Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Shtetet fqinje në alarm: Koreja e Veriut teston raketa balistike

18 September 2024 at 11:07

Koreja e Veriut testoi të mërkurën disa raketa balistike drejt deteve të saj lindore, thanë ushtritë koreano-jugore dhe japoneze, duke shtuar demonstrimet e saj ushtarake ndërsa tensionet me Uashingtonin dhe fqinjët përshkallëzohen.

Nisjet vijnë disa ditë pasi Koreja e Veriut ofroi një pamje të rrallë në një objekt të fshehtë të ndërtuar për të pasuruar uraniumin për bomba bërthamore, ndërsa udhëheqësi Kim Jong Un bëri thirrje për një zgjerim të shpejtë të programit të tij të armëve bërthamore.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë se zbuluan se Koreja e Veriut qëllonte raketa të shumta balistike me rreze të shkurtër veprimi nga veriu i kryeqytetit të saj, Pheniani, dhe tha se ata udhëtuan rreth 400 kilometra, ndërsa fluturonin në drejtim të verilindjes, raporton Associated Press.

Shefat e përbashkët thanë se ishin duke komunikuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë gjatë analizimit të nisjeve, por nuk dhanë menjëherë detaje të mëtejshme të fluturimit.

Before yesterdayMain stream

Koreja e Veriut mund të furnizojë vende të tjera me uranium

By: lia rda
17 September 2024 at 18:10

Aktivitetet e fundit të Koresë së Veriut për prodhimin e bombave bërthamore kanë nxitur frikën se udhëheqësi i vendit, Kim Jong Un, mund të furnizojë uranium për vendet që ndjekin programe të paligjshme të armëve, raporton Bloomberg.

Zëvendës Sekretari amerikan i Energjisë, David Turk tha se aftësitë e reja të Koresë së Veriut janë “thellësisht shqetësuese”.

“Ne jemi të shqetësuar se materiali mund të shkojë diku tjetër,” tha ai.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike filloi konferencën e saj të përgjithshme vjetore në Vjenë të hënën, disa ditë pasi Pheniani publikoi fotografitë e një centrali ku izotopet e uraniumit mund të ndahen për të ushqyer armët bërthamore.

Shkalla e objektit sugjeron se Koreja e Veriut mund të pasurojë materiale përtej asaj që i nevojitet për sigurinë e saj, tha agjencia amerikane.

Më 13 shtator, media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi për vizitën e rrallë të Kim në Institutin e Armëve Bërthamore ku centrifugat prodhojnë uranium shumë të pasuruar për armë.

Inxhinierët atje janë urdhëruar të “rrisin në mënyrë eksponenciale” rezervat bërthamore, njoftoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

“Koreja e Veriut ka prodhuar tashmë uranium të pasuruar mjaftueshëm për një rezervë të madhe bërthamore dhe vështirë se ka nevojë për më shumë. Shqetësimi kryesor është se teprica mund të devijohet për t’u shitur te ofertuesi më i lartë, shtetëror ose jo shtetëror,” tha Robert Kelly, një inxhinier bërthamor dhe ish-drejtor i mbrojtjes së IAEA.

Me rezerva të mëdha uraniumi, akses në ciklin e plotë të karburantit bërthamor dhe njohuri të fituara nga gjashtë testet e armëve, Koreja e Veriut është përtej mundësive të rregullatorëve ndërkombëtarë bërthamorë që kontrollojnë tregtinë./abcnews.al

Ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut niset për vizitë zyrtare në Rusi

16 September 2024 at 12:23

Ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut Choe Son-hui është nisur për një vizitë zyrtare në Rusi, ku do të marrë pjesë në ngjarje të shumta ndërkombëtare, tha të hënën ambasada ruse në Penian.

Një deklaratë e ambasadës tha në Telegram se ambasadori rus në Korenë e Veriut Aleksandr Matsegora e përcolli Choe në Aeroportin Ndërkombëtar të Phenianit, duke shtuar se ajo fluturoi për në qytetin e Vladivostok në Lindjen e Largët të Rusisë.

Në deklaratë thuhet se Choe më pas do të udhëtojë për në Shën Petersburg, ku do të marrë pjesë në Forumin e 4-të të Grave Euroaziatike dhe Forumin e Grave BRICS në 18-20 shtator.

Që nga viti 2022, Rusia, duke u përballur me sanksione të shumta perëndimore, ka forcuar marrëdhëniet e saj me vendet aziatike, veçanërisht Korenë e Veriut.

Së fundmi, Moska dhe Pheniani nënshkruan një marrëveshje gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik në qershor gjatë vizitës së parë të Presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut në 24 vjet.

/abcnews.al

Koreja e Veriut dërgon 120 balona me mbeturina në Korenë e Jugut, njëra prej tyre shkakton zjarr në Seul

16 September 2024 at 12:03

Pasditen e së dielës, Peniani dërgoi 120 balona me mbeturina drejt kufirit me Korenë e Jugut.

Një prej balonave shkaktoi zjarr, pasi u ul në çatinë e një ndërtese në Seul.

“Në orën 21:04 me orën lokale dje), të dielën, një zjarr shpërtheu në çatinë e një ndërtese tregtare katërkatëshe”, deklaroi zjarrfikësja, e cila theksoi se u deshën 15 makina zjarrfikëse dhe 56 zjarrfikës për të shuar flakët. Ndër të tjera theksoi se nuk pati të lënduar nga zjarri.

Balonat përmbanin “kryesisht mbetje letre dhe plastike”, sipas një analize nga shefat e komitetit të shtabit të ushtrisë së Koresë së Jugut. Ushtria e Koresë së Jugut shmang hapjen e zjarrit mbi balonat përpara se të zbresin, për të parandaluar që mbeturinat dhe materialet e rrezikshme të bien në tokë.

Marrëdhëniet midis dy fqinjëve janë në nivelin e tyre më të ulët në vite, me Korenë e Veriut që së fundi njoftoi vendosjen e 250 raketave balistike përgjatë kufirit të saj jugor.

/abcnews.al

❌
❌