Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 September 2024Main stream

FOTO/ “Janë lumturia ime”, Olta Gixhari publikon portretin e parë familjar

By: M C
28 September 2024 at 23:31

Aktorja e njohur Olta Gixhari, edhe pse një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, jetën private është munduar gjithmonë ta mbajë larg syrit të publikut.

Mirëpo së fundmi ajo ka postuar në llogarinë e saj Instagram fotot e para familjare ku shihet me bashkëshortin edhe dy djemtë e saj.

“Ju prezantoj me lumturitë e mia” ka shkruar Olta krah fotove, ndërsa nuk ka ngruar të vëri në pah edhe lodhjen e një nëne e cila ka qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës duke u kujdesur për të voglin e saj.

“Ps: injoroini rrathet e mi te syve,do vi dita qe edhe une do fle,” ka shtuar ajo.

The post FOTO/ “Janë lumturia ime”, Olta Gixhari publikon portretin e parë familjar appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 28 September 2024Main stream

Leka zyrtarizoi lidhjen e re, Elia ”rikthehet” në Instagram. Komentet në rrjet: Sa mirë që u çlirove

By: redi
28 September 2024 at 19:40

Divorci i Elia Zaharias dhe Princ Lekës mbetet kryefjala e shtypit rozë. Por Elia e ka lënë pas dhe sot ka publikuar në Instagram një foto me fustan të kuq ku duket mahnitëse dhe tejet e lumtur. Postimi i saj vjen vetëm pak ditë pasi Princ Leka, ish-bashkëshorti i Elias njëkohësisht zyrtarizoi romancën e tij të re me Blerta Celibashin gjatë një darke gala në Carpathia West Estate në Shtetet e…

Source

FOTO/ Elia Zaharia bëhet “e gjallë” në Instagram, ndjekësit: Ti je princesha jonë!

By: M C
28 September 2024 at 20:19

“Nuri pas ndarjes”, kështu e quajnë shumë hijeshinë dhe ndryshimin në pamje të vajzave pas përfundimit të një marrëdhënie dashurie. Së fundmi ka qenë Elia Zaharia ajo e cila ka postuar një foto ku mund të themi që i ka rënë një nur i bukur.

E veshur me një fustan të kuq, Elia duket në super formë dhe kjo i ka bërë përshtypje të gjithë ndjekësve të saj në “Instagram”.

Përpos komplimenteve për pamjen, ndjekësit shprehen se ajo është Princesha e vërtetë.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Princ Leka zyrtarizoi lidhjen e tij me Blerta Celibashin. Princi postoi një foto krah Blertës në llogarinë e tij të “Instagramit”, foto e cila përveç mediave në Shqipëri tërhoqi vëmendjen dhe u komentua gjerë e gjatë dhe nga të huajt.

The post FOTO/ Elia Zaharia bëhet “e gjallë” në Instagram, ndjekësit: Ti je princesha jonë! appeared first on Albeu.com.

‘’Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë’’/ Elia Zaharia poston në Instagram, pak ditë pas zyrtarizimit të lidhjes së Princ Lekës me…

By: E.K
28 September 2024 at 18:19

Divorci i Elia Zaharias dhe Princ Lekës është një ndër çështjet më të komentuara të showbizit dhe jo vetëm. Por duket se pas divorci Elia është ringritur sërish dhe shfaqet në super formë. Ajo ka publikuar në Instagram një foto me fustan të kuq ku duket në formë shumë të mirë, kjo pak ditë pasi […]

The post ‘’Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë’’/ Elia Zaharia poston në Instagram, pak ditë pas zyrtarizimit të lidhjes së Princ Lekës me… appeared first on FaxWeb.

Filmi “Prokurori” u xhirua në Tiranë me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian, Danny Glover

By: redi
28 September 2024 at 18:36

Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokurori” (The Prosecutor) vjen në kinematë e Tiranës nga data 10 Tetor, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj. Subjekti i filmit i zhanrit aksion/dramë e merr spunton nga ngjarje të përditshmërisë tonë, me fokus në reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe…

Source

Zbulohen bashkëmoderatoret e ”Goca dhe Gra”, dy prej tyre janë nga ”Big Brother Albania Vip 3”

By: redi
28 September 2024 at 17:03

Nga 5 tetori, çdo të shtunë në orën 22.00, rikthehet në Top Channel, “Goca dhe gra”. Ky format do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno. Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë. Heidi dhe Egla…

Source

Egla Ceno moderatore në Top Channel, ja kush do të jenë vajzat që do të drejtojnë emisionin “Goca dhe Gra”

By: M C
28 September 2024 at 17:08

“Goca dhe Gra” dhe këtë sezon pritet të jetë një “bombë” e vërtetë! Thënë kjo me ‘plot gojë’ pasi kuptuam se kush do të jenë moderatoret.

