Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Rrëzohet nga shkallët e anijes, humb jetën një 22-vjeçar në Porto Romano

16 September 2024 at 14:04

Gazeta Si – Një 22-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mesditën e kësaj të hëne në Porto Romano të Durrësit.

Policia njofton se i riu me iniciale Y.B., ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anije.

“Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekuipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën”, – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post Rrëzohet nga shkallët e anijes, humb jetën një 22-vjeçar në Porto Romano appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Të shtëna me armë në Vrakë të Malësisë së Madhe, dy të plagosur. Autori në kërkim, ka vrarë edhe 13 vjet më parë

15 September 2024 at 10:39

Nga Gazeta Si- Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, ku dy persona janë plagosur gjatë një përplasjeje që ka përfshirë edhe armë zjarri.

Të plagosur janë Besmir Çofi, Avenir Hasanaj ndërsa është shpallur në kërkim Lul Rakaj.

Rakaj është i njohur për një ngjarje të ngjashme që ndodhi afro 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe, ku ai vrau Kolë Mushkun.

Ky akt hakmarrjeje ishte një pasojë e vrasjes së babait të Rakajt nga Mushku më herët.

Sipas informacionit të parë, dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka  plagosur me armë zjarri shtetasit  B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Në ndihmë të Policisë  Vendore për kapjen e  autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post Të shtëna me armë në Vrakë të Malësisë së Madhe, dy të plagosur. Autori në kërkim, ka vrarë edhe 13 vjet më parë appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Goditet grupi që shpërndante drogë në shkollat e lokalet e Tiranës, 24 të arrestuar. Sekuestrohen 1.8 kg kokainë

14 September 2024 at 12:35

Gazeta Si – Një grup prej 28 personash që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave publike dhe lokaleve, është goditur nga policia në Tiranë.

Gjatë operacionit të koduar “Tempulli 4”, u arrestuan 24 persona, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë shtypi ku bëri të ditura rezultatet e këtij aksioni, tha se grupi kriminal shpërndante kokainë, marijuanë dhe drogëra sintetike afër shkollave, në lokale nate dhe zona të ndryshme të Tiranës.

Hetimi ka zgjatur disa muaj dhe u ndoq me metoda speciale proaktive, prej të cilave u zbulua se drogërat sintetike dërgoheshin në Shqipëri nga Serbia përmes postës.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 18 kg marijuanë, 350 doza lëndë narkotike të drogërave sintetike si ekstazi, LCD etj.

Policia sqaroi se hetimi vijon edhe për përfshirjen e personave të tjerë, si dhe të furnizuesve.

Të arrestuarit:

Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, Adrian Ramushi.

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

The post Goditet grupi që shpërndante drogë në shkollat e lokalet e Tiranës, 24 të arrestuar. Sekuestrohen 1.8 kg kokainë appeared first on Gazeta Si.

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet pronari, në hetim dhe një 20-vjeçar

14 September 2024 at 11:26

Gazeta Si – NJë 29-vjeçar, me iniciale A.D., pronari i një lokali në lagjen “Partizani” në Burrel, është vendosur në pranga, pasi akuzohet se në këtë ambient vendoseshin baste sportive.

Policia tha se ka sekuestruar një sasi e vogël canabisi, 1 mjet prerës thikë, 10 bileta bingoje, 3 celularë, 1 komjuter, 1 printer dhe 1 armë sportive pistoletë.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit shtetasi A.D., 29 vjeç, banues në Burrel, i cili kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Në lokalin e 29-vjeçarit, u sekuestruan një sasi e vogël canabisi, 1 mjet prerës thikë, 10 bileta bingoje, 3 celularë, 1 komjuter, 1 printer dhe një shumë parash”, – njofton policia.

Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal për shtetasin J.R., 20 vjeç, pasi gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive pistoletë dhe 2 fishekë.

The post Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet pronari, në hetim dhe një 20-vjeçar appeared first on Gazeta Si.

