Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

Ish-trajneri i Milan Pioli zgjedh ish-lojtarin e Juventus: “Ronaldo më i mirë se Messi”

By: user 2
23 September 2024 at 23:13

Aventura e teknikut Stefano Pioli në Arabinë Saudite nisi me këmbën e djathtë, me 0-3 e siguruar kundër Al-Ettifaq në ndeshjen e tij të parë në pankinën e Al-Nassr. Një sukses i hapur nga goli me penallti i Cristiano Ronaldo, i vlerësuar nga ish-tekniku i Milan, i cili megjithatë vendosi të mos e thërriste për ndeshjen e Kupës së Mbretërve kundër Al-Hazem.

PIOLI: “RONALDO MË I MIRË SE MESSI”

“Unë mendoj se Cristiano Ronaldo është padyshim superior ndaj Lionel Messi – tha Pioli për Tnt Sports -. Ai ka shënuar më shumë gola se sa ka bërë ndeshje. Ne po punojmë për të përmirësuar ekipin duke përdorur të gjitha burimet në dispozicion”. Një vlerësim i madh për ish-sulmuesin e Juventus, nga ish-tekniku i Milan.

“ME NDESHJET E TJERA DO NJOH PIKAT E FORCËS”

“Ne do të ndërtojmë stilin tonë të lojës pa pritur taktikat e kundërshtarit. Me ndeshjet e ardhshme do të mësoj të kuptoj pikat e forta dhe të dobëta të ekipit. Shpresojmë të marrim rezultate pozitive”.

The post Ish-trajneri i Milan Pioli zgjedh ish-lojtarin e Juventus: “Ronaldo më i mirë se Messi” appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 23 September 2024Main stream

Pioli e nis si duhet te Al Nassr: Ronaldo është më i mirë se Messi!

By: armand
23 September 2024 at 19:55

Stefano Pioli ka nënshkruar kontratën e jetës në Arabinë Saudite, ku trajneri italian do të përfitojë 12 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme te Al Nassr. Por për të vazhduar të fitojë këto shifra, sigurisht që duhet mbajtur i lumtur ylli i skuadrës, ai që dha bekimin për firmën me trajnerin, Kristiano […]

The post Pioli e nis si duhet te Al Nassr: Ronaldo është më i mirë se Messi! appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Pioli drejt Arabisë, “gjigantët” e Saudi Pro League kërkojnë teknikun italian

17 September 2024 at 16:52

Pritej të shkonte drejt “Bluve” të Napoli, megjithatë duket se e ardhmja e teknikut, Stefano Pioli ka marrë një rrjedhë tjetër, me ish-strategun e Milan, që kërkohet me ngulm nga “gjigantët” e Saudi Pro League, Al-Nassr.

Luis Castro pritet të largohet nga drejtimi i skuadrës, me portugezin që shpreson të nisë një aventurë evropiane dhe drejtuesit e Al-Nassr kanë piketuar 58-vjeçarin nga Parma si pasardhësin e tij, mirëpo, Pioli nuk është alternativa e vetme për pankinën e “gjigantëve” arabë.

Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe ish-teknikun e Milano e pret një ofertë e majme në aspektin ekonomik nëse vendos të largohet nga “kontinenti i vjetër”, pas eksperiencës së tij, 5-vjeçare, në “San Siro”. /i.m /abcnews.al

❌
❌