Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Alarm për bombë, avioni polak bën ulje emergjente në Podgoricë. Kallëzimi rezultoi i rremë

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 22:45

Një avion i një kompanie polake bëri ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës pasi kapiteni raportoi se kishte një informacion për një bombë, por më pas rezultoi se alarmi ishte i rremë.

Sipas mediave malazeze, ka qenë një shtetase polake që ka bërë kallëzim të rremë, duke thënë se burri i saj kishte një bombë në avion në shenjë hakmarrjeje ndaj tij.

Për këtë ngjarje, u njoftua aeroporti i Malit të Zi.

“Përkatësisht, gjatë fluturimit mbi Hungari, ekuipazhi u njoftua nga punonjësit në aeroportin e Varshavës se kishin marrë një informatë se në aeroplanin e përmendur ishte vendosur një mjet shpërthyes, me çka ekuipazhi njoftoi policinë malazeze për uljen në aeroport”, njoftuan autoritetet malazeze.

Pas kontrolleve, rezultoi se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes në avion./abcnews.al

Itali/ Gjendet avioni i zhdukur në Apenine, 3 personat në bord të vdekur

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 22:15

Një avion turistik, i humbur mbi Apeninet mëngjesin e së martës, kur u largua nga Pavullo e Modena-s, u gjet nga një ekip i shpëtimit alpin, i cili kishte vazhduar kërkimin në këmbë.

Avioni u gjet në një zonë kurrizore në Toskanë, në komunën e Fivizzano. Në bord ishin tre francezë, të vdekur. Në bord ishin tre francezë, të cilët u gjetën të vdekur.

Operacionet e shpëtimit nuk kanë përfunduar ende. Avioni u zhduk një ditë më parë në Apenine për shkak të motit të keq që ka përfshirë Italinë me reshje të dendura shiu./abcnews.al

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Misioni i Libanit në OKB: Eksplozivët u vendosën në pajisjet e komunikimit para se të mbërrinin në vend

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 21:54

Një hetim paraprak nga autoritetet libaneze mbi pajisjet e komunikimit që shpërthyen në Liban këtë javë zbuloi se ato ishin implantuar me eksploziv përpara se të mbërrinin në vend, sipas një letre dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Misioni i Libanit në Kombet e Bashkuara.

Autoritetet përcaktuan gjithashtu se pajisjet, të cilat përfshinin pager dhe radio dore, u shpërthyen duke dërguar mesazhe elektronike në pajisje, thuhet në letrën, e parë nga Reuters të enjten.

Misioni i Libanit në OKB bën përgjegjës Izraelin për planifikimin dhe shpërthimin e pajisjeve. Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh do të mblidhet të premten lidhur me shpërthimet.

Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut të martën dhe të mërkurën vranë 37 njerëz dhe plagosën rreth 3,000./abcnews.al

Stuhia “Boris”, BE do të lëshojë 10 miliardë euro për vendet e prekura nga përmbytjet

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 21:31

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot nga Wrocław, Poloni, se Brukseli do të ofrojë 10 miliardë euro ndihmë nga fondet e kohezionit të BE-së për vendet e Evropës Qendrore të prekura nga përmbytjet.

Kryetarja e komisionit u takua në këtë qytet me liderët e katër vendeve të Evropës Qendrore të prekura nga stuhia Boris. Shirat e dendur, përmbytjet dhe erërat e forta vranë 24 persona në Republikën Çeke, Austri, Poloni dhe Rumani.

“Në pamje të parë është e mundur të lirohen 10 miliardë euro nga fondet e kohezionit për vendet e prekura. Kjo është një përgjigje urgjente”, tha von der Leyen pas takimit me kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë dhe kancelaren austriake.

Von der Leyen tha se BE ka dy burime të mundshme ndihme, Fondet e Kohezionit dhe Fondet e Solidaritetit, të cilat mund t’i përdorë “për të ndihmuar në financimin e rimëkëmbjes dhe rindërtimit”.

“Ne do të përdorim fondet e kohezionit në një mënyrë të pazakontë” në mënyrë që këto para të mund të plotësojnë nevojat në mënyrë fleksibël, vuri në dukje ajo.

