Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Fonseca shpjegon arsyen pse e zëvendësoi Pulisicin pasi shënoi një super gol ndaj Fiorentinës

7 October 2024 at 10:35

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca ka shpjeguar arsyen pse ai e zëvendësoi Christian Pulisicin pasi shënoi një super gol.

Reprezentuesi amerikan e gjeti golin e katërt në Serie A teksa realizoi një super gol në minutën e 60-të në takimin ndaj Fiorentinës.

Teksa po i afroheshim fundit të ndeshjes, Pulisic u zëvendësua nga Fonseca i cili në vend të tij e inkuadroi Samuel Chukwueze. Pas zëvendësimit, ai u pa i mërzitur nga vendimi që mori trajneri.

Pas përfundimit të ndeshjes, shumë pyetje u ngritën rreth vendimit të Fonsecës për ta zëvendësuar lojtarin më të mirë të skuadrës në fushë kur ndeshja ishte e tensionuar.

Sidoqoftë, ai arsyetoi veten duke thënë se ishte një vendim i cili u mor për ta mbrojtur Pulisicin nga një lëndim serioz.

“Ishte më shumë një masë mbrojtëse me Pulisic i cili pati një problem gjatë javës. Chukwueze u fut mirë duke krijuar raste për gol”, tha shkurtimisht Fonseca.

‘Rossonerët’ të cilët pësuan humbjen e dytë këtë sezon në Serie A, do të rikthehen sërish në aksion pas pushimit me kombëtare ndaj Udineses më 19 tetor./Telegrafi/

The post Fonseca shpjegon arsyen pse e zëvendësoi Pulisicin pasi shënoi një super gol ndaj Fiorentinës appeared first on Telegrafi.

Video/ Tomori e Abraham ndalojnë Pulisic të godiste penalltinë: plasin polemikat pas 11 metërshit të humbur

By: user 2
7 October 2024 at 09:32

Në minutën e 56′ të sfidës Fiorentina-Milan, me rezultatin 1-1, u akordua penallti për kuqezinjtë që mund të kalonin në epërsi në fillimin e pjesës së dytë, duke ndryshuar ndeshjen. Goditësi i penalltisë duhej të ishte Pulisic, i cili në fakt iu afrua pikës së bardhë por, me ndalimin e lojës, Tomori shkon dhe e merr topin që më pas ia dorëzon bashkatdhetarit të tij Abraham. Pulisic shkon te shoku i skuadrës për të marrë topin por ish-lojtari i Romës e ndalon me një gjest të krahut si për të thënë: “Do ta gjuaj unë”.

E Abraham në fakt godet, me de Gea që bllokoi tentativën e anglezit. Pas ndeshjes Fonseca tha se ishte shumë i zemëruar (“Goditësi i penalltisë është Pulisic, nuk e di pse lojtarët ndryshuan mendje. Unë jam i tërbuar. Fola me të dhe thashë që nuk duhet të ndodhë më”) për gjestin e lojtarëve të tij. Nga veprimi i dy anglezëve janë irrituar edhe tifozët kuqezi të cilët fajësojnë dyshen Tomori-Abraham në rrjetet sociale.

Lexo më tejFonseca i tërbuar me arbitrin e lojtarët e tij: “Ky është cirk. I godet Pulisic, nuk e kuptoj çfarë dreqin bënë”

Pati kështu fjalë zemërimi nga tifozët, por edhe nga trajneri Paulo Fonseca dhe me të drejtë. Portugezi e bëri të qartë se Christian Pulisic duhej të ishte ai që ekzekutonte penalltinë. Ajo që ndodhi mbrëmë ishte kaotike dhe Milan shpenzoi dy penallti të gabuara nga Theo Hernandez dhe më pas nga Tammy Abraham. Një video u shfaq në rrjetet sociale pas ndeshjes; dhe tregoi se Fikayo Tomori vrapoi për të marrë topin dhe më pas ia dorëzoi bashkëlojtarit tjetër, Tammy Abraham. Mund të shihet Christian Pulisic duke iu afruar sulmuesit anglez. 27-vjeçari, megjithatë, e largoi me dorë amerikanin e më pas e humbi mundësinë e madhe.

TERMINATE TAMMY ABRAHAM LOAN CONTRACT @acmilan ♥🙏 pic.twitter.com/Gisb3GRV9d

— •🇵🇹 (@Puli_Era) October 6, 2024

The post Video/ Tomori e Abraham ndalojnë Pulisic të godiste penalltinë: plasin polemikat pas 11 metërshit të humbur appeared first on Lapsi.al.

Serie A/ Tre penallti të humbura dhe tre gola të shënuar, Fiorentina mund Milan në “Artemio Franchi”

6 October 2024 at 22:56

Serisë së fitoreve radhazi në kampionat i erdhi fundi.

Pas tre triumfeve radhazi, ndaj Venezia, Inter e Leçe, “Djajtë” e Milan janë “frenuar” mbrëmjen e kësaj të diele, teksa janë mundur në transfertën e Fiorentina, me rezultatin e ngushtë 2-1, në një sfidë plot emocione.

Adli e Gudmundsson dërguan topin në rrjetë për “Violët” në miuntat 35’ e 73’, ndërsa Pulisic barazoi përkohësisht shifrat në 1-1, në të 60’-n, mirëpo e bukura e kësaj sfide ishin 11-metërshat, me “gardianët” Mike Maignan e David de Gea, që pritët plot tre të tilla.

Në radhët e Fiorentina u tregua i pasaktë sulmuesi italian, Moise Kean, ndërsa për “Djajtë” Theo Hernandez dhe Tammy Abraham u frenuan nga “shtatlarti” spanjoll.

Kështu, falë këtij rezultati Fiorentina ngjitet në vendine 11-të në renditjen e Seria A, me 10 pikë të grumbulluara pas javës së shtatë të këtij sezoni, ndërsa “Djajtë” e Milan mbeten në vendin e gjashtë të tabelës, me 11 pikë. /i.m /abcnews.al

❌
❌