Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Emërohet drejtoresha e re e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (EMRI)

By: V K
1 October 2024 at 10:59

Risena Xhaja, është emëruar në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Xhaja do të zëvendësojë në këtë post, drejtorin e komanduar pak muaj më parë, Idriz Haxhiaj.

Xhaja vjen në këtë detyrë pas një përvojë të gjatë në administratë, në nivele drejtuese. Më herët, ajo ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Financave, që nga marsi i vitit 2023 deri në gusht të vitit 2024.

Gjithashtu, nga marsi deri në korrik 2024 ajo mbajti pozicionin e Drejtorit të Komanduar në Agjencinë për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera (AMGKP), periudhë gjatë së cilës kjo agjenci arriti të mbledhë mbi 831 milionë lekë detyrime të pakthyera nga palët e treta sa i përket kredive të akorduara përmes skemave të garancive shtetërore.

Kush është Risena Xhaja?

Me një karrierë të spikatur thuajse 20-vjeçarë në administratën publike, znj. Xhaja ka qëndruar nga viti 2019 deri në 2023 në pozicionin e Zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si edhe Drejtues i strukturës së Apelimit dhe Bashkëqeverisjes dhe Drejtues i komanduar në dy Drejtori Vendore të këtij institucioni.

Në vitin 2019 ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës. Anëtare e organit këshillimor pranë Ministrit të Drejtësisë për ekzekutimin e vendimeve penale, Kryetare e Bordit te Universitetit të Arteve nga viti 2019 deri në vitin 2022.

Në vitin 2013 Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëveshjeve dhe nga viti 2016 deri në vitin 2019, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Ministrisë së Kulturës, njëkohësisht në këtë periudhë ka ushtruar funksionin e inspektorit të jashtëm financiar pranë Ministrisë së Financave.

Znj.Xhaja e nisi karrierën e saj në administratën publike në qershor 2002, në Drejtorinë Juridike, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku edhe në vijim, nga viti 2006 ushtroi funksionet e Drejtorit në Drejtorisë Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimin në Ministrinë e Kulturës.

The post Emërohet drejtoresha e re e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Emërohet drejtoresha e re e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

1 October 2024 at 10:40
Risena Xhaja emërtohet në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Xhaja do të zëvendësojë në këtë post, drejtorin e komanduar pak muaj më parë, Idriz Haxhiaj. Xhaja vjen në këtë detyrë pas një përvojë të gjatë në administratë, në nivele drejtuese. Më herët, ajo ka mbajtur pozicionin e Sekretares së
❌
❌