Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 October 2024Main stream

U aludua se u injorua nga Rihanna: Reagon Naomi Campbell

By: user 10
2 October 2024 at 15:49

Naomi Campbell ka reaguar ndaj aludimeve mbi dramën e pretenduar nga ndjekësit mes saj dhe Rihanna-s.

“Unë nuk do ta lejoj botën që të vendosë dy gra me ngjyrë kundër njëra-tjetrës. Ne jemi dy zonja, mbi të gjitha nëna me fëmijë dhe unë nuk mund ta pranoj këtë,” u shpreh Campbell në një intervistë për “The New York Times”.

Gjatë shfaqjes Alaïa në Javën e Modës në Nju Jork në shtator, Naomi dhe stilistja e famshme morën pjesë në trendin e krijuar nga TikToker Jools Lebron. “Ne nuk shkojmë në shfaqje si vajzat e tjera,” tha Law në videon e tij në Instagram të 6 shtatorit. “Ne nuk vijmë duke ekspozuar gjoksin.” “Sfiltata nuk është për të treguar veten, por për të treguar rrobat”, u përgjigj Naomi në klip.

Përdoruesit reaguan menjëherë duke shkruar në postim  se përgjigjia e modeles ishte një kunjë për këngëtaren e “Love on the Brain”, e cila mori pjesë në shfaqje me një fustan  që theksonte dekoltenë e saj. Në videot që qarkulluan në mediat sociale, Rihanna, me sa duket kaloi pranë Law dhe Noami para shfaqjes për të përshëndetur ish-kryeredaktorin e Vogue britanik, Edward Enniful.

“Oh, doje që Rihanna të të vinte re”, komentoi një person nën videon e Law. “Jam shumë e lumtur që ajo nuk të përshëndeti.” Ndërkohë një tjetër ka shkruar thjesht “Shumë fëminore”.

Dhe kjo nuk është hera e parë që fansat spekulojnë një përçarje mes Noamit dhe themelueses së Fenty Beauty. Pasi dyshja hoqën njëra tjetën nga lista e miqve në Instagram në vitin 2017, aktorja e Star i tha Andy Cohen në Watch What Happens Live, “Gjithçka është në rregull”.

“Unë nuk mbaj mëri, veçanërisht me gratë me ngjyrë që mendoj se janë të fuqishme,” vazhdoi ajo. “Ne jemi atje duke bërë të njëjtën gjë dhe po bëjmë të njëjtën luftë.”

The post U aludua se u injorua nga Rihanna: Reagon Naomi Campbell appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Rihanna shfaq figurën e saj të mrekullueshme me të brendshme rozë, nga koleksioni i saj i ri “Savage X Fenty”

30 September 2024 at 11:38

Rihanna bëri edhe një reklamë të mrekullueshme për linjën e saj “Savage X Fenty”.

Dhe të dielën, ylli i pop-it, e kthyer në sipërmarrëse, u shfaq në të brendshme rozë në dy imazhe të reja promovuese të themeluesit të linjës duke bërë poza seksi.

Kompletet e reja vijnë gjithashtu në ngjyra si vjollcë, kafe, e zezë, blu e errët, blu e hapur, jeshile, ndër të tjera, siç shihet në faqen e internetit të kompanisë, shkruan DailyMail.

Kjo është pjesë e një promovimi të vazhdueshëm për linjën Lavish Lace që përmban edhe modele të tjera.

Këngëtarja barbadiane (e lindur Robyn Rihanna Fenty), e cila gjithashtu ka një linjë kozmetike të quajtur “Fenty Beauty By Rihanna”, mund të shihet e shtrirë në krah në një nga reklamat, ndërsa shikon lart drejt kamerës.

Reklama e re vjen në fund të një ekspozite tjetër sensacionale të linjave të saj të lakmueshme me të brendshme të verdha të ndezura nga fushata e fundit e “Savage X Fenty”. /Telegrafi/

The post Rihanna shfaq figurën e saj të mrekullueshme me të brendshme rozë, nga koleksioni i saj i ri “Savage X Fenty” appeared first on Telegrafi.

❌
❌