Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 September 2024Main stream

‘Jam në monitorim’, aktorja rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë: Kishte avancuar!

By: gaze tare
21 September 2024 at 20:45

E ftuar në “S’e Luan Topi” ka qenë aktorja dhe ish-banorja e “BBV3”, Julia Illirjani. Teksa u rrëfyer llidhur me vështirësitë që kishte hasur në fillimet e karrierës së saj, Julia ka bërë dhe një rrëfim të ndjerë.

Ajo tregon se ka arritur ta luftojë një sëmundje të rëndë, por i duhet ta mbajë në monitorim gjithë jetën, për t’u mos u shfaqur sërish.

“Më është ftohur trupi dhe jam ngrirë kur më marrin në telefon nga spitali dhe diagnostikohem me sëmundjen më të keqe, që ishte. Më thonë që duhet të bësh një analizë me mjekun sepse analizat nuk kanë dalë mirë.

Ka qenë një melanomë shumë e avancuar dhe e egër. Kam ngrirë, nuk arrija të kuptoja as se ku isha, as se çfarë po ndodhte. Në kokë të vërshojnë një mijë gjëra që nuk është frika ndaj vdekjes. Aty e kuptova që nuk ishte frika ndaj vdekjes, e para ishte për vajzën, ‘çfarë do ndodhë, kujt do t’ia lë?’, mendimi i dytë më vinte për prindërit, nuk është normale të iki fëmija para prindit.

Nuk dija si ta menaxhoja, nuk doja të bija në dëshpërim. Mjeku më tha që duhet të futesh me urgjencë në sallë operacioni. I thash jo, ‘më duhet të takoj prindërit’, por nuk u tregova asgjë. I thashë ‘do iki dhe do lë orar pas pushimeve’. Imë motër i tregoi.

Sot mendoj që jam mirë, jam akoma në monitorim dhe do jem gjithë jetën time. U bënë fiks 5 vjet, shpresoj të bëj 10 vjet pa asnjë lloj rikthimi”, rrëfeu aktorja.

The post ‘Jam në monitorim’, aktorja rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë: Kishte avancuar! appeared first on iconstyle.al.

Julia rrëfehet për vështirësitë në fillimet e karrierës së saj: Kam qenë e frikësuar

By: gaze tare
21 September 2024 at 20:22

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, ish banorja e “BBV3” Julia Ilirjani ka rrëfyer detaje lidhur me fillimet e karrierës së saj. Ashtu sikurse dhe çdo tjetër dhe fillimet e Julias kanë qenë të vështira.

Aktorja tregon se është ndjerë e kërcënuar dhe e frikësuar në periudhën ku studionte për aktrim, ndërsa flet për humbjen e disa roleve, për shkak se i kërkonin marrëdhënie seksuale në këmbim.

“Kishte kërcënime, nuk ishte thjesht një ngacmim në rrugë, me ngacmimet jam mësuar. Por nuk më kanë ndodhur gjëra të tejskajshme, kam qenë e frikësuar.

Ideja ishte kjo, nuk ta thonin kaq hapur, por në forma të tjera. Shumë gjërave u kam thënë Jo. Humba disa role, por nuk më mërzit kjo gjë.”-është shprehur ajo.

The post Julia rrëfehet për vështirësitë në fillimet e karrierës së saj: Kam qenë e frikësuar appeared first on iconstyle.al.

❌
❌