Pas Heidi Bacit e 4 vajza të tejra, mjaft të shkathëta dhe të zonjat pritet t’i bashkohen në moderim ish-banores së Big Brother Vip.

Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno janë 4 moderatoret e tjera e emisionit “Goca dhe Gra”. Ky emision do të rikthehet në ekranin e Top Channel nga data 5 tetor, çdo të shtunë në orën 22:00.

The post Egla Ceno moderatore në Top Channel, ja kush do të jenë vajzat që do të drejtojnë emisionin “Goca dhe Gra” appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Nikolin Çabeli me këngën “Vallëzoj” çon Shqipërinë në ”Junior Eurovision”, këtë vit mbahet në Spanjë

By: redi
28 September 2024 at 16:24

Nikol Çabeli me këngën “Vallëzoj”, ka triumfuar në “Junior Fest Albania 2024” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” që do të mbahet më 16 nëntor në Madrid të Spanjës. Çmimi i dytë shkoi për Gjon Gjipalin me këngën “S’ka problem”, ndërsa çmimi i tretë i është akorduar Boris Metajt. Juria ka vlerësuar për vokalin më të mirë Eden Banin…

Source

FOTO/ Monika Kryemadhi ”harron” politikën: Jam më e fortë se dy javë më parë

By: redi
28 September 2024 at 15:32

Në një kohë me zhvillime të forta politike, Monika Kryemadhi duket se ka zgjedhur të fokusohet tek palestra, të cilës i ka hyrë me kokë kohët e fundit. Në një foto të publikuar në Instagram, deputetja e PL-së është shfaqur në palestër së bashku me të bijën, Borën. ”Një nga momentet më të mëdha në jetë është të kuptosh se dy javë më parë trupi yt nuk mund të bënte atë që sapo bëri”…

Source

Xhensila shfaqet më e lumtur se kurrë pas seancës për divorcin me Besin (FOTO)

By: V K
28 September 2024 at 12:35

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, është një nga artistet që kohët e fundit është komentuar më shumë për jetën e saj private, se për atë profesionale.

Ditën e enjte më 26 shtator, Xhensila pati një seancë gjyqësore për ndarjen e pasurisë, me aktorin komedian Besart Kallaku.

Ndërsa ditën e djeshme, një ditë më pas ajo shfaqet tejet e lumtur në rrjete sociale. Ajo ndau disa pamje ku shihet me një këmishë të bardhë, dhe nuk e fsheh dot lumturinë në fytyrën e saj.

Po cili është shkaku i një lumturie të tillë? Këtë gjë vetëm këngëtarja mund të na e thotë.

.


The post Xhensila shfaqet më e lumtur se kurrë pas seancës për divorcin me Besin (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Muaji tetor do jetë i vështirë për këto 3 shenja të horoskopit

By: nilda
28 September 2024 at 11:43

Tetori i këtij viti sjell sfida për disa shenja të zodiakut të cilat preken nga energjitë kozmike dhe mund të përballen me vështirësi apo edhe ndarje. Demi Demi do të vihet në provë në lidhjet e dashurisë gjatë tetorit. Urani, planeti i ndryshimeve të papritura, së bashku me kundërshtimin mes Marsit dhe Venusit, sjellin trazira në marrëdhëniet e tyre. Edhe pse Demi njihen për përkushtimin e…

Source

Horoskopi për ditën e shtunë, 28 shtator 2024

By: nilda
28 September 2024 at 08:28

Dashi Do të jeni nën ndikimin e planetit të Hënës gjatë gjithë ditës. Do të keni mbështetje në çdo sektor, si në atë profesional edhe sentimental. Demi Kjo e shtunë do ju gjejë tejet të tensionuar, ku do të jeni mjaft të kritikuar. Parashikohen keqkuptime të mëdha në sferën sentimentale, por më të shumta do të jenë në atë profesionale. Binjakët Do të mund të përfitoni nga ndikimi pozitiv…

Source

Nis emisioni “Për Shqiptarët” me historinë e trishtë të familjes Bunga

By: D Marku
27 September 2024 at 23:45

“Për Shqiptarët” nisi me historinë e trishtë të familjes Bunga.

