Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 October 2024Main stream

Tekniku i Flotës Ajrore të Ushtrisë/ Historia e Riza Vatës, pasioni mes shërbimit ushtarak dhe poezisë

5 October 2024 at 20:18

KUKËS- Gatishmëria e një avioni luftarak për t’u ngritur në ajër dhe për të përmbushur detyrat luftarake mbante firmën e Riza Vatës, njërit prej teknikëve më të aftë që ka shërbyer dikur në flotën ajrore të ushtrisë.

Për Rizain, i cili tani është në pension dhe po i afrohet të tetëdhjetave, kjo ishte një përgjegjësi e madhe. Ai ka kaluar 30 vite si ushtarak, duke u angazhuar me përkushtim në detyrat e tij.

30 vite si ushtarak nuk kanë qenë të lehta, por të shoqëruara me sfida dhe veshtirësi, gjithnjë me sytë nga qielli duke ndjerë emocionin e çdo ngritjeje në ajër të flotës së ushtrisë.

Ndonëse ka qenë dora dhe mendja e flotës ajrore, Rizai tregon arsyet përse tekniku nuk lejohet të marrë pjesë në fluturim. I moshuari tregon edhe arsyet përse zgjodhi këtë zanat.

Megjithatë, pasioni i tij nuk kufizohej vetëm në aviacion. Ai është gjithashtu një shkrimtar i talentuar, i apasionuar pas prozës dhe poezisë. Çdo ngjarje e rëndësishme, çdo përjetim që i linte gjurmë në shpirt, ai përpiqej ta hidhte në letër.

Në Kukës, Rizai njihet jo vetëm si teknik, por edhe si poeti popullor. Vargjet e tij janë një pasqyrë e ndjenjave të thella dhe realitetit të jetës së zakonshme.

Nuk ngurron të ndaje me shikuesit krijimin e tij të fundit. E pikërisht krijimi i tij i fundit lidhet me mikun e tij Sali Kingji, ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Çdo ditë, Riza del në parkun e qytetit, aty ku takohet me bashkëmoshatarët e tij. Takimet janë mbushur me biseda për të kaluarën, kujtime nga shërbimi ushtarak dhe pasionet e përbashkëta.

Pavarësisht se si kalon koha, Riza gjithmonë mban me vete një dosje të mbushur me shkrimet e tij. Në këtë dosje, ndodhen poezi, tregime dhe reflektime personale, që përfaqësojnë një pjesë të madhe të jetës së tij dhe botës që ai dëshiron të ndajë me të tjerët.

Dosjet me shkrimet e Riza Vatës janë një dëshmi e përkushtimit dhe pasionit për artin e shkrimit, një trashëgimi që do t’i kalojë brezave të ardhshëm./ abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Fshehu në makinë 18 000 euro, arrestohet shtetasi kosovar në Morinë

By: M C
3 October 2024 at 16:28

Një 36 vjeçar është ndaluar në pikën kufitare të Morinës pasi tentoi të fuste në territorin shqiptar një vlerë parash të padeklaruara.

Shtetasi kosovar me iniciale D. M, është arrestuar përgjatë kalimit në doganën shqiptare pasi i është bërë kontroll i detajuar i mjetit. Ai kishte fshehur në makinën e tij 18 000 euro të padeklaruara dhe është vënë menjëherë në prangat e policisë.

Mbi 36 vjeçarin rëndon akuza e “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

“Një 36-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht, pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri 18 000 euro pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Autoritetet kanë sekuestruar shumën e parave.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”.

The post Fshehu në makinë 18 000 euro, arrestohet shtetasi kosovar në Morinë appeared first on Albeu.com.

22 punonjës policie akuzohen se vodhën të ardhurat nga gjobat

20 September 2024 at 11:52

Prokuroria e Kukësit akuzon 22 punonjës të Policisë së Shtetit, të seksionit për sigurinë e autostradave Milot-Morinë, se kanë përvetësuar gjobat që u kanë vjelë drejtuesve të automjeteve me targa të huaja, të cilët janë ndëshkuar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Hetimi ka nisur bazuar në një informacion të dërguar nga vetë shefi […]

The post 22 punonjës policie akuzohen se vodhën të ardhurat nga gjobat appeared first on Reporter.al.

❌
❌