Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 September 2024Main stream

Rebel Wilson martohet me partneren

By: user 10
29 September 2024 at 11:47

Aktorja e njohur, Rebel Wilson, ka kurorëzuar dashurinë e saj me partneren Ramona Agruma.

Burimet thanë për People se dyshja shkëmbyen betimet në Sardenjë të Italisë.

Ky zhvillim i ri në marrëdhënien e tyre vjen dy vjet pasi Wilson dhe Agruma dolën publike me romancën e tyre në qershor 2022.

Në atë kohë, aktorja e “Senior Year”, postoi një foto në Instagram.

“Mendoja se po kërkoja një Princ të Disney-t… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney #loveislove”, shkroi ajo poshtë fotos.

Pas më pak se një viti, Wilson dhe Agruma u fejuan.

Ajo i propozoi gruas së saj tani përpara kështjellës së Bukuroshes së Fjetur në Disneyland në Kaliforni në ditën e Shën Valentinit në 2023.

Wilson më vonë e ndau lajmin në Instagram me një foto të saj dhe Agrumës duke u puthur. Kjo e fundit ka treguar edhe unazën e saj të fejesës.

“Ne thamë PO! Faleminderit @tiffanyandco për unazën mahnitëse dhe Bob Iger dhe ekipin e jashtëzakonshëm në Disneyland @disneyweddings për realizimin e kësaj surprize magjike!”, shkroi Rebel.

Në fillim të marrëdhënies së tyre, Wilson dhe Agruma mirëpritën një vajzë, Royce Lillian, nëpërmjet nënë surrogate në nëntor 2022.

 

 

 

 

The post Rebel Wilson martohet me partneren appeared first on Lapsi.al.

❌
❌