Ky takim rajonal u mbajt në Wrocław, në Poloninë perëndimore, një qytet me 670,000 banorë të rrethuar nga uji. Sot, niveli u rrit në pikën e tij më të lartë, megjithëse jo aq i lartë sa u regjistrua në vitin 1997, kur Wrocław përjetoi përmbytje shkatërruese. Megjithatë, ujërat mund të mos tërhiqen për disa ditë, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e digave./abcnews.al

Stoltenberg: Vendet e NATO-s duhet të jenë të gatshme “ta paguajnë çmimin” për paqe

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 21:16

Në fjalën e lamtumirës së tij pasi e udhëhoqi NATO-n për një dekadë, Jens Stoltenberg i paralajmëroi vendet anëtare të NATO-s të jenë të bashkuara dhe tha se ato duhet patjetër “të jenë të gatshme ta paguajnë çmimin për paqe” përballë një Rusie të guximshme.

Duk folur në selinë e NATO-s në Bruksel më 19 shtator, Stoltenberg shpalosi të arriturat prej se e mori drejtimin e aleancës më 2014, si dhe sfidat e tanishme.

“Lajmi i mirë është se ne e kemi përmbushur zotimin e dhënë para 10 vjetëve [që vendet anëtare t’i shpenzojnë 2 për qind të GDP-së së tyre për mbrojtjen], por lajmi i keq është se kjo nuk mjafton më”, tha Stoltenberg, duke lënë të kuptohet se caku i shpenzimeve prej 2 për qind nuk do të mjaftojë për ta mbrojtur aleancën kundër Rusisë.

“Ne duhet të jemi të gatshëm ta paguajmë çmimin për paqe. Më shumë të holla, mbrojtje më të forta, sa më efikase mbrojtja jonë, aq më e madhe siguria jonë”, tha ai.
Norvegjezi 65-vjeçar i paralajmëroi vendet anëtare të mos “i këmbejnë interesat ekonomike afatshkurtër për nevojat afatgjate të sigurisë”, duke thënë se “proteksionizmi kundër aleatëve nuk e mbron sigurinë tonë”.

Duke folur për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka shkaktuar mospajtime mes disa anëtarëve që kanë vënë në pikëpyetje mbështetjen e fortë të NATO-s për Kievin, Stoltenberg tha se “Ukraina duhet të përballet me Rusinë nga një pozicion i fuqishëm”.

Çdo marrëveshje e ardhshme për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë, ai tha, “duhet të mbështetet nga një përkrahje e fortë dhe e qëndrueshme ushtarake, jo thjesht nga letrat”.

Ai, gjithashtu, paralajmëroi se “fuqia ushtarake ka kufijtë e saj,” duke thënë se “qëllimi i çdo operacioni të ardhshëm ushtarak jashtë territorit të NATO-s duhet të jetë i përcaktuar qartë”.

“Ne duhet të jemi të sinqertë për atë që mund dhe nuk mund ta arrijmë,” tha ai.

Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, i cili do të kthehet në atdhe për t’u bërë guvernator i Bankës Qendrore, do t’ia dorëzojë detyrën ish-kryeministrit holandez, Mark Rutte, më 1 tetor.

Në muajt e tij të fundit në detyrë, Stoltenberg është përpjekur t’i bashkojë anëtarët e NATO-s, pasi Hungaria ka paraqitur pengesa për mbështetjen e aleancës për Ukrainën, ndërsa kryeministri Viktor Orban ka thënë se nuk do të ofrojë fonde apo pajisje ushtarake për ta ndihmuar Kievin./REL

Keqpërdorën databasen e policisë/ AMP ekzekuton masën e arrestit për 22 punonjës të policisë. 6 në burg

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 19:22

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e arrestit për 22 punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”. Për 6 prej tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg”, për 4 “arrest në shtëpi” ndërsa për 12 të tjerët “detyrim paraqitjeje”.

Këta persona, kanë keqpërdorur aksesin në sistemet e policisë. Ata konstatonin shkeljet e drejtuesve të automjeteve kryesisht me targa të huaja në terren, vendosnin gjobat por nuk i pasqyronin në sistem me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat në shumën prej 2.200.000 lekë.

