Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

Një tjetër aktor i “Friends” në gjendje të rënduar

By: user 10
23 September 2024 at 16:26

“Friends” ishte diçka më shumë sesa një serial për kastin e aktorëve që vazhdojnë të mbajnë zi për vdekjen e një prej protagonistëve, Matthew Perry, i cili ndërroi jetë tetorin e kaluar nga një mbidozë.

Një humbje nga e cila vazhdojnë të rikuperohen David Schwimmer, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow dhe Matt LeBlanc. Ky i fundit është pa dyshim ai që po e vuan më shumë humbjen e mikut të tij. Për Matt LeBlanc, Matthew Perry ishte shumë më tepër se një mik i thjeshtë dhe pothuajse një vit pas vdekjes së tij, aktori shqetëson miliona fansa për imazhet që ka publikuar për të portali “TMZ”.

Fotot janë dalja e tij e parë publike pas disa muajsh në hije. Në foto ai shihet dukshëm në gjendje të përkeqësuar, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek pjesa tjetër e aktorëve të “Friends”.

Sipas revistës “In Touch”, një burim i afërt siguron se Matt LeBlanc është izoluar. Miqtë dhe kolegët e tij mundohen ta ndihmojnë dhe bëjnë plane për të dalë, por aktori amerikan “është i fokusuar në punët e tij, pa treguar interes të vërtetë për t’u shoqëruar”.

I njëjti burim thekson se “Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow dhe David Schwimmer thjesht duan që ta shohin të buzëqeshë si më parë”. Që kur u njoftua vdekja e Matthew Perry, ata vazhdojnë të jetojnë në një gjendje shoku: “Tragjedia e fundit u ka kujtuar atyre se sa e shkurtër dhe e çmuar është jeta”.

Duhet theksuar se publikimi i fundit që Matt LeBlanc ka bërë në rrjetet e tij sociale ka qenë pikërisht teksti që i ka kushtuar mikut të tij, Matthew Perry, për t’i dhënë lamtumirën së bashku me disa imazhe së bashku në xhirimet e “Friends: “Matthew . Me zemër të lënduar të them lamtumirë. Kohët që kemi kaluar së bashku janë sinqerisht ndër kohët më të bukura të jetës sime. Ishte nder të ndaja skenën me ty dhe të të quaja miku im. Unë gjithmonë do të buzëqesh kur të mendoj për ty dhe nuk do të të harroj kurrë. Hapi krahët dhe fluturo vëlla, më në fund je i lirë. Shumë dashuri”.

The post Një tjetër aktor i “Friends” në gjendje të rënduar appeared first on Lapsi.al.

❌
❌