Kryeministri Rama ndan pamjet nga punimet për Teatrin e ri Kombëtar
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale, disa pamje nga punimet e Teatrit të ri Kombëtar.
“Kantieri i punës për Teatrin e ri Kombëtar”, ka shkruar ai krahas pamjeve.
Projekti i Teatrit të Ri është krijuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë.
Sipas planit të projektuar, teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët.
Për herë të parë, gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër.
Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj./abcnews.al