Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Dhuna në Laçi-Partizani, Komisioni i Disiplinës dënon kurbinasit

By: gaze tare
18 September 2024 at 18:25

Dhuna e shkaktuar nga tifozët e Laçit gjatë duelit Laçi-Partizani, të zhvilluar pak ditë më parë në Kurbin, nuk ka kaluar pa u ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbolli. Pas këtij episodi, Disiplina ka dënuar me 4 ndeshje pa spektatorë dhe një gjobë prej 300 mijë lekësh skuadrën e Laçit. Vendimi ka ardhur pasi tifozët kurbinas goditën një prej futbollistëve të Partizanit, në ndeshjen që u luajt mes dy skuadrave për javën e pestë të Superligës. I dënuar me 4 ndeshje pezullim nga aktivitetet sportive është edhe Presidenti i Laçit, Pashk Laska.

“Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”, njoftoi KDE.

KDE ka urdhëruar Laçin që të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë para fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.

Kujtojmë se Partizani denoncoi rastet e dhunës pas ndeshjes, ku pretenduan se goditjet ndaj tyre erdhën nga tribuna VIP e stadiumit të Laçit. Ndeshja mes Laçit dhe Partizanit përfundoi me rezultatin 1-1.

Ndëshkime edhe për Tiranën e Elbasanin

Gjobave nuk u kanë shpëtuar as Tirana dhe Elbasani. Në ndeshjen e luajtur në “Air Albania” të dy tifozeritë hodhën sende në fushën e lojës si dhe ndezën flakadanë e mjete të tjera piroteknike.

Për bardheblutë një gjobë prej 100 mijë Lekësh, ndërsa për verdheblutë një gjobë prej 400 mijë Lekësh pasi në dënimin e tyre thuhet se kanë përdorur edhe kore e mesazhe fyese. Po ashtu, të dyja skuadrat urdhërohen të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadium./REFORMA

The post Dhuna në Laçi-Partizani, Komisioni i Disiplinës dënon kurbinasit appeared first on iconstyle.al.

Disiplina i mbyll stadiumin dhe gjobit Laçin, e pëson edhe Elbasani

By: armand
18 September 2024 at 17:11

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka ndëshkuar me 3 milionë lekë gjobë ekipin e Laçit, pas dhunës në ndeshjen ndaj Partizanit. Gjithashtu ekipi kurbinas do luajë 4 ndeshje pa tifozë ndërsa presidenti i klubit, Pashk Laska u dënua me 4 ndeshje pezullim. Ndërkohë Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën […]

The post Disiplina i mbyll stadiumin dhe gjobit Laçin, e pëson edhe Elbasani appeared first on BoldNews.al.

❌
❌