Konkretisht, u ekzekutuan vendimet për masat e sigurimit personal:

Arrest në burg: 

  • “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.M., 43 vjeç, me detyrë Specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  •  “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B.S., 47 vjeç , me detyrë Trupë Shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Punonjësi i policisë është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
  • “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor G.GJ., 42 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  • “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë A.SH., 36 vjeç, Trupë Shërbimi në Seksionin Operacional për Sigurinë Rrugore në Grupin e Pajisjeve Speciale, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  • “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor N.P., 53 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  • “Arrest me burg” ndaj ish – punonjësit të policisë Inspektor A.H., 35 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

Arrest në shtëpi:

  •  “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor M.B., 49 vjeç me detyrë specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  •  “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë K.GJ., 52 vjeç me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  •  “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor G.K., 37 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  •  “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor A.B., 32 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Detyrim paraqitje:

  • “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë Komisar G.D., 47 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  •  “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar SH.GJ., 40 vjeç, me detyrë specialist shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim të detyrës”.
  • “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar A.P., 54 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Seksionin e Parandalimeve dhe Sigurisë në Trafikun Urban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  • “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit tëpolicisë N/Komisar A.N., 49 vjeç, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  • “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Z.A., 55 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  • “Detyrim paraqitje” ndaj ish – punonjësit të policisë Inspektor F.XH., 28 vjeç, në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  •  “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor I.P., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi operacionale F.P. Shqiponja në DVP Kukës, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  •  “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor GJ.T., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  •  “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor GJ.L., 53 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”
  • “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor F.A., 51 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  • “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B.Ç., 50 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
  •  “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor A.T., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave. i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

 

Moska paralajmëron BE-në: Leja ndaj Ukrainës për të goditur Rusinë do të thotë luftë bërthamore

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 18:57

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav Volodin tha të enjten se sulmet e Ukrainës kundër Rusisë me raketa perëndimore do të çojnë në një luftë botërore me përdorimin e armëve bërthamore.

Volodin tha se nëse Perëndimi jep leje për sulme të tilla thellë brenda territorit rus, atëherë kjo do të çojë në një “luftë botërore me përdorimin e armëve bërthamore”.

“Rusia do të japë një përgjigje të ashpër duke përdorur armë më të fuqishme,” tha Volodin, një ndihmës i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, i cili shpesh përcjell pikëpamje në nivelet e larta të Kremlinit.

Deklaratat e Volodin janë një përgjigje ndaj vendimit të Parlamentit Evropian për të lejuar Kievin të godasë objektivat ruse me armë perëndimore.

Volodin tha se në Moskë duket se Perëndimi ka harruar sakrificat e mëdha të bëra nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. Ai tha gjithashtu se evropianët duhet të kuptojnë se raketa balistike ndërkontinentale RS-28 Sarmat, e njohur për disa si Satan II, do të merrte vetëm 3 minuta e 20 sekonda për të goditur Strasburgun.

Lufta në Ukrainë ka ndezur konfrontimin më të madh midis Rusisë dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962 – e parë si koha kur dy superfuqitë e Luftës së Ftohtë iu afruan më shumë se kurrë një lufte të qëllimshme bërthamore./abcnews.al

“Të jemi në PE”, Nazarko për kërkesën e Ramës: Propozim i diskutuar me unionin. Mund të kemi pengesa nga vende si Greqia

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 18:37

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë që mbajti me presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke në Bruksel paraditen e kësaj te enjteje, kërkoi që Shqipëria të ketë një ekip në Parlamentin Evropian, jo me të drejtë vote, për të marrë eksperiencë në institucionet evropiane.

Analisti Mentor Nazarko, në një intervistë për “Special Report”, duke komentuar këtë deklaratë të kryeministrit, tha se ky propozim është i mirëmenduar dhe diskutuar me BE-në.

“Konferenca e shtypit e zotit Rama me presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke ka dy momente. E para, krijimi i komitetit konsultativ midis BE-së dhe vendeve kandidate dhe propozimin e Ramës për një prani fikse të ekspertëve shqiptarë që do të përgatisin Shqipërinë që të integrohet në BE me një shkallë të caktuar pjekurie institucionale. Propozimi i Ramës mendoj se nuk është një propozim që vjen sot, por i mirëmenduar dhe diskutuar me BE. Ky është një proces që ka shumë dimensione. Publiku është i informuar që Shqipëria synon që në kuadër të atij procesi nënkupton përshtatjen e ligjeve të vendit me kuadrin ligjor të BE. Shqipëria tashmë ka kërkuar ndihmën edhe të inteligjencës artificiale për të mundësuar përkthimin e këtij kuadri ligjor në shqip, diçka që lehtëson procedurën e miratimit parlamentar. Hapi i dytë është që propozimi që dha Rama dhe që në fakt nënkupton atë që një vend që ka pasur një drejtim politik, ekonomik të caktuar, ritme zhvillimi politiko-ekonomike dhe institucionale të caktuara, t’i afrohet një strukture komplekse si BE ku qeveriset nga rregullat e veta. Fazë maturie në jetën tonë institucionale për të cilën duhet të përgatitemi. Duhet të jemi përgatitur mendërisht dhe institucionalisht.”, u shpreh Nazarko.

