Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Hetimet për koncesionin e Sterilizimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, zbulohet arsyeja

By: V K
19 September 2024 at 14:22

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për dosjen e koncesionit të Sterilizimit, ku i pandehur është ish-ministri Ilir Beqaj. Shkak i shtyrjes së seancës, është bërë tej zgjatja e afatit prej katër orësh.

Në seancë nuk u arrit të lexoheshin aktet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj gjyqi i radhës do të zhvillohet më 3 tetor.

Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve. Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia? Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet t’i zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor. Dua të di qëndrimin e gjykatës”, deklaroi ish ministri në seancën gjyqësore.

Togat e zeza thanë se mbrojtja e ish-ministrit, duhej ta paraqiste një kërkesë zyrtarisht që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit.

The post Hetimet për koncesionin e Sterilizimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Vrau babain dhe e hodhi në pus, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Esmerald Ballës dhe bashkëpunëtorit të tij

By: V K
7 September 2024 at 10:18

Në Gjykatën e Durrësit, po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Esmerald Ballës, i cili është autori i vrasjes në Shënavlash, ku i mori jetën babait të tij Enver Balla.

Gjykata do të caktojë masën e sigurisë edhe për Edison Brahaj, shoku i autorit, i cili e ndihmoi këtë të fundit të fshehë trupin e viktimës.

The post Vrau babain dhe e hodhi në pus, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Esmerald Ballës dhe bashkëpunëtorit të tij appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës, socialistët rinisin “lojën” me Këshillin e Legjislacionit

9 August 2024 at 17:26

Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ka urdhëruar dërgimin në gjykatë për shqyrtim të papajtueshmërisë së  mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu përgjigj të premten duke thirrur mbledhje të Këshillit të Legjislacionit. Spiropali e thirri […]

The post Mandati i Xhaçkës, socialistët rinisin “lojën” me Këshillin e Legjislacionit appeared first on Reporter.al.

❌
❌