Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

“Protestë e mundshme para Parlamentit Evropian”/ Këlliçi zbulon hapat e radhës së opozitës

8 October 2024 at 21:05

Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi thotë se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet brenda muajit Tetor, teksa ka shtuar se për pak ditë do të njoftojnë për tubimin tjetër.

I ftuar në në një emision televiziv, Këlliçi ka thënë se hapi i radhës është radikalizimi i mëtejshëm i protestave dhe përballja pa asnjë limit me mazhorancën.

Këlliçi u shpreh se po diskutohet që protesta mund të zhvendoset dhe para Parlamentit Evropian, ide për të cilën ai thotë se është plotësisht dakord.

Gazetari: Cili është hapi juaj i radhës?

Belind Këlliçi: Hapi jonë i radhës është radikalizimi i mëtejshëm i protestave, përballja pa asnjë limit me këtë mazhorancë dhe thirrja e protestës së radhës që për pak ditë do të njoftohet dhe padiskutim po diskutohet që mund të zhvendoset dhe para Parlamentit Evropian, unë jam padiskutim pro kësaj ideje.

Gazetari: Do të ketë brenda Tetorit protestë?

Belind Këlliçi: 99% po. Aksioni i radhës do të jetë brenda muajit Tetor me 99%. A është në Shqipëri apo jashtë, ky nuk është një vendim që e marr unë, por e merr Kryesia e PD-së dhe që e merr lidershipi i PD-së. Jam i bindur se brenda 2 javësh do të ketë një reagim të radhës që është i domosdoshëm për situatën ku jemi.

Këlliçi thotë se në zgjedhjet e 2025-ës, synimi i PD-së është t’i fitojë ato dhe për të bërë atë që ai e quan “luftë totale”.

The post “Protestë e mundshme para Parlamentit Evropian”/ Këlliçi zbulon hapat e radhës së opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