Kilometra larg Tiranës, në një prej fshatrave të Burrelit, Veli dhe Fërdëze Bunga, ndërtuan familjen e tyre me 3 fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë. Një prej tyre është Hazizi që është sot me ne, djali i vogël i familjes.

Kur Hazizi ishte 5 vjeç familja zhvendoset në qytet, me shpresën se Burreli do të sillte një të ardhme më të mirë për fëmijët. Prindërit punonin me ç’të mundnin, por edhe punët në fshat nuk i lanë pas dore…

Hazizi nisi punë si shofer, sapo mbushi 18 vjeç. Në një prej ditëve që shkonte në punë, dikush i bën një telefonatë, duke I thënë të kthehej sa më shpejt. Me ankthin se çfarë po ndodhte, e me distancën që i dukej tani shumë më e madhe, Hazizi arrin në Burrel dhe gjen të bërë shkrumb e hi shtëpinë e tyre. Gjithë puna e një jetë e prindërve por edhe e fëmijëve, u shemb brenda pak orësh. Në këtë dhimbje gjetën ngushëllimin që të paktën kishin njëri-tjetrin dhe askush nuk u dëmtua.

Kjo ngjarje solli në familje ndjesinë e parë të humbjes, dhe siç thotë Hazizi tashmë dera e vuajtjeve u hap.

Asokohe gati 15 vite më parë, i dërgojnë në një banesë shtetërore, e ngjashme me një konvikt. Jetonin edhe familje të tjera, ku korridoret dhe tualetet ishin të përbashkëta, por s’kishte vend për ankesa. Të paktën e kishin një çati mbi kokë.

Me vitet, motra dhe vëllai u martuan dhe me prindërit ngeli vetëm Hazizi.

Hazizi kishte nisur të transportonte mobilje në fshatra të ndryshëm të Burrelit. E në një prej ditëve sytë i panë Florinën. Një vajzë e bukur, që i mori menjëherë zemrën.

Florina erdhi nuse në familjen Bunga, ku gjeti shumë varfëri, por edhe shumë ngrohtësi.

Muret e lagështa të asaj shtëpie të vjetër u ngrohën nga të qeshurat e fëmijëve që çifti i ri solli në jetë. E para lindi Ajla, që sot është 10 vjeç, më pas Amelja që sot është 7, 2 vite më vonë djali Ani dhe në këtë vit e vogla e familjes Alea.

Rolet në familje ishin të ndara në mënyrë gati perfekte. Gjatë javës Florina punonte në rrobaqepësi, Hazizi shofer, ndërsa gjyshërit ndihmonin në mbajtjen e fëmijëve, në përcjelljen për në shkollë e për t’i marrë sërish në shtëpi.

Ajo që më pas do të prishte çdo ekuilibër në familje do të ishte një ditë e zymtë shkurti, e këtij viti.

Mëngjesi nisi si zakonisht. Prindërit shkuan në punë, fëmijët bën gati çantat e shkollës, dhe gjyshi i shoqëroi për në shkollë.

Ajla shkonte në klasën e 5 ndërsa Amelia kishte pak muaj që kishte nisur klasën e parë.

Atë ditë Ajlën, motrën më të madhe, e merr gjyshja më shpejt nga shkolla duke i lënë porosi të shoqit që të merrte më pas të voglën Amelia.

Rrugës për në shtëpi, Ajla me gjyshen kthehen për të blerë këpucë tek të përdorurat, thotë Hazizi.

Gjatë rrugës së kthimit gjithë sytë e njerëzve ktheheshin drejt tyre. Disa i shikonin me habi, disa me keqardhje, e disa ulnin sytë, por diçka i bashkonte; asnjë nuk iu fliste. Ndoshta sepse në të tilla raste nuk ke fjalë.

Ajo që theu heshtjen ishte telefonata e një të afërmi, që njofton gjyshen se pranë shtëpisë së tyre kishte ndodhur një aksident.

