Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Shpëtohen katër shtetas të huaj në Durrës, jeta e të cilëve u rrezikua pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt

19 September 2024 at 23:11

Zyrtarët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare të Shqipërisë shpëtuan katër shtetas të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.

Sipas një njoftimi, mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas, dy anglezë, një zviceran dhe një australian.

Tutje u tha se zyrtarët policorë me mjetin lundrues iu kanë shkuar në ndihmë katër shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu u theksua se është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.

The post Shpëtohen katër shtetas të huaj në Durrës, jeta e të cilëve u rrezikua pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt appeared first on Telegrafi.

❌
❌