Kultivuan kanabis rreth banesave të tyre, arrestohen 5 anëtarë të dy familjeve në Peqin

14 September 2024 at 09:58

Gazeta Si – Policia e Elbasanit ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Vashaj të Peqinit, duke çuar në pranga 5 persona, anëtarë të dy familjeve të ndryshme.

Sipas një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se të arrestuarit janë S. B., 62 vjeç dhe R. B., 23 vjeç (babë e bir) si dhe në pranga gjithashtu kanë rënë edhe K. Sh., 58 vjeç, M. Sh., 34 vjeç dhe E. Sh.,19 vjeç (babë e bir dhe nipi).

Blutë njoftojnë se gjithashtu janë sekuestruar bimë narkotike kanabis në proces tharjeje, lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, një shumë e madhe parash në lekë, euro e paund të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dhe një armë e ftohtë (thikë).

“S. B., 62 vjeç dhe R. B., 23 vjeç (babë e bir), pasi gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve dhe përreth saj janë gjetur 150 bimë narkotike shumica të kultivuara në tokë dhe një pjesë e bimëve në proces tharjeje, një sasi kanabisi gati për shitje, 2.600.000 lekë të rinj, 3890 euro dhe 6770 paund, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale; K. Sh., 58 vjeç, M. Sh., 34 vjeç dhe E. Sh.,19 vjeç (babë e bir dhe nipi), pasi në ambientet rreth banesës së shtetasit K. Sh., janë gjetur disa bimë kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi kanabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

The post Kultivuan kanabis rreth banesave të tyre, arrestohen 5 anëtarë të dy familjeve në Peqin appeared first on Gazeta Si.

Me automatik për të vjedhur bagëtitë, arrestohet 27-vjeçari në Malësi të Madhe

14 September 2024 at 09:49

Gazeta Si – Një 27-vjeçar në Malësi të Madhe tentoi të vidhte disa bagëti nën kërcënimin e automatikut.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin G.B., banues në Vukaj, pas denoncimit nga një çoban, se i riu e kishte kërcënuar me automatik për t’i vjedhur bagëtitë në një kullotë në fshatin Nikç.

Dyshohet se gjatë tentativës, i riu kishte qëlluar në ajër me armën e zjarrit në shenjë kërcënimi. Policia që shkoi në vendngjarje, arrestoi në flagrancë 27-vjeçarin ndërsa i sekuestroi kallashnikovin, një krehër me municion luftarak, një thikë dhe një gëzhojë.

The post Me automatik për të vjedhur bagëtitë, arrestohet 27-vjeçari në Malësi të Madhe appeared first on Gazeta Si.

Shkatërrohet grupi kriminal i kalimit të paligjshëm të kufirit, 8 në pranga

13 September 2024 at 18:10

Nga Gazeta ‘Si’- Pas arrestimit të shefit të operacionales në Gjirokastër, si pjesë e një grupi kriminal që falsifikonte dokumente, janë arrestuar dhe 8 anëtarët e kësaj organizate.

Policia bën me dije se këta shtetas dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të  falsifikimit të dokumenteve, kundrejt fitimit.

Gjithashtu, gjatë operacionit të koduar “No chance”, është zbuluar një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar laboratori, një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin  për ushtrimin e veprimtarisë kriminale.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas iranianë.

The post Shkatërrohet grupi kriminal i kalimit të paligjshëm të kufirit, 8 në pranga appeared first on Gazeta Si.

U kapën me 10 pistoleta dhe qindra fishekë, përfundojnë në pranga dy të rinjtë

13 September 2024 at 17:35

Nga Gazeta ‘Si’-Policia ka vënë në pranga dy persona, Mehmet Canaj dhe Klaudio Osmani, të cilët trafikonin armë zjarri me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës.

Policia u ka sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock”, 150 fishekë luftarak për armët, si dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

The post U kapën me 10 pistoleta dhe qindra fishekë, përfundojnë në pranga dy të rinjtë appeared first on Gazeta Si.

