Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 September 2024Main stream

Serie A/ Tre pikë për kreun, Napoli kalon me dy gola “pengesën” Monza në “Diego Armando Maradona”

29 September 2024 at 22:36

Kërkohej një fitore për të kapur kreun e Serie A dhe diçka e tillë u arrit.

Në të kaluarën Antonio Conte e ka treguar se di të triumfojë në Serie A dhe mesa duket një gjë të tillë kërkon ta tregojë edhe te Napoli, me “Blutë” nga jugu i Italisë që kanë arritur fitoren e radhës në kampionat, kësaj here ndaj skuadrës së Monza, me rezultatin e pastër 2-0.

Fitorja u arrit që në pjesën e parë, me anësorët Matteo Politano e Kvicha Kvaratskhelia që shënuan nga një gol në minutat 22’ e 33’, për të “hipotekuar” tre pikët e radhës.

Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më sipër, Napoli ngjitet në krye të tabelës së Serie A, me tre herë kampionët e Italisë që kanë grumbulluar deri më tani 13 pikë, një më shumë se Juventus i vendit të dytë dhe dy më shumë se Milan e Inter, pas “Bardhezinjve”. /i.m /abcnews.al

❌
❌