Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Manaj gjen golin me Sivaspor

By: admin
14 September 2024 at 19:19

Pas ndeshjes mjaft të mirë të zhvilluar kundër Ukrainës, Rei Manaj është rikthyer të shkëlqejë edhe në kampionatin turk ku ka gjetur golin e parë sezonal.

Në ndeshjen përballë Gaziantepspor, Manaj ishte si zakonisht titullar me Sivaspor dhe gjeti rrjetën në minutën e 37-të të duelit, për të barazuar përkohësisht shifrat në 1-1.

Pas një goditje nga këndi, ai lëshoi një gjuajtje të pakapshme me kokë për portierin kundërshtar, duke festuar këtë gol të parë sezonal në Turqi.

Sivaspor fitoi ndeshjen me shifrat 3-2.

The post Manaj gjen golin me Sivaspor appeared first on Albeu.com.

Rey Manaj gjen golin e parë këtë sezon me fanellën e Sivassporit

14 September 2024 at 18:40

Sivasspor ka arritur fitore me rezultat 3-2 ndaj Gaziantepit në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit turk.

Një ndër lojtarët që la shenja në këtë takim ishte edhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj i cili ia doli të gjejë rrugën e rrjetës.

Po zhvillohej minuta e 32-të e takimit, kur Manaj arriti që të realizojë për të barazuar shifrat në 1-1 pasi mysafirët kishin kaluar paraprakisht në avantazh në minutën e gjashtë.

Ky ishte goli i parë i Manajt këtë sezon me Sivassporin pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në kampionat.

⚽ Rey Manaj

pic.twitter.com/uKyXm2Numj

— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) September 14, 2024

Fatkeqësisht për 27-vjeçarin, ai u detyrua që të largohej nga fusha në minutën e 42-të për shkak të një lëndimi të pësuar që ia pamundësoi ta vazhdonte ndeshjen.

Mbetet të shihet se cila është shkalla e këtij lëndimi dhe se a do të jetë ai i gatshëm për takimin e radhës ndaj Konyasporit.

Kujtojmë se gjatë verës Manaj ishte përflitur për një largim të mundshëm nga Turqia, megjithatë ai vendosi që të qëndronte tek Sivasspori./Telegrafi/

Sezonun ilk golünü attı, BG Grup 4 Eylül Stadı’nı ayağa kaldırdı. #ReyManaj ❤

📲 #SVSvGFK | #GösterGücünü pic.twitter.com/eLJ4jrCDKs

— Sivasspor (@Sivasspor) September 14, 2024

The post Rey Manaj gjen golin e parë këtë sezon me fanellën e Sivassporit appeared first on Telegrafi.

Manaj gjen golin e parë në Turqi

By: redi
14 September 2024 at 17:33

Rey Manaj ka gjetur golin e parë me klubin e tij Sivasspor, për sezonin e ri me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ka shënuar ndaj Gaziantep. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kthyer baraspeshën falë një goditje me kokë në minutën e 37’. Manaj ishte një nga golashënuesit më të mirë sezonin e shkuar në Turqi, teksa është për të parë nëse do të përsëris të njëjtën gjë edhe këtë vit.

Source

Zhbllokohet Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares gjen golin me Sivasspor (Video)

By: armand
14 September 2024 at 16:55

Sivasspor dhe Gaziantep barazuan 1-1 në pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për raundin e pestë në elitën turke të futbollit. Në këtë duel për vendasit shënoi Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares. Përballja nisi mirë për Gaziantep, që gjeti golin me Maxim pas vetëm gjashtë minutave. Ndërkohë që për golin e barazimi mendoi Rey Manaj. Duhej […]

The post Zhbllokohet Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares gjen golin me Sivasspor (Video) appeared first on BoldNews.al.

Shansi i fundit për Manajn, skuadra e Trabzonspor gati sulmin përfundimtar për sulmuesin

13 September 2024 at 17:16

Kjo situatë e paqartë do të përfundojë në pak ditë.

Rey Manaj ende ka shumë shpresë të shkojë te Trabzonspor, një emër i rëndësishëm i elitës së futbollit turk, i cili po bën gati sulmin e fundit për ta marrë “yllin” e Kombëtares shqiptare.

Skuadra e shquar turke ka gati një muaj që nuk ka shënuar gol, dhe zgjidhja e vetme e këtij problemi është që të forcojë sulmin, me Manajn, që është një nga emrat më të pëlqyer për drejtuesit, ndonëse ai nuk është i vetmi, pasi në listë janë edhe sulmues të tjerë si holandezi Wout Weghorst dhe “shtatlarti” nigerian, Paul Onuachu i Southampton.

Skuadrës së Trabzonspor i duhet të paktën edhe një sulmues dhe interesi për Manajn ka qenë që më parë, madje ka pasur bisedime mes palëve dhe me merkaton e transferimeve shumë pranë mbylljes për këtë stinë vere klubi turk duhet të veprojë shpejt.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka dy avantazhe ndaj rivalëve,

Ai është më i ri në moshë, 27 vjeç, dhe kartoni i tij kushton më lirë, rreth 5 milionë euro, ndërsa Onuachu arrin në 13 milionë, po ashtu, Manaj ka përvojë në Superligën turke, diçka që nuk e ka holandezi Weghorst, ndërsa nigeriani ishte vjet i huazuar te Trabzonspor duke shënuar 15 gola.

Megjithatë golat e “shtatlartit” të sulmit, nuk krahasohen me “bomberin” tonë, i cili sezonin e kaluar dërgoi topin plot 18 herë në rrjetë, duke u parakaluar vetëm nga “yje” të këtij sporti, si Edin Dzeko e Mauro Icardi. /i.m /abcnews.al

Asllani pas triumfit kuqezi: Manajn e kam shok, por më mërziti në fushë!

By: gaze tare
8 September 2024 at 09:36

Shqipëria mori një fitore të artë përballë Ukrainës me rezultatin 1-2 duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje në kufij të perfeksionit duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit.

Pas kësaj sfide për mediat ka folur edhe mesfushori Kristjan Asllani. Ai u shpreh se fitorja është e rëndësishme për rrugëtimin e skuadrës në Ligën e Kombeve ndërsa tregoi edhe për hatërmbetjen me Manaj teksa ky i fundit mori përsipër goditjen e një faulli duke i marrë topin Asllanit.

Fitore e madhe dhe shumë e rëndësishme. Ishte shumë e vështirë kjo fitore ndaj Ukrainës. Mendoj se e kanë mbajtur më shumë ata topin dhe ne jemi mbrojtur. Por, kishim shumë pa një fitore dhe shikojmë përpara sepse kemi një ndeshje të vështirë.

Kjo fitore na ndihmon shumë sepse ishte ndeshja e parë. Kur e fillon mirë je një hap para. Provuam të luanim futbollin tonë, por mendoj se mund të kishim luajtur më mirë. Por morëm 3 pikët dhe kjo ka rëndësi. Kishim që ndeshjen me Çekinë që nuk fitonim dhe jemi të lumtur, vazhdojmë.

Faulla që nuk ju la Manaj ta godisnit? Jam shumë shok me Rey, por u mërzita në fushë. Goditjet e dënimit i godas që i vogël, por dhe Rey ka gjuajtje të mirë. U mërzita pak në fushë, por absolutisht jam shumë shok me Rey, s’ka problem, tjetrën do e gjuaj unë”, tha Asllani.

The post Asllani pas triumfit kuqezi: Manajn e kam shok, por më mërziti në fushë! appeared first on iconstyle.al.

❌
❌