Lanë këpucët e sapo blera dhe të dyja vrapuan për në vendngjarje.

Ajo që do të kishte qenë një ditë normale, ku gjyshi ecte në trotuar me mbesën prej dore, rrugës për në shtëpi, u kthye në një rrugë të lënë përgjysmë.

Një makinë që kalonte me shpejtësi, del nga rruga dhe i përplas të dy.

Veliu 74 vjeçar, babai i Hazizit që kemi në studio, iku nga kjo jetë, duke thënë vetëm disa fjalë të fundit. “Me shikoni vajzën, mos u merrni me mua…”

Dhe më pas heshtje e një kalvar i pafund vuajtjesh për Amelian 7 vjeçare që mbeti e aksidentuar rëndë.

Në trupin e saj të vogël, i vetmi vend ku aksidenti s’la shenja ishte koka.

Diku mbeti çanta e shkollës, ashtu e grisur dhe copëtuar, diku mbetën këpucët e vjetra që i bleu nëna e që kanë 7 muaj që presin të vishen.

Hazizi kur mësoi lajmin shkoi menjëherë në spital. E vetmja porosi që la ishte të kishin kujdes Florinën e cila ishte shtatzënë në prag të lindjes.

Teksa Hazizi ikte me ambulancë në Tiranë, me Amelian që luftonte me jetën, në anën tjetër të shtëpisë Florina shtatzënë qante për vajzën dhe lutej që të ishte gjallë.

Amelia qëndroi 3 javë në reanimacion, kishte dëmtim në organe, thyeje të kockave e një sërë kompikimesh shëndetësore.

Hazizi flinte jashtë derës së spitalit, duke vuajtur për vajzën, por dhe për humbjen e babait të cilin nuk mundi as të përcillte në banesën e fundit. E mundonte edhe meraku për të shoqen, e cila në 10 ditë humbi 10 kilogramë.

Në netët pa gjumë e plot ankth, ku operacionet e Amelias nisnin në orën 3 të mbrëmjes e përfundonin pasditen e ditës tjetër, mori lajmin se u bë baba. Florina 2 javë pas aksidentit solli në jetë Alean që sot është 7 muajshe.

Ishte një rreze shprese, por u kthye shpejt në një tunel të errët që si gjendej drita.

Alea lindi e sëmurë. Qante shumë dhe nuk mbushej me frymë. Papritmas familja e lumtur e Burrelit u nda në copëza. Në një anë qëndronte babai me Amelian në reanimacion, në tjetrën Florina me të sapolindurën sërish në reanimacon e diku më larg, në shtëpinë që e pushtoi dhimbja qëndronte gjyshja që humbi bashkëshortin e kujdesej për 2 fëmijët e tjerë.

Gjendja e të sapolindurës ishte emergjente dhe duhej dërguar jashtë Shqipërisë. Bën thirrje për ndihmë tek Fondacioni Firdeus, pa treguar se kishin edhe një vajzë tjetër në spital të aksidentuar rëndë.

I dukej shumë të kërkonin ndihmë 2 herë. Një lajm i mirë gëzoi paksa prindërit, kur mësuan që shuma e kërkuar u mblodh dhe Alea do të nisej për kurim jashtë. 2 javë më vonë u rikthye shëndoshë e mirë, teksa Amelia qëndronte në spital në pritje për të njohur motrën e saj.

Jeta e Amelias vazhdon mes vuajtjeve të shumta. U bë 7 muaj që nuk ka dalë nga spitali, 7 muaj që nuk ngrihet dot të ecë, 7 muaj në të cilët ka kryer 32 operacione.

Ajo që Amelia ka nevojë tani, është shpresa se do të mund t’i rikthehet normalitetit, se do të mund të ecë vetë, të dal nga spitali, të shkojë të përqafoj motrat dhe vëllanë që i mungojnë aq shumë. Mjekët kanë thënë se nëse shkon jashtë ka mundësi që të kryej disa ndërhyrje që do i rikthejnë funksionet e trupit. Dhe Hazizit me Florinën si mbetët gjë tjetër veçse të lutën e të besojnë se për ta nuk do të ketë vetëm zi…

The post Nis emisioni “Për Shqiptarët” me historinë e trishtë të familjes Bunga appeared first on Albeu.com.

