë një asteroid që mund të shkatërronte dhe dinosaurët, por nuk ka rënë dhe ne e kemi këtë fat.

Ky asteroid do të qendroj për një kohë të shkurtër, por do të vijë sërish në vitet 2052-2053.”, tha Buneci./abcnews.al

❌
❌