I pyetur nëse këto janë dy hapat e fundit drejt anëtarësimit në BE, analisti shtoi:

“Jo, mendoj se ka shumë hapa të tjera që do të vijojnë për të gjithë kapitujt. Në disa prej tyre, Shqipëria është më përpara si me reformën në drejtësi dhe ku është një garë me pengesa por këto hapa që u diskutuan sot janë hapa drejt afrimit. Duhet të kemi parasysh që pavarësisht se komisioneri Ropke tha se ky është një proces i bazuar në meritë, mund të ketë pengesa me karakter si nga vende fqinje si Greqia. Ngjan në këto momente se Greqia mund të ketë relaksuar marrëdhëniet me ne, por mund të kemi pengesa prej saj. Rama është në luftë me kohën, do të dëshironte që këtë objektiv historik kombëtar ta arrinte gjatë udhëheqjes së vet të qeverisë por kjo ngelet për t’u parë. Shqipëria ndoshta mund të ketë një korsi preferenciale në raport me vendet e tjera të rajonit për t’ju afruar BE përpara se secili prej këtyre vendeve ish jugosllave dhe kjo është një burim sa detyrimesh të reja aq edhe avantazhi që vetëm para tre dekadash dolëm nga një regjim diktatorial.”, shtoi Nazarko./abcnews.al

 

 

Tragjike në Itali/ 30 vjeçarja vdes nga statuja që ra nga ballkoni, e goditi në kokë

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 17:50

Një 30-vjeçare pati një fund tragjik në Napoli, pasi u godit në kokë nga një statujë që ra nga ballkoni.

Vajza fatkeqe po ecte të dielën në zonën Quartieri Spagnoli, një nga më të njohurat në Napoli, kur papritur një statujë i ra në kokë nga një ballkon.

30-vjeçarja u dërgua në spital por nuk mundi që të mbijetonte. Policia italiane ka vënë nën hetim dy persona për vrasje nga pakujdesia. Sipas autoriteteve, objekti është hedhur nga një fëmijë dhe për këtë arsye nën hetim janë vënë dy prindërit.

#Cronaca L’arcivescovo Battaglia ricorda Chiara Jaconis: “Una morte assurda. Vicini alla famiglia” https://t.co/3ajhgfLqfM pic.twitter.com/extkQsp9DQ

— Napoli Today (@NapoliToday) September 19, 2024

/abcnews.al

Infarkt zemre tek të rinjtë, mjekët: Po ulet mosha e sulmeve në zemër, shkaktohen nga mungesa e lëvizjes dhe stresi

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 17:25

Infarktet e zemrës po ndodhin dhe tek të rinjtë. Urgjencat kardiake tek 30- 40 vjeçarët janë bërë të zakonshme për mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Profesor Artan Goda rendit një sërë arsyesh që po shtojnë problemet tek moshat e reja.

Jo gjithmonë infarkti paralajmëron. Por dhe në ato raste kur jep shenja sipas mjekëve janë të shumtë personat që i neglizhojnë.

Por infarkti është vetëm një prej shkaqeve të humbjes së jetës. Vdekjet prej zemrës vijnë papritur edhe për një sërë arsyesh të tjera.

Në këto raste mjekët thonë se duhet fituar beteja me kohën ndërsa një goditje me defibrilator mund të të shpëtojë jetën.

Në shërbimin e Hemodinamikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë vitin e shkuar janë paraqitur rreth 1900 urgjenca kardiake. Problemet e zemrës zënë vendin e parë për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë dhe në vendin tonë./abcnews.al

Nis seanca plenare në Kuvend, mbahet një minutë heshtje në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 17:07

Deputetët, në nisje të seancës plenare, kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak.

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali mbajti një fjalim të shkurtër përpara deputetëve në nderim të Bogdanit.

“Bogdani shërbeu për dy legjislatura si deputet. Serioz, fjalëmatur, patriot, qytetar, ekselent në çdo pikëpamje, Gerti Bogdani do të mbetet i tillë në kujtesën e qytetarëve që u shërbeu me korrektesë, përkushtim dhe dashuri.”, u shpreh Spiropali.

Ish-deputeti i PD u përcoll sot për në banesën e fundit. Kuvendi mbajti homazhe paradite në nderim të ish deputetit ndërsa PD shpalli të enjten ditë zie duke anuluar të gjitha aktivitetet në të gjithë vendin.

