Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 October 2024Main stream

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

5 October 2024 at 15:51

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 15:00 në Mitrovicë.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

Prekazi tha se incidenti me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur një 38-vjeçar ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në jug të Mitrovicës.

“I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Sipas informacioneve ai është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit”, tha Prekazi

Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimi e të dyshuarit për kryerjen e veprës. /Telegrafi/

The post Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

❌
❌