Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Belind Këlliçi flet për rrugëtimin në karrierë: S’më shtruan tapet të kuq

By: V K
18 September 2024 at 09:43

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, gjatë një bisede rreth talentit dhe punës, “Aldo Morning  Show” në Tv Klan, u pyet edhe rreth 24 orëve të tij të ditës.

Përtej daljeve në emisione, podiume apo protesta, Këlliçi tregon fillimin e rrugëtimit të tij menjëherë pas përfundimit të studimeve në SHBA dhe kthimit në Shqipëri.

Ai kujton se asokohe nuk kanë munguar as njerëzit që i kanë mbyllur derën.

Belind Këlliçi: “Më kanë pyetur jashtë mase, por edhe ata që janë bashkëpunëtorë ose janë miq e dinë rendimentin. Kur vijnë në orën 9 të mëngjesit dhe të shohin në zyrë, në punë dhe kur vijnë në orën 9 të darkës të shohin prapë në zyrë ose të shohin në emision, por në emisione këto vitet e fundit se për shkak të rritjes së aktivitetit publik në njëfarë mënyre, por më përpara ka qenë një punë e jashtëzakonshme terreni, kur të shohin ditë të shtune, ditë të  diele në punë e kuptojnë se çfarë ndodh

.Unë jam kthyer në 2009 në Shqipëri, kam ardhur pas studimeve që i përfundova në SHBA dhe nuk kam njohur askënd në Partinë Demokratike në sensin personal, i kam njohur figurat publike etj. Nuk është se më ka hapur dikush derën, përkundrazi më është mbyllur dera kur kam ardhur dhe për këtë nuk kam komplekse, e kam thënë përherë”.

Aldo: Ta kanë përplasur derën?

Belind Këlliçi: “Patjetërqë po”.

Aldo: Kush?

Belind Këlliçi: “Mos të hyjmë në emra”.

Këlliçi shton se gjithçka e nisi pa pretendime, pavarësisht prejardhjes nga një familje tiranase apo rrethit shoqëror.

S’më shtruan tapet të kuq”, shprehet ai ndërsa kujton edhe sakrificat që i është dashur të bëjë për profesionin e tij, të cilat do t’i mbajë mend gjithmonë.

Belind Këlliçi: “Orët e jashtëzakonshme, javët pa të shtunë dhe pa të diel, ditët pa asnjë lloj orari”.

Aldo: Sanduiç, byrek me dhallë.

Belind Këlliçi: “Ajo s’bëhet fjalë. Vetëm në fushatën e vitit të kaluar që garoja për kryebashkiak në Tiranë,  pjesa kryesore e ushqimit ishte ndalo diku ha një sanduiç, ndalo ha në këmbë se s’ke kohë, patjetër. Ajo që mbaj mend janë protestat e jashtëzakonshme dhe qëndresa pafund, e kam seriozisht këtë, me qindra e qindra djem që janë goditur e arrestuar nga radhët e FRPD në këto 12 vite që kemi hyrë në opozitë.

Çfarë do të thotë, në 7 vite që unë kam drejtuar forumin rinor, pjesën kryesore, barrën kryesore edhesot për hir të së vërtetës, të protestave, të organizimeve, të terrenit, të përballjeve,e ka mbajtur rinia, e mban rinia, e mbajnë të rinjtë dhe e lodhshme, sinqerisht, përherë pjesa kur ti shkon në protestë, shkon me të rinj, merr pjesë dhe e di fare mirë që pavarësisht se protesta është paqësore, mund të ketë  momente tensioni etj por që asnjëherë nuk eskalojnë në pikën që do të ndalohet dikush, ti e di që do e përfundosh ditën jo kur të mbarojë protesta, por do e përfundosh në komisariat duke u interesuar për të rinjtë, duke ndjekur të rinjtë dhe shpeshherë ka pasur raste që kemi qenë në procese gjyqësore”.

The post Belind Këlliçi flet për rrugëtimin në karrierë: S’më shtruan tapet të kuq appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Belind Këlliçi: Rama i dha dritë jeshile SPAK-ut për të goditur Veliajn, Ogerta dhe Elisa të korruptuara

By: V K
9 September 2024 at 20:17

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, teksa ishte i ftuar në Syri Tv, ka folur për betejën elektorale të zgjedhjeve në 2025.