“S’E KAM TAKUAR KURRË DJALIN TIM”/ Historia e dhimbshme e Buçit të “Përputhen” (VIDEO)

By: D Marku
27 September 2024 at 23:52

Emisioni “Glamour” nën modelimin e Ester Bylyku u rikthye këtë të premte në ekranin e “Ora News”, duke vijuar traditën me të ftuar specialë të botës së “shoë biz”-it shqiptar.

Personazhi i çeljes së këtij sezoni të ri ishte Endi, i njohur ndryshe si Buçi, i cili u bë i njohur me konkurrimin e tij në programin e dashurisë “Për’puthen”.

Në rrëfimin e tij krejtësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë, Buçi foli mbi marrëdhënien e tij me fëmijët.

“Jam ndarë me mamanë e fëmijëve. Ajo është lidhur me një tjetër dhe e ka cik problem të m’i sjellë çunat këtu, se ndoshta s’e lë filani dhe fistëku.

Kështu kemi mbetur deri tani, më ndodhi dhe ajo gjëja me babin në 2021-in që i ka vënë të gjithë gjërat në “stop” dhe i ka ndryshuar rrënjësisht familjen time.

Ajo është një nga arsyet më të mëdha për mua. Djali, Kristianin s’e kam takuar kurrë. Në 2019-ën erdhi ish-i, dhe erdhi në kohë plazhi dhe 3 muaj shijuam pushimet.

Pastaj ajo ngeli shtatzanë, kur lindi çuni vdiq babi dhe tani që po qartësohen pak gjërat, po luftoj për një takim së shpejti.

Kur flas me të më thotë: “Ej ti, ti i ngjan Kristanit”, që është vetë ai. E di ti që je çuni im ti, i them”, rrëfeu Buçi.

 

The post “S’E KAM TAKUAR KURRË DJALIN TIM”/ Historia e dhimbshme e Buçit të “Përputhen” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Rudina Dembacaj rikthehet në ekran si moderatore, zbulohet programi

By: redi
27 September 2024 at 21:51

Rudina Dembacaj do të rikthehet si moderatore në ekranin e Top Channel, në sezonin e ri televiziv. Ajo do të jetë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” këtë sezon të ri televiziv. Bashkë me Rudinën, pjesë e këtij paneli do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Vip 3, Heidi Baci. Ky është edicioni i tretë që programi “Goca dhe Gra” rikthehet.

Source

‘S’mund të mendoj për një dhuratë…’/ Urimi që Stresi i bëri Noizy-t për ditëlindje

By: D Marku
27 September 2024 at 18:53

Stresi dhe Noizy kanë rregulluar raportet mes tyre e tashmë janë miq shumë të mirë. Ndaj miqtë kujtohen dhe për ditët e veçanta.

Sot, me rastin e ditëlindjes së Noizyt, Stresi e ka uruar publikisht:

Nuk mund te mendoj per nje dhurate me te mire se miqesia jone! Gëzuar Ditelindjen”- shkruan Stresi krah videos ku shfaqet duke kënduar me Noizyn.

Kujtojmë se Noizy feston sot ditëlindjen e 38-të. Një prej urimeve nga personazhet e njohur ishte dhe ai i Loredanës, e cila e cilësoi reperin si mikun e saj të ngushtë.

The post ‘S’mund të mendoj për një dhuratë…’/ Urimi që Stresi i bëri Noizy-t për ditëlindje appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta profesoreshë McGonagall në sagën ”Harry Potter”, u shua në moshën 89-vjeçare

By: redi
27 September 2024 at 16:39

Ka mbyllur sytë përjetë aktorja e njohur Maggie Smith, e cila ka luajtur rolin e profesoreshë Minerva McGonagall në sagën ”Harry Potter”. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, pranë miqve dhe familjarëve. Maggie Smith, emri i vërtetë i së cilës është Margaret Natalie Smith lindi më 28 dhjetor 1934, në Angli. Ajo njihet për rolet e saj komike, por sidomos për performancën në sagën “Harry…

Source

Ndahet nga jeta aktorja e njohur e “Harry Potter”

By: lia rda
27 September 2024 at 15:50

Maggie Smith, e njohur për rolet e saj në serinë e filmave Harry Potter dhe Downton Abbey, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, kanë njoftuar djemtë e saj.

Aktorja Maggie Smith u bë e njohur gjerësisht për performancën e saj në filmat e Harry Potter, në të cilat ajo luajti profesor Minerva McGonagall.

