Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në vendin e parë, por Daja ngel në ‘klasë’ Dinamon: ” Lojtarët nuk po kuptojnë atë që po kërkoj”

By: user 2
4 October 2024 at 21:42

“Po marrim pikët dhe po përsërisim fjalët, kemi probleme me lojë, jemi me 2 tabllo. Pjesën e parë e komanduam, në pjesën e dytë bëmë shumë gabime. Një pjesë të fajit e kam unë, bëmë gabime në elementin taktik, unë përgjigjem për këtë pjesë. Lojtarët nuk po kuptojnë atë që po kërkojmë”. Ilir Daja shkon rëndë me fjalët dhe nëse nuk do lexohej renditja, vështirë të kuptohej se po flitet për një skuadër në vendin e parë. Sidoqoftë, edhe pse është i pathyer që kur është ulur në pankinën e Dinamos, Daja pret të përmirësojë ekipin në hapësirën që i jep pauza e kampionatit.

“Pushimi është lajm i mirë, kemi programuar edhe ndeshje miqësore, nuk duam të humbim ritmin e ndeshjeve – tha Daja -. Për të fituar vlera të reja duhen 4-6 javë. Të paktën do prekim disa gjëra që në këto javë i kemi pasur problematike. Pikët në fund janë shumë të rëndësishme, kemi bërë një start jo të mirë si Dinamo. Lojtarët nuk kanë akoma pjesën e besimit. Kemi momente që lëshojmë shumë në lojë. U bë gati 1 muaj që jam nën drejtimin e Dinamos, kemi filluar të përmirësojmë diçka, por jemi shumë larg asaj që kërkojmë. Tek 50 % jemi akoma”.

PASSIATORE: “VENDOSI DIFERENCA E KUALITETEVE”

“Luajtëm përballë një ekipi të fortë. Treguam personalitet, bëmë një lojë të mirë, por na mungoi faza sulmuese. Diferenca e kualiteteve në fazën sulmuese ndikoi. Luajtëm me personalitet, mbajtëm topin mirë dhe krijuam aksione të rëndësishme”. Francesco Passiatore, tekniku italian që debutoi në pankinën e Laçit pas largimit të Cungut, e sheh gotën gjysmë plot. Ai e ka të qartë se ka nevojë për shumë më tepër kohë për të dalë nga situata e krijuar, edhe pse renditja kërkon pikë me shpejtësi.

Lexo më tejSuperiore, 4 skuadra luajnë për vendin e parë: Partizani i përkëdheluri i kalendarit në javën e tetë

Passiatore duhet të mendoje edhe për gjendjen psikologjike të kurbinasve, të fundit e për momentin të pashpresë: “Përgjigjen e mora sot në fushë ku pashë një skuadër që luftoi shumë. Në momente të ndeshjes kemi luajtur edhe të barabartë me Dinamon. Problemi individual na ka vështirësuar ndeshjen. Ndodh në futboll, por ai episod i penalltisë mund të na jepte shansin të luanim deri në fund”, tha tekniku.

The post Në vendin e parë, por Daja ngel në ‘klasë’ Dinamon: ” Lojtarët nuk po kuptojnë atë që po kërkoj” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