Këlliçi ka theksuar se me vendosjen e Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliut, si drejtues politikë të PS në Qarkun e Tiranës, Edi Rama, ka zgjeruar diapazonin e grupit të strukturuar kriminal dhe të korrupsionit.

Gjithashtu, drejtuesi politik i PD për Tiranën, u shpreh se kjo zgjedhje e Ramës ka qënë një dritë jeshile për SPAK që të vepronte ndaj Veliajt.

Këlliçi: “Erion Veliaj tashmë ëshë i vdekur politikisht, e ka pranuar vetë PS dhe Edi Rama në vendimmarrjen e tij. Është fakt i ditur botërisht. Vendimmarrja e djeshme ka qënë edhe një dritë jeshile për SPAK që janë të lirë për të goditur Erion Veliajn.

Ai dukshëm ka zgjeruar diapazonin e grupit të strukturar kriminal të Tiranës. Nëse deri dje kishte vetëm Erion Veliajn që është pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i grupit të strukturar kriminal 5D në Bashkinë Tiranë, tashmë ky grup zgjerohet me dy anëtarë të tjerë.

Vjen Elisa e inceneratorit të Fierit, Elisa e matsave e tenderave në ujësjellësin e Fierit përmes të shoqit, Elisa e 5 milionë eurove në doganat shqiptare në katër vitet e para, dhe pastaj vjen Ogerta Manastirliu personi përgjegjës i shkatërrimit të sistemit të shëndetësisë me kontrata korruptive në shëndetësi dhe shkatërrimit të sistemit arsimor aktualisht, mbylljes së shkollave, ku në këtë ditë të parë të vitit arsimor nisim me një lajm negativ me rënien e numrit të nxënësve me 125 mijë më pakë se një vit më parë.

Përgjegjës kryesor për humbjen e lartë të jetëve gjatë pandemisë Covid-19 përgjegjëse ka qënë Ogerta Manastirliu. Në raport me drejtësinë iu la fatura Ilir Beqajt dhe kjo doli e palagur.

Është zgjeruar diapazoni i grupit të strukturuar kriminal dhe i korrupsionit, pra hyjnë edhe këto dy pesha politike që vijnë me bagazhe shumë të mëdha korrupsioni.

Vetë fytyra e Veliajt që nga dita e djeshme nuk është më Gramoz Ruçi në PS personi që nuk qesh kurrë por është vetë Veliaj i cili tregon se si e ka pritur vendimmarrjen e kryetarit të partisë”.

The post Belind Këlliçi: Rama i dha dritë jeshile SPAK-ut për të goditur Veliajn, Ogerta dhe Elisa të korruptuara appeared first on Albeu.com.

Protesta/ Belind Këlliçi: Ambasadori i BE-së po gabon, po shet si model hajdutin ordiner Erion Veliaj

By: V K
6 September 2024 at 12:40

Këtë të premte, Belind Këlliçi, deklaroi sot nga protesta se Ambasadori i BE-së po gabon sot me hapjen e Kolegjit Europian në Tiranë, ku i ftuar për fjalën kryesore është pikërisht Erion Veliaj, pasi po shet si model hajdutin ordiner të Bashkisë së Tiranës.

“Dita e sotme ka nisur me një aktivitet të shëmtuar, ku regjisor kryesor është ambasadori i BE, Gonzato, i cili ditën e sotme do u shesë të rinjve ekselentë të Tiranës si model suksesi Erion Veliajn, një hajdut ordiner, një mbeturinë njerëzore dhe politike, i cili është në hetim për vjedhjen e 132 milionë eurove nga inceneratori, të paktën 30 milionë eurove nga dosja 5D.

Një njeri që ka betonizuar Tiranën, që ka shkatërruar qytetin e Tiranës, ka shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe këtë njeri, zyra e delegacionit të BE, së bashku me një komuniste si Federica Mogherini e shesin si simbol suksesi.

Kjo është një tallje për çdo njeri që ka një pikë dinjiteti në këtë vend. Mos vallë zyra e BE nuk e di që ky hajdut është në hetim pasuror?

A mos nuk e dini se gjysma e stafit të tij kanë vjedhur vota dhe janë në burg? Për çfarë e thërrisni Erion Veliajn? Për të thënë që nuk ka mbaruar shkollën e lartë?