Aktorja vdiq në spital, thanë fëmijët e saj Chris Larkin dhe Toby Stevens.

“Një person intensivisht privat, ajo ishte me miqtë dhe familjen e saj në fund. Ajo ka lënë dy djem dhe pesë nipër e mbesa të dashur, të cilët janë shkatërruar nga humbja e nënës dhe gjyshes së tyre të jashtëzakonshme”, thuhet në një deklaratë.

“Ne dëshirojmë të përfitojmë nga ky rast për të falënderuar stafin e mrekullueshëm në Spitalin Chelsea dhe Westminster për kujdesin dhe dashamirësinë e tyre të pashtershme gjatë ditëve të saj të fundit”, vazhdoi njoftimi për vdekjen e Maggie Smith. “Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj dhe kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë moment”.

Kush ishte Maggie Smith? Një nga aktoret më të mëdha të Britanisë.

Maggie Smith ishte një aktore angleze, e lindur më 28 dhjetor 1934.

Karriera e saj shkon rreth 60 vite dhe ishte një nga aktoret më të rëndësishme në Britaninë e Madhe, ndërsa është vlerësuar për interpretimet e saj në teatër dhe kinema. Ndër të tjera, ajo është pronare e dy çmimeve Oscar, një çmim Tony, shtatë çmime BAFTA, dy çmime Emmy, dy Golden Globes, dy Çmime Screen Actors Guild dhe një çmim Laurence Olivier.

Filmat më të rëndësishëm në të cilët ka marrë pjesë janë: Othello (1965), The Prime of Miss Jean Brodie (1969), Travels With My Aunt (1972), California Hotel (California Suite, 1978), Clash of the Titans (1981) , Room with a View (1985) dhe Crime in Gosford Park (2001), të cilat kanë mbetur klasike dhe kanë marrë vlerësime të favorshme.

Vitet e fundit, ajo ka marrë pjesë edhe në filma më komercialë si: Captain Hook (Hook, 1991), Sister Act (1992) dhe serinë e filmave Harry Potter, në të cilat ajo luajti profesoreshën Minerva McGonagall. Ajo u shfaq në dramën e periudhës Downton Abbey në rolin e Konteshës së Nënës Mbretëreshë të Grantham, Violet Crawley për të cilën iu dha një çmim Emmy. Aktorja është nderuar edhe nga Mbretëresha e Anglisë me titullin më të lartë të nderit të Britanisë, Dame.

Smith është martuar dy herë. Ajo kishte dy djem nga martesa e saj e parë me aktorin Robert Stevens. Të dy u divorcuan në vitin 1974, ndërsa martesa e tyre zgjati 7 vjet. Në vitin 1975 ajo u martua me dramaturgun Beverly Cross, i cili vdiq në vitin 1998./abcnews.al

FOTO/ Dj Pm dhe Sarah Berisha martohen së shpejti?

By: M C
27 September 2024 at 13:55

Lajme të mira nga Sarah Berisha dhe DJ PM…ose të paktën kështu duket nga postimet e tyre.

DJ PM ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet i veshur me kostum dhe duke buzëqeshur, duke drejtuar edhe një pyetje që na tërhoqi vëmendjen:

“A ka ndonjë dasmë vitin tjetër a jo?”

Përgjigjen ia ka dhënë partnerja e tij, Sarah Berisha. Ajo i ka komentuar me një GIF ku duket një dorë që i vendoset unaza e fejesës.

Sara po ia bën të qartë, që pa unazë e propozim nuk ka martesë.

The post FOTO/ Dj Pm dhe Sarah Berisha martohen së shpejti? appeared first on Albeu.com.

“Lufta” me modelen për kujdestarinë e vajzës, Fero publikon provat

By: nilda
27 September 2024 at 11:00

“Lufta” mes ish-çiftit Feros dhe Arbenitës për kujdestarinë e vajzës së tyre po vijon nëpër dyert e Gjykatave. Pasi reperi arriti që të fitonte kujdestarinë e të voglës, ishte avokatja e ish-partneres së tij, Arbenitës e cila deklaroi se nuk është e vërtetë që klientja e saj ka humbur kujdestarinë e vajzës. Blinera Osmani tha se është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje nga ana e…

Source

❌
❌