Hetimet për velierën e gjetur në Kavajë, asnjë gjurmë nga pronari i mjetit

13 September 2024 at 13:40

Gazeta Si – Veliera e gjetur e braktisur në rërë të enjten në bregdetin e Karpenit në Kavajë, duket se nuk ka lidhje me ndonjë ngjarje kriminale.

Sipas burimeve paraprake, dyshimet kryesore janë se 85-vjeçari gjerman Frank Rudiger, i cili ndodhej në bordin e mjetit lundrues, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale, edhe pse trupi i tij nuk është gjetur ende nga policia.

Sipas burimeve praprake, dyshohet se ai ndodhej i vetëm në bordin e velierës, kjo referuar edhe telefonatave që ai kishte pasur me të birin, vetëm një ditë para se të zhdukej.

85-vjeçari ishte nisur nga porti i Barit më datë 9 shtator dhe kishte si destinacion Kroacinë. Veliera e tij u pikas nga GPS në det të hapur, teksa bënte lëvizje të pakontrolluara e më pas përfundoi në cekëtinë, ku dhe u gjet nga policia kufitare shqiptare.

Në bordin e mjetit detar, përveç pasaportës, telefonave e një laptopi, autoritetet gjetën edhe një pistoletë e fishekë, të cilën i moshuari e kishte me leje dhe e mbante gjithnjë me vete kur lundronte.

Një motoskaf i policisë kufitare po patrullon përgjatë brigjeve të bregdetit të Durrësit me qëllim gjetjen e pronarit të velierës, i cili dyshohet të ketë rënë aksidentalisht në det dhe të jetë mbytur.

Ndërkohë, Policia Kufitare, me anë të dy rimokiatorëve, po tenton të zhvendosë nga Karpeni drejt Portit të Durrësit mjetin që ka mbetur në ceëktinë.

The post Hetimet për velierën e gjetur në Kavajë, asnjë gjurmë nga pronari i mjetit appeared first on Gazeta Si.

Aksident me pasojë një të vdekur në Korçë

12 September 2024 at 20:31

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Korçë-Polenë.

Një mjet ka përplasur një këmbësor, i cili është identifikuar si B. R., duke e lënë të vdekur në vend.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, njofton policia.

The post Aksident me pasojë një të vdekur në Korçë appeared first on Gazeta Si.

Kavajë / Gjendet një veliere në Karpen, sekuestrohet armë e fishekë! Dyshohet se drejtuesi ka rënë në det

12 September 2024 at 17:45

Nga Gazeta Si- Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë monitorimit të zonës bregdetare kanë gjetur një veliere që bënte lëvizje të pakontrolluara në fshatin Karpen të Kavajës.

Gjatë kontrollit të kryer në velierie efektivët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Walther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues. Ndërsa po ashtu kanë gjetur edhe një pasaportë gjermane me gjeneralitetet F. R., 85 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake uniformat blu në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n thonë se mjeti lundrues është nisur nga Bari, Itali, me drejtim Kroacinë, fillimisht me lundrim normal dhe më pas me lëvizje të çrregullta.  

Dyshohet se drejtuesi i mjetit lundrues mund të ketë rënë në det si pasojë e dallgëve të forta dhe motit të keq.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë monitorimit të zonës bregdetare, kanë konstatuar një mjet lundrues veliere që bënte lëvizje të pakontrolluara, i cili më pas ka ngecur në rërë disa metra larg nga bregu, në territorin e fshatit Karpen.

Pas këqyrjes paraprake, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Spille kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në bordin e mjetit lundrues.

Gjatë kontrollit në veliere, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Ëalther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues.    

Gjithashtu, në mjetin lundrues, është gjetur një pasaportë gjermane me gjeneralitetet F. R., 85 vjeç.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n paraprakisht rezulton se mjeti lundrues është nisur nga Bari, Itali, me drejtim Kroacinë, fillimisht me lundrim normal dhe më pas me lëvizje të çrregullta.   