Ftoj Veliajn të vijë këtu të nxjerrë diplomën e universitetit dhe të tregojë a ka shkollim apo jo?”, tha Këlliçi.

Ai tha se protestat do të vazhdojnë.

“Si ka mundësi që goditet opozita pse mbron qytetarët, pse mbron Tiranën?

Si ka mundësi që kryetari i opozitës mbahet në arrest pa fakte, pa akuza, pa provë e ndërkohë këta hajdutë nuk u lëviz qimja e flokut?

Të dashur qytetarë, e dini mjaft mirë metodën e Edi Ramës, mjafton të pyesni Saimir Tahirin, Arben Ahmetajn dhe do e kuptoni se si do vijojë karriera e Erion Veliajt, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, etj.

Ndaj, duke falënderuar të gjithë qytetarët që erdhën në këtë protestë rekord të 24-tën, i them Erion Veliajt se kjo protestë nuk mbyllet pa ikur ti nga bashkia dhe pa shkuar përpara drejtësisë.

PD ka nisur punën në terren dhe kudo jo vetëm për fitoren e zgjedhjeve, por mbi të gjitha për lirimin e liderit të opozitës dhe për të garantuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

The post Protesta/ Belind Këlliçi: Ambasadori i BE-së po gabon, po shet si model hajdutin ordiner Erion Veliaj appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi: Tirana e rrethuar nga plehrat e kreut të “5D-së, shpjegimet e Veliajt qesharake dhe kriminale (VIDEO)

By: V K
2 September 2024 at 13:04

Këtë të hënë, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personale “Facebook”, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, tregon situatën me plehrat në rrugën “Jordan Misja”, njësia numër 9.

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet, gjendja duket mjaft shqetësuese me plehrat të shpërndara kudo në rrugë.

Anëtari i Kryesisë, Belind Këlliçi, denoncon prej kohësh situatën alarmante me plehrat, ku sot shkruan se banorët e Tiranës, janë rrethuar nga katër anët nga plehrat e lëna me kapicë nga kreu i “5D”-së, Erion Veliaj.

Sipas Këlliçit, justifikimet e Veliajt për situatën e plehrave, janë qesharake dhe kriminale.

Postimi:

“Java nis sërish nën rrethim! Banorët e Tiranës janë rrethuar nga të katër anët nga plehrat e lëna kapicë nga kreu i 5D Erion Veliaj.  Këtu jemi tek Rruga ‘Jordan Misja’ Njësia nr.9!

I vetmi shpjegim që dha ditën e djeshme pronari faktik i inceneratorit Tiranë ishte se, për situatën katastrofike me plehrat në kryeqytet, fajin e ka opozita! Qesharake dhe kriminale njëkohësisht!”, shkruan drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.

The post Belind Këlliçi: Tirana e rrethuar nga plehrat e kreut të “5D-së, shpjegimet e Veliajt qesharake dhe kriminale (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Paralajmërimi i Këlliçit: Partia Demokratike do të çojë para drejtësisë përgjegjësit e aferave

By: V K
29 August 2024 at 12:21

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi nga protesta e opozitës deklaroi se demokratët nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre e dërgimit para përgjegjësisë të abuzuesve të inceneratorit të Tiranës.

Ai tha se të enjten që vjen opozita do të protestojë sërish.

“Njësitë administrative në Tiranë, fshatrat dhe kryeqyteti është i tejmbushur nga plehrat. Në këtë vend nuk ka drejtësi. Përherë kam qenë nga më të moderuarit për të folur për SPAK-un. Por duhet të themi disa të vërteta. Altin Dumani u shpreh se disa krime janë krime intelektuale. Në mars të vitit 2017 Veliaj i hapi rrugë koncensionarit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Faktet janë flagrante për përfshirjen e Veliajt në vjedhjen e shekullit. Të enjten tjetër do të jemi sërish këtu për të protestuar për këtë vjedhje të paprecedentë, në orën 11. Vjedhjes së inceneratorëve PD do t’i shkojë deri në fund. Pa dalë përgjegjësia e personave që kanë firmosur për këto afera, nuk do të tërhiqemi!”, tha ai.

The post Protesta e opozitës/ Paralajmërimi i Këlliçit: Partia Demokratike do të çojë para drejtësisë përgjegjësit e aferave appeared first on Albeu.com.

❌
❌