Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 September 2024Main stream

KUSH ËNDËRRON MË SHUMË?

30 September 2024 at 09:31

Poezi nga: Fernando Pessoa
Përktheu: Elona Caslli

Kush ëndërron më shumë, më thua?
Ai që bie në ujdi me botën,
apo ai që humbet në ëndrra?
Çfarë është e vërtetë ose çfarë është më e vërtetë?
Gënjeshtra e realitetit,
apo gënjeshtra e ëndrrës?
Kush është më larg nga e vërteta?
Ai që sheh të vërtetën në hije,
apo ai që sheh shkëlqimin e ëndrrës?
Njeriu që ndihet mirë kur e ftojnë për të festuar,
apo ai që ndihet i huaj brenda festës?

The post KUSH ËNDËRRON MË SHUMË? appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

PRIJMË N’VALLE DERI T’SOSET DASHNIA

25 September 2024 at 13:17

Titulli origjinal: “Dance me to the end of love”
Nga: Leonard Cohen
Përktheu: Besnik Hamiti

Violina zjarr të marrë kur t’më shfaqësh bukurinë
Kalomë përtej frikës, sa të gjej qetësinë
Më ngrij si një degë ulliri e pëllumb udhërrëfyes bëhu
Prijmë n’valle deri t’soset dashnia
Prijmë n’valle deri t’soset dashnia

Oh, më le të shoh bukurinë tënde, kur s’ka kë përreth
Më le të ndjej si lëviz siç bëjnë në Babiloni
M’i zbulo gjërat kufijt veç unë që ua di
Prijmë n’valle deri t’soset dashnia
Prijmë n’valle deri t’soset dashnia

Prijmë tash në këtë dasmë, vallëzo e mos u ndal
Prijmë n’valle, ndjeshëm dhe vallëzo pa pra
Të dy jemi nën dashurinë tonë, të dy jemi përmbi
Prijmë n’valle deri t’soset dashnia
Prijmë n’valle deri t’soset dashnia

Prijmë n’valle, drejt fëmijëve që kërkojnë t’vinë në këtë botë
Prijmë n’valle nëpër perde që puthjet tona i kanë vjetrue
Ngrehe tendën e strehës, edhe pse çdo fije është këputë
Prijmë n’valle deri t’soset dashnia

The post PRIJMË N’VALLE DERI T’SOSET DASHNIA appeared first on Telegrafi.

❌
❌