Të shumtë ishin kolegë, miq, shokë dhe qytetarë, të cilët iu drejtuan sallës së Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar Bogdani, i cili spikati me protagonizmin dhe angazhimin e tij qytetar./abcnews.al

SHBA vendos sanksione të reja në lidhje me Rusinë dhe Korenë e Veriut

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 17:02

SHBA vendosën sanksione të enjten ndaj një rrjeti prej pesë grupesh dhe një personi, me bazë në Rusi dhe rajonin gjeorgjian të Osetisë së Jugut, që mundësonte pagesa midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.

“Veprimi i sotëm bën përgjegjës palët që kanë ndihmuar DPRK-në (Republikën Popullore Demokratike të Koresë së Veriut) dhe shmangien e sanksioneve ruse”, tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë.

Masat tregojnë gjithashtu përkushtimin e SHBA-së për të ndërprerë rrjetet “që lehtësojnë financimin e programeve të armëve të paligjshme të shkatërrimit në masë (ëMD) dhe raketave balistike të KPRK-së dhe mbështesin luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Sanksionet e reja ekspozojnë se si qeveria e presidentit rus Vladimir Putin përdor skema të paligjshme financiare për të ndihmuar Korenë e Veriut të hyjë në sistemin bankar ndërkombëtar, në kundërshtim me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Veprimi i SHBA vjen disa ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me zyrtarin e lartë rus të sigurisë Sergei Shoigu dhe diskutoi thellimin e dialogut strategjik midis dy vendeve./abcnews.al

U konfliktua dhe qëlloi me armë ndaj 3 kushërinjve dhe fqinjit të tij, arrestohet 50 vjeçari në Durrës

By: Xhen Sila
19 September 2024 at 15:19

Një 50 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ka qëlluar me armë ndaj disa personave.

50 vjeçari është konfliktuar me tre kushërinj të tij (vëllezër me njëri-tjetrin) dhe një fqinj në rrugën e fshatit Manzë dhe më pas ka qëlluar me armë gjahu drejt tyre.

Nga të shtënat janë dëmtuar lehtë dy nga vëllezërit, 29 dhe 26 vjeç. Arma e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

 

Shtrimi i rrugëve në Sarandë me kalldrëm: Një eksperiment i dështuar

19 September 2024 at 15:46

  Shtrimi i rrugëve në Sarandë me kalldrëm: Një eksperiment i dështuar   Një vit më parë, qyteti i Sarandës u përfshi në një projekt për shtrimin e rrugëve dhe sheshit qëndror me kalldrem, i cili u trumbetua se do të transformonte pamjen e qendrës së qytetit dhe të lehtësonte jetën e përditshme të banorëve […]

The post Shtrimi i rrugëve në Sarandë me kalldrëm: Një eksperiment i dështuar appeared first on Saranda Web.

2 tërmete të njëpasnjëshme godasin në zemër të Sarandës

19 September 2024 at 08:48

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Sarandën mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës.   Sipas të dhënave të raportuara, tërmeti i parë ka pasur një magnitudë prej 1.9 ballë të shkallës Rihter, ndërsa i dyti me një magnitudë 2.0 Rihter.     Ky aktivitet sizmik, megjithëse i lehtë, ka sjellë shqetësim […]

The post 2 tërmete të njëpasnjëshme godasin në zemër të Sarandës appeared first on Saranda Web.

Itali/ Makina kalon semaforin e kuq dhe godet 7 persona, vdesin dy vajza. Tre të plagosur rëndë

By: Xhen Sila
18 September 2024 at 22:47

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Lido di Camaiore të Italisë, ku një automjet përplasi shtatë persona, dy prej të cilëve ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Personat e tjerë të plagosur së bashku me drejtuesen e mjetit, një 44 vjeçare braziliane, u dërguan në spital.

Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë ndërsa dy viktimat janë dy vajza të reja gjermane. Sipas raportimeve, 44 vjeçarja ka kaluar semaforin dy herë me të kuqe. Në kryqëzimin e parë, goditi dy vajzat gjermane ndërsa në kryqëzimin e dytë goditi këmbësorët e tjerë, mes tyre një grua 60 vjeçare.

Më pas automjeti ndaloi pasi goditi dy makina të tjera. Drejtuesja e makinës u dërgua në spital për t’iu nënshtruar analizave toksikologjike./abcnews.al

❌
❌