Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

Video/ Hakmarrja e vogël e Partizanit: Ismaili e Bintsouka ‘shtrembërojnë’ Egnatian

By: user 2
27 September 2024 at 18:39

Një hakmarrje e vogël. Kështu mund të quhet fitorja e Partizanit ndaj Egnatias, për herë të parë përballë që nga 26 maji i kaluar kur rrogozhinasit rrëmbyen titullin kampion. Të kuqtë kishin një tabu ndaj jeshilzinjve, të cilët nuk i mundnin prej 7 takimesh në kampionat, gjë që e arritën me 0-2 e javës së 7 të Superiores. Vendosën golat e shënuar nga Ismaili e Bintsouka, ndërsa vetëm në fund vendasit goditën traversën.

Të dy skuadrat vinin pas një barazimi zhgënjyes në kampionat në javën paraardhëse. Veselinovic e kishte të qartë se duhet të fitonte, duke qenë se ndalesat radhazi ishin bërë tre. Skuadra e teknikut serb në fakt luajti më mirë dhe mori avantazhin në minutën e 20’. Ismaili mposhti Dobjanin, duke e bërë më të thjeshtë për kryeqytetasit.

Lexo më tej: Video/ Elbasani ndal edhe Egnatian: Bordin ka ndërtuar një fortesë, Tetova humb kreun

Të kuqtë administruan me qetësi, sepse edhe Egnatia nuk bëri dot shumë. Tetova tentoi të ndryshonte gjithcka të tijtë nuk po bënin mirë me një zëvendësim të trefishtë pas pushimit. Zejnullai, Kasa dhe Jahaja megjithatë nuk patën imapkt më të rëndësishëm se Bintsouka, që mori vendin e Mba të dëmtuar. Goli në kundërsulm i Bintsouka në minutën e 60’ vulosi një ndeshje që rrezikoi të hapej vetëm në shtesë kur Zejnullai goditi traversën me Qirkon të mundur.

Partizanin, me këtë goditje në transfertë, ngjitet në 12 pikë, një mbi kampionët në fuqi në humbjen e dytë sezonale dhe i bëjnë presion Vllaznisë që ka vetëm një pikë më shumë, por duhet ende të luajë kundër Dinamos.

The post Video/ Hakmarrja e vogël e Partizanit: Ismaili e Bintsouka ‘shtrembërojnë’ Egnatian appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Ismaili takon Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, flasin për sektorin financiar dhe forcimin e bashkëpunimit

20 September 2024 at 11:52

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Mathew Haarsager.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se diskutimet u përqendruan mbi gjendjen makroekonomike të Kosovës, zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe iniciativat e ndërmarra nga BQK-ja në përputhje me Planin e saj Strategjik 2024-2028.

Guvernatori Ismaili nënvizoi stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar, duke vënë në pah performancën e qëndrueshme të sektorit, përfshirë normën e ulët të kredive jo-performuese dhe nivelin e lartë të kapitalizimit.

Gjatë takimit, guvernatori i BQK-së i shprehu mirënjohjen Haarsager për mbështetjen thelbësore të ofruar nga Departamenti i Thesarit amerikan.

Ai theksoi përfitimet nga projektet e ndryshme të përkrahura nga Thesari i SHBA-së, të cilat kishin synim zhvillimin e tregut të obligacioneve qeveritare, krijimin e infrastrukturës së nevojshme të tregut dhe lehtësimin e iniciativave të tjera që avancojnë sistemin financiar të Kosovës.

“Gjithashtu, u diskutuan bashkëpunimet aktuale të mbështetura nga USAID-i, të cilat kanë qëllim krijimin e një kornize dhe infrastrukture të qëndrueshme të tregut të kapitalit. Këto projekte janë jetike për promovimin e stabilitetit financiar dhe rritjes ekonomike të Kosovës, duke siguruar që sektori financiar të vazhdojë të zhvillohet në përgjigje të nevojave të tregut.

Guvernatori Ismaili ritheksoi rëndësinë e partneriteteve dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovës. Angazhimi me Thesarin e SHBA-së ka për synim forcimin e më tejmë të marrëdhënieve dhe promovimit të një mjedisi të qëndrueshëm financiar në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, të dy palët në mbyllje të takimit rikonfirmuan zotimin për thellimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit. /Telegrafi/

The post Ismaili takon Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, flasin për sektorin financiar dhe forcimin e bashkëpunimit appeared first on Telegrafi.

❌
❌