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast po bashkëpunon me Interpol Tiranën, për verifikimin e të dhënave të pasaportës që është gjetur në mjetin lundrues, me qëllim sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e vendndodhjes së poseduesit të pasaportës, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit lundrues.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se drejtuesi i velieres mund të ketë rënë në det, për shkak të dallgëve të larta të shkaktuara nga moti i keq. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

The post Kavajë / Gjendet një veliere në Karpen, sekuestrohet armë e fishekë! Dyshohet se drejtuesi ka rënë në det appeared first on Gazeta Si.

E mitura lind foshnjën në maternitet, shpallet në kërkim babai 31-vjeçar i fëmijës

12 September 2024 at 14:04

Gazeta Si – Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minorene.

Sipas një njoftimi zyrtar për mediat, policia thotë se 16-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe ka sjellë në jetë një fëmijë, për të cilin ka deklaruar se i ati është pikërisht 31-vjeçari i shpallur në kërkim.

“Komisariati i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim shtetasin B. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 16 vjeçe, e cila ka lindur dhe ka deklaruar se babai i foshnjës është shtetasi B. H”, thuhet në një njoftim të policisë.

The post E mitura lind foshnjën në maternitet, shpallet në kërkim babai 31-vjeçar i fëmijës appeared first on Gazeta Si.

Përvetësoi shuma parash përmes mashtrimit, 34-vjeçari i ikën policisë dhe bie në Lanë

12 September 2024 at 12:57

Gazeta Si – Një 34-vjeçar i akuzuar për mashtrim, u arrestua në Tiranë pas disa denoncimeve, ku persona të ndryshëm deklaruan se u kishte marrë shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimit.

Sipas njoftimit zyrtar për mediat, një ditë më parë, policia i bëri shenjë të riut që të ndalonte, por ai nuk u bind dhe në tentativë për t’u larguar, përfundoi duke rënë në Lanë. Tashmë përveç akuzës së mashtrimit, 34-vjeçari përballet edhe me akuzën e kundërshtimit të policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimeve të marra se një shtetas përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përballë përgjegjësisë ligjore dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”. Si rezultat i tij u ndalua shtetasi S. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, – njofton policia.

“Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shuma të ndryshme parash nga disa shtetas. Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por 34-vjeçari nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre dhe ka devijuar rrugën duke rënë në lumin Lana”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.

The post Përvetësoi shuma parash përmes mashtrimit, 34-vjeçari i ikën policisë dhe bie në Lanë appeared first on Gazeta Si.

Prostitucion dhe lojëra fati në Tiranë, arrestohen 3 kinezë në Rinas

12 September 2024 at 12:40

Gazeta Si – Tre shtetas kinezë janë arrestuar në Tiranë, teksa një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë  në kuadër të operacionit policor të koduar “Electronics”.

Sipas policisë, dyshohet se kinezët organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.

The post Prostitucion dhe lojëra fati në Tiranë, arrestohen 3 kinezë në Rinas appeared first on Gazeta Si.

Shkodër, nusja dhunon vjehrrën 82-vjeçare dhe e bën për spital

12 September 2024 at 10:19

Gazeta Si – Një 43-vjeçare është ndaluar nga policia në Shkodër, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj.

Ka qenë 82-vjeçarja që ka kallëzuar rastin në polici. Ndërkohë mësohet se e moshuara po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi e ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi policia

The post Shkodër, nusja dhunon vjehrrën 82-vjeçare dhe e bën për spital appeared first on Gazeta Si.

Merr flakë automjeti në aksin Fier-Levan, shpëtojnë drejtuesi dhe pasagjerja

12 September 2024 at 09:46

Gazeta Si – Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin e vjetër Fier-Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se makina ka qenë i markës “Benz”, ndërkohë që në automjet ka qenë shoferi dhe një pasagjere.

Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar dy automjete zjarrfikëse që shuan zjarrin. Fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme shoferi e pasagjerja.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat se si u shkaktua zjarri në automjet.

The post Merr flakë automjeti në aksin Fier-Levan, shpëtojnë drejtuesi dhe pasagjerja appeared first on Gazeta Si.

Aksidentohet automjeti i zjarrfikëses në Shkodër, plagosen dy punonjës

11 September 2024 at 20:33

Gazeta Si – Një automjet i zjarrfikëses është përfshirë në një aksident në Shkodër mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Vukatanë.

Sipas policisë, mjeti zjarrfikës doli nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi. Për pasojë, drejtuesi K.M. 30 vjeç dhe pasagjeri R.K., të dy zjarrfikës, pësuan dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.

The post Aksidentohet automjeti i zjarrfikëses në Shkodër, plagosen dy punonjës appeared first on Gazeta Si.

Ngacmonte 24-vjeçaren me profile false në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Kurbin. I gjendet edhe kallashnikov

11 September 2024 at 18:23

Gazeta Si – Një 33-vjeçar me iniciale G.M., banues në Fushë-Mamurras të Kurbinit, u arrestua në Kurbin, pasi shqetësonte dhe fyente një vajzë 24-vjeçare në rrjetet sociale përmes disa profileve false në rrjetin Facebook dhe Instagram.

Hetimi nisi në vitin 2023 pas denoncimit të 24-vjeçares nga Durrësi, e cila denoncoi në polici se shqetësohej nga llogari të ndryshme false në rrjete spciale.

Nga hetimi, policia mundi të identifikonte kush fshihej pas adresave false, pikërisht 33-vjeçari. Ky i fundit u arrestua, ndërsa në shtëpinë e tij u gjet dhe sekuestrua një kallashnikov me 2 krehëra dhe 46 fishekë.

I riu akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

The post Ngacmonte 24-vjeçaren me profile false në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Kurbin. I gjendet edhe kallashnikov appeared first on Gazeta Si.

Gjobë 3 milionë lekë biznesmenit në emër të një zyrtari të lartë, arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

11 September 2024 at 17:23

Gazeta Si – Një 57-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi i vuri gjobë 3 milionë lekë të rinj një biznesi privat në emër të një zyrtari të lartë vendor.

Sipas policisë, R.M., (banues në Tiranë), është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër të paidentifikuar kanë përfituar 3 milion lekë nga administratori i një subjekti privat.

Policia njofton se ata kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal” në emër të një përfaqësuesi vendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

The post Gjobë 3 milionë lekë biznesmenit në emër të një zyrtari të lartë, arrestohet 57-vjeçari në Lezhë appeared first on Gazeta Si.

Niset për në Britani, 25-vjeçari mbahet peng në Francë për 24 mijë paund! Arrestohen 2 ndihmësit në Kukës

11 September 2024 at 14:44

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Kukës, pasi kanë ndihmuar një 25-vjeçar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, nga Kukësi në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe.

Policia thotë se 25-vjeçari mbahet peng në Francë, nga disa shtetas nga Vendet e Treta, të cilët kërkojnë një shumë parash për ta liruar.

Si pasojë, vëllai i të riut ka bërë denoncimin në polici, duke deklaruar se ata i kanë kërkuar 24 000 paund për ta liruar.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Garanti”, u bë ndalimi i shtetasve: Sh. H., 26 vjeç, banues në fshatin Muholaj dhe A. E., 31 vjeç, banues në Kukës, për veprën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Kukës, për të kaluar në mënyrën të paligjshme kufirin nga Kukësi në Belgjikë dhe më pas në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe.  Në bashkëpunim me Interpolin dhe oficerin e kontaktit në Francë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë ngushtësisht me Policinë franceze dhe me Interpol Lionin, për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të dokumentuar nëse 2 shtetasit e arrestuar në Kukës, që ndihmuan shtetasin A. S., për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, nga Shqipëria në Francë, kanë bashkëpunuar apo jo me shtetasit që kanë marrë peng 25-vjeçarin, në Francë”, tha policia.

The post Niset për në Britani, 25-vjeçari mbahet peng në Francë për 24 mijë paund! Arrestohen 2 ndihmësit në Kukës appeared first on Gazeta